01/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 mars 1997

Përsëritet 2 prilli

Policia rrëmben në mesnatë drejtuesit e PSSH Kastriot Islami dhe Sabit Brokaj Mesnatë e përgjaksur në Vlorë: tre të vrarë dhe dhjetra të plagosur Vlora u vra përsëri. Tërë qyteti është ngritur menjëherë e ka shkuar pranë djemeve dhe vajzave të ngujuar në grevën e urisë, sado që ora po i afrohej mesit të natës. Gjithçka ka ndodhur në një kohë rekord. Mijëra e mijëra vlonjatë kanë braktisur shtëpitë, kanë larguar gjumin e janë mbledhur atje ku Pellumbat e Vlorës po shkruajnë historinë më të re të qytetit të tyre. Sepse dikush i provokoi, i fyu, i vrau vlonjatët. Dhe sheshi i demonstratave u përgjaksërish nga dora e kriminelëve të natës. Lajmi është përhapur menjëherë. Krismat e pushkëve kanë përhapur panik. E sakaq, mësohet se në spital është dërguar i vrari i parë. Zëri i një punonjëseje të spitalit të qytetit, që më shumë qante sesa fliste, konfirmoi për “Zërin e popullit”, rreth orës 23.30’ lajmin për një të vrarë dhe disa të plagosur. E pyetëm për emrin e të vrarit, por ajo përgjigjet: “Nuk e di, por vetëm pashë që ishte mbuluar i tëri në gjak”. Dhe më tej mësojmë se deri në orën 1 pas mesnate rezultojnë tre të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Protesta dhe të shtënat nuk kanë reshtur gjatë gjithë natës. Ndërkohë që protestuesit kanë pushtuar godinën e SHIK-ut. Fillet që protestuesit janë mbledhur, pasi një makinë furgon i bardhë me katër pesë vetë të armatosur ka rëmbyer dy protestues dhe ka ndaluar në oborrin e godinës së SHIK-ut. Kjo, shpjegohet nga burime të pakonfirmuara, ka qenë arsyeja që protestuesit, të vënë në ndjekje të makinës, janë adresuar për atje. Ky është lajmi i marrë në orën 2 pas mesnate nga i dërguari ynë i posaçëm në Vlorë

Kryesia e PSSH reagon: Qeveria të tërhiqet nga padia e turpshme

Kryesia e PSSH reagon: Qeveria të tërhiqet nga padia e turpshme PSSH dënon iniciativën absurde e të pamoralshme të Qeverisë dhe e konsideron atë një veprim që kërkon të gjakosë Vlorën apo të gjejë një justifikim për ndonjë ngjarje tragjike me njerëz e vlonjatë, dhe për të shtypur jetën e studentëve në mbarë vendin. Faqe 2

Vazhdon bojkotimi i auditorëve në universitetet dhe shkollat e Tiranës

Faqe 3

Të protestojmë së bashku

Ejani të bashkojmë protestën tonë të ligjshme, me studentët e grevës së urisë në Vlorë e Gjirokastër. Policia jep leje: Miting i Forumit për Demokraci, sot në ora 14.00 në fushën “Ali Demi” Ejani t’i themi ndal dhunës së kriminelëve mbi studentët dhe gjimnazistët e Tiranës. Studentë e gjimnazistë, të rinj e të reja, ushtarakë, pedagogë e mësues, veteranë, nëna e motra, qytetarë të Tiranës: Të gjithë në fushën “Ali Demi”