08/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 prill 1997

Jam i gatshëm të shkoj në Shkodër

Kryeministri shqiptar Bashkim Fino shprehet për aktin banditesk të datës 6 prill 1996 “Unë shpreha gadishmëri në emrin tim që kryeministri shqiptar nuk lëkundet aspak nga çfarëdo lloj presioni nga forca apo segmente të caktuara. Jam i gatshëm të shkoj në Shkodër kur dhe si dëshiron populli i Shkodrës për të bashkëbiseduar me të. Pushtetarët lokalë morën përsipër dhe do të më njoftojnë shumë shpejt për vizitën në Shkodër.” Lexoni i në faqen 2 Shkodra distancohet nga banditët e armatosur

Atentat kundër pajtimit kombëtar

Incidenti në Bushat është frymëzuar nga deklaratat se “Shkodra nuk i do socialistët”. Ajo synonte gjakosjen e Shkodrës që pastaj të akuzohej qeveria. Incidenti me kryeministrin dhe ekipin qeveritar në Bushat të Shkodrës është një atentat i rëndë kundër pajtimit kombëtar, mision që ka marrë përsipër të re- “Vlora është terroriste” etj. Populli demokrat dhe patriot i Shkodrës e dënoi me indinjatë të thellë këtë incident të rëndë. Përfaqësuesit e pushtetit lokal, të partive politike dhe të komuniteteve fetare të Shkodrës shprehën edhe një herë mbështetjen e tyre të plotë ndaj qeverisë së pajtimit kombëtar dhe gatishmërinë për ta pritur e bashkëpunuar me të. Me këtë veprim të tyre ata u treguan vendin kokave të krisura që nuk po heqin dorë nga veprimet kriminale ndaj popullit dhe vendit tonë. Gjatë trazirave të kohëve të fundit Shkodra është dëmtuar jo më pak se rrethet e tjera të vendit. Me dhjetra njerëz kanë gjetur vdekjen dhe me qindra të tjerë janë plagosur si rezultat i situatës së krijuar. Punonjësit shtetërorë dhe pensionistët kanë më se një muaj pa marrë pagat dhe pensionet. Rendi publik po përpiqet me vështirësi të (Vijon në faqen 3)

PSSH dënon veprimet politike që duan të ndajnë Shqipërinë

DEKLARATË E KRYESISË SË PSSH mbajnë ende mbi supet e njerëzve të lodhur dhe të dëshpëruar qeverisjen e mbrapshtë dhe të korruptuar.

Shkodra distancohet nga banditët e armatosur

1. Kronikë e hidhur Lajm i keq kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar, zotit Bashkim Fino, i shoqëruar edhe nga disa ministra, do të vinte në Shkodër ditën e shtunë, në qytet u muarr vesh në orën 10.00, ndërkohë që sic doli më pas, njerëzit e armatosur kishin zënë rrugën në Bushat që në orën 8.00 të mëngjesit! Në trotuarin para bibliotekës së qytetit të Shkodrës, brenda një kohe të shkurtër u mblodhën qindra qytetarë në shenjë mirëseardhjeje për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në Shkodër. Kurse drejtuesit e pushtetit lokal, këshilltarët e drejtuesit e tre komuniteteve fetare si dhe ata të partive politike, zunë vendet në sallën qendrore të bibliotekës ku do të zhvillohej takimi me qeveritarët. Masa e dukshme te komisariatit të policisë, të krijonin përshtypjen se ato ishin të plota në kushtet specifike të këtij kaosi që po përjeton nga 12 marsi edhe Shkodra. Ndërkohë që pritej nga çasti në çast mbërritja e kryeministrit Fino dhe e qeveritarëve të tjerë, në orën 11.15 fillojnë të qarkullojnë zëra se një grup i armatosur u kishte zënë pritë në hyrje të Bushatit dhe se kishte penguar ardhjen e tyre. Ky njoftim i papritur për njerëzit që nuk dinë të bëjnë punë të pista, shkaktoi indinjatë. Policia e shoqëruar edhe me një diagaç, u nis menjëherë në drejtim të Bushatit, 18km larg qytetit. Qytetarët e mbledhur para bibliotekës pritën edhe një gjysëm ore dhe u larguan të revoltuar nga akti i pabesisë që u ishte bërë qeveritarëve. Ndërsa për të pranishmit në sallën e bibliotekës lajmin se qeveritarët ishin ndaluar nga njerëz të armatosur në hyrje të Bushatit, e solli shefi i policisë së Shkodrës Pjerin Gjoka. Ai tha se nuk kishte informacion të hollësishëm mbi zhvillimin e ngjarjes në Bushat, duke shtuar se atje ka mbërritur vetë shefi i ko- [teksti vazhdon jashtë prerjes] (Vijon në faqen 3)

Autokratët nuk shkojnë lehtë...

Shkrim i akademikut Rexhep Qosja, dërguar posaçërisht për “Zërin e popullit” Shqipëria ka sot një institucion kombëtar të ligjshëm - Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, të cilën në planin kombëtar të ligjshme e ka bërë populli... kurse në plan ndërkombëtar të ligjshme e kanë bërë SHBA-të dhe OSBE-ja, që e kanë kërkuar formimin e saj.

Riaktivizohen komisionet pranë kryesisë së partisë

Situata politike në vend pas krijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në qershor, vendimi për pjesëmarrjen e socialistëve në parlament etj, - dikton gjallërimin dhe vënien në eficensë të plotë të Partisë Socialiste në të gjitha hallkat dhe strukturat e saj në qendër dhe në bazë. Në këtë kuadër kryesia e partisë i ka kushtuar një vëmendje të madhe gjallërimit të komisioneve të përhershme që veprojnë pranë saj. Javën e kaluar kanë zhvilluar mbledhje pothuajse të gjitha këto komisione duke përfshirë atë të ekonomisë-financës, bujqësisë, drejtësisë, çështjeve sociale, të drejtave të njeriut, mbrojtjes, organizimit të partisë etj. Tematika kryesore e këtyre mbledhjeve dhe objekti i punës së komisioneve për të ardhmen e afërt është përqëndruar në dy drejtime: Së pari, përgatitja e sugjerimeve për udhëheqjen e partisë në ndihmë të përpunimit të vijës dhe sugjerimeve për përfaqësuesit socialistë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Së dyti, për përgatitjen e platformës elektorale për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Për të arritur këto objektiva, është bërë kujdes që në komisione të tërhiqen specialistë nga më të mirët e vendit në fushat ku ata janë. B.S.