04/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 shkurt 1997

Opozita kundër tryezave demagogjike

Presidenti Berisha kërkon bashkëfajtorë Zgjidhet përfaqësia e Forumit për Demokraci Presidenti i Republikës Sali Berisha ftoi dje partitë politike dhe sindikatat e vendit për një tryezë të rrumbullakët të planifikuar për sot para dite. Partia Socialiste e Shqipërisë e denoncon këtë iniciativë të fundit të Berishës si një përpjekje tjetër demagogjike të tij për të mashtruar opinionin shoqëror brenda dhe jashtë vendit lidhur me krizën e tanishme politike, financiare dhe sociale që ka mbërthyer vendin. Prandaj ajo, ashtu si edhe disa parti të tjera të opozitës së vërtetë, e bojkoton dhe e denoncon publikisht si një manovër mashtruese ftesën e Berishës për një tryezë të rrumbullakët lidhur me krizën e tanishme. Nga vetë teksti i ftesës së dërguar partive, kuptohet se Pushteti me në krye Berishën kërkon të bëjë bashkëfajtore opozitën për gjendjen e tanishme. Ajo synon nga njëra anë të ndajë përgjegjësinë e plotë të PD - së për gjendjen e krijuar me partitë e tjera, për të dalë e larë para popullit për humbjen e parave në skemat piramidale. Objekti i tryezës së sotme synon t’u vërë një “vulë” shumёpartiake vendimeve që tashmë janë marrë nga qeveria për problemin e piramidave të falimentuara. Një ditë para datës së deklaruar për shpërndarjen e parave, partitë nuk kanë çfarë t’i thonë popullit. Prandaj thirrja e tyre në tryezën e sotme të presidentit është formale dhe me synime të mbrapshta. - PD është përgjegjëse e plotë për situatën e tanishme, prandaj ajo duhet të përgjigjet vetë me para popullit për dëmet që i ka sjellë atij me politikën e dështuar ekonomike. Ajo i ka krijuar vetë këto piramida për të përfituar prej tyre para të pametituara dhe për të patur nën kontroll financat shqiptare në kushtet e mungesës së bankave private. (Vijon në faqen 2)

Zgjidhet përfaqësia e Forumit për Demokraci

Takime në selinë e PSSH

Me delegacionin e PDS të Italisë të kryesuar nga Ranieri Dje, Sekretari i Përgjithshëm Rexhep Mejdani dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Maqo Lakrori pritën në Selinë e PSSH delegacionin e PDS të Italisë, të kryesuar nga Sekretari Ndërkombëtar i saj dhe anëtari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit italian, deputeti Umberto Ranieri. Në këtë takim miqësor merrnin pjesë anëtari i delegacionit italian Roberto Cuillo, Anëtarja e Kryesisë së PSSH Arta Dade dhe anëtari i Komisionit të Jashtëm të PSSH, Enver Reçi. Drejtuesit socialistë dhe përfaqësuesit e PDS së Italisë, bashkëbiseduan rreth zhvillimeve më të fundit, lidhur me krizën ekonomike dhe politike në Shqipëri. Drejtuesit socialistë ekspozuan dhe argumentuan propozimet e PSSH për zgjidhjen e krizës që po kalon vendi ynë. Të dyja palët shprehën dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike të së Majtës së Italisë. Ky takim pune u zhvillua në frymë mjaft të ngrohtë e konstruktive. Me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan me Jashtë, Maqo Lakrori pritën në selinë e PSSH një delegacion të Institutit Demokratik Amerikan të përbërë nga Jonas Rollet dhe Thomas Melia. Në këtë takim miqësor, ku u shkëmbyen mendime për situatën aktuale në Shqipëri, morën pjesë përfaqësuesja e këtij Instituti në Shqipëri, Erin Samberi dhe Anëtarja e Kryesisë së PSSH Arta Dade. Zëdhënësi i PSSH

Deklaratë e Kryesisë së PSSH

PSSH kundërshton pjesëmarrjen në tryeza të cilat nuk synojnë zgjidhjen reale të problemeve të rënda Në përgjigje të ftesës së ardhur nga zyra e Presidentit të Republikës, Kryesia e PSSH deklaron: PSSH, ashtu si të gjitha partitë politike të përfshira në Forumin për Demokraci, është shprehur për një zgjidhje politike të krizës aktuale. Në themel të kësaj zgjidhjeje qëndron kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë, si përgjegjësja kryesore për situatën e krijuar në vend dhe si e tillë ajo nuk mund të garantojë stabilitetin e nevojshëm politik dhe ekonomik të vendit. Çështjet për të cilat bëhet fjalë në ftesën e dërguar PSSH janë tanimë vendime të Qeverisë, prandaj diskutimi i tyre është i pavlerë. PSSH kundërshton pjesëmarrjen në tryeza të tilla me karakter demagogjik, të krijuara nga qeverisja e korruptuar dhe e dështuar e kabinetit Meksi. PSSH deklaron edhe një herë se është e gatshme të dialogojë për një zgjidhje të plotë të krizës, duke patur për bazë propozimet e bëra nga Forumi për Demokracinë. Tiranë, 3 shkurt 1997

Forumi ka për mision ta nxjerrë vendin nga kriza e përgjithshme

Faqe 3

Kriza e “fajdeve” - pjesë e krizës së përgjithshme në vend

Debat i hapur në selinë e PSSH: Ekonomia shqiptare në kolaps Ekonomia merr hak kundër politikës Fajdexhiu i madh Berisha Qeveria po bën një zgjidhje mashtruese Firma e PD-së është marrë me kontrabandën e karburanteve “Shqiponja” - çerdhe kontrabandistësh Tritan Shehu - presidenti i saj Faqe 4 - 5 Debat i hapur në selinë e PSSH: Ekonomia shqiptare në kolaps Kriza e “fajdeve” - pjesë e krizës së përgjithshme në vend Ekonomia merr hak kundër politikës Fajdexhiu i madh Berisha Qeveria po bën një zgjidhje mashtruese Firma e PD-së është marrë me kontrabandën e karburanteve “Shqiponja” - çerdhe kontrabandistësh Tritan Shehu - presidenti i saj Faqe 4 - 5