12/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 prill 1997

Hiletë e Berishës

Ideatori i politikës që shkatërroi Shqipërinë, dhe “denoncimi” i Tritan Shehut

Fatkeqësia e Partisë Demokratike

VEÇOJËM Nesër zhvillon punimet këshilli Kombëtar i partisë demokratike... Edhe në PD ka përgjegjësi e përgjegjësi. Nuk është e njëllojtë përgjegjësia e Berishë me të një anëtari të thjeshtë të këtij forumi, të një deputeti të saj, apo të një drejtuesi lokal. Në këto kushte, pa kapërcimin e pengesës “Berisha”, Partia Demokratike nuk mund të ketë të ardhme. Faqe 2

Mbërritën trupat e para italiane në Shqipëri

Edhe nga Franca nisen trupat e para në ndihmë të Shqipërisë Kontigjenti francez përfshin autoblinda, transportues të blinduar dhe dy helikopterë të transportit PUMA. Faqe 7

Mbrojeni Shkodrën nga gjakderdhja

BLUZAT E BARDHA APELOJNË: Është ky apel edhe i gjakut të 35 të vrarëve e 200 të plagosurve që nga 12 marsi BLUZAT E BARDHA APELOJNË: Mbrojeni Shkodrën nga gjakderdhja Është ky apel edhe i gjakut të 35 të vrarëve e 200 të plagosurve që nga 12 marsi “Na mbroni që t’i shërbejmë jetës, së njerëzve. T’i ndalel dola gjakderdhjes! Jo katastrofës në Shkodër. Është ky apel qindra punonjësve me bluza të bardha,” që demonstr uan dhe parakaluan rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, siç pritej nga personeli i spitalit civil dhe ai i poliklinikës së rrethit. Demonstrimi i tyre ka marrë shkak nga plagosja e dy mjekëve të spitalit të Shkodrës, kirurgut Zamir Shazhi dhe ortopedit Fatmir Ibrahim në pasdreken e ditës së enjte. Në orën 11.00 protestuesit u ndaluan në sheshin para godinës së prefekturës së Shkodrës ku kërkuan edhe solidarizimin e autoriteteve lokale me protestën e tyre. Në këtë çast, veç dhjetra qytetarëve të tjerë, ishin këtu edhe kryetari i bashkisë Bahri Boriçi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e partive politike të Shkodrës dhe përfaqësuesit e komu- (Vijon në faqen 2)

Ambasadorja e SHBA Mariza Lino, takohet me Ministrin Elmaz Sherifin

Në Ministrinë e Punës dhe çështjeve sociale Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Elmaz Sherifi priti në një takim Ambasadoren e SHBA në Tiranë, znj. Mariza Lino, e cila vuri në pah, midis të tjerash, mbështetjen e plotë që Qeveria Amerikane i jep Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Ministri i Punës Sherifi, i bëri znj. Lino një ekspoze të gjendjes së vështirë që mbizotëron aktualisht në Shqipëri, si rezultat i një vale të gjerë shkatërrimesh, djegiesh e dhunimesh si dhe vuri në pah përpjekjet e bëra nga kjo Ministri për sigurimin e ndihmave emergjente nga fondacione e shoqata humanitare ndërkombëtare, ç’ka do të mundësonte zbutjen deri diku të problemeve sociale në periudhën e krizës aktuale që mbizotëron në vend. Nga ana e saj, ambasadorja e SHBA në Tiranë, znj. Mariza Lino, shprehu një interesim shumë të madh për problemin e marrëdhënieve sindikaliste dhe veprimtaritë e organizatave jo qeveritare shqiptare. Në fund të këtij takimi, Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Elmaz Sherifi, falenderoi ambasadoren amerikane për interesimin e treguar ndaj problemeve tepër të vështira që po kalon sot, mbarë vendi ynë si dhe për mbështetjen që qeveria amerikane i jep Shqipërisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në këto momente të vështira. Korresp. i “Zërit të popullit”

“Mesazhet presidenciale të pajtimit”

PA KOMENT “Socialistët na çuan në këtë gjendje; ata përhapën urrejtjen, kanë vepruar si banditë dhe e kanë përjashtuar vetveten nga jeta politike në Shqipëri. Stili i tyre ka krijuar klimën e intolerancës që tani coi në këtë shpërthim... Kur-rë, kurrë nuk do të largohem nga posti. Shumica e popullit janë me mua”. Marrë nga Intervista e presidentit Sali Berisha, botuar në revistën austriake “Njuj” me 9 prill 1997