EDITORIAL
Dikush kërkon ta provokojë përsëri Vlorën. Me deklarata të papërgjegjshme dhe ndjellakeqe, me artikuj shpifës e me letra anonime, dikush kërkon të hakmerret ndaj saj. Ky dikush që kërkon të hakmerret ndaj Vlorës është Sali Berisha. I tërbuar nga grushti që i dha Vlora pushtetit atokratik të tij, Berisha dhe veglat e veta që i shërbejnë, janë sulur në një front për të penguar, për të deni- përgojuar, për të denigruar dhe për të lancuar Vlorën dhe banorët e saj. Pas këtyre përpjekjeve fshihet dëshira e tyre për ta gjakosur përsëri Vlorën. Vlora e Historisë, Vlora e lirisë, Vlora e demokracisë ishte qendra e protestave paqësore e të kulturuara anti Berishë, që rrëzatoi zgjimin e revoltës popullore kundër Sali Berishës në të gjithë Shqipërinë. Ajo i shkaktoi jetën pushtetit të paligjshëm të tij. Ajo u bë simbol i luftës kundër dhunës dhe arbitraritetit. Vlora shkroi edhe një faqe të re të lavdishme të historisë së saj. Këtë faqe të lavdishme historie Vlora e pagoi me një çmim të shtrenjtë, 135 bij e bija të saj u flijuan në themelet e kësaj historie të re. Me qindra vetë u gjakosën në këtë histori të lavdishme. Asnjë qytet i Shqipërisë nuk u dëmtua kaq rëndë sa Vlora dhe populli i saj. Tani që ka filluar një shpresë e re për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë, edhe Vlora po përpiqet të shërojë plagët e veta, po zbut [vijon në faqen 2]
“Dorëzohet” Agim Shehu
Dje mbledhje e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
Vetëm katër vota në favor të tij
Dje mbledhje e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
“Dorëzohet” Agim Shehu
Vetëm katër vota në favor të tij
Viktimë e dhunës së ushtruar më 28 maj nga policia e drejtuar nga Agim Shehu
Drejtuesit socialistë ngushëllojnë familjen e mjekut Zamir Shazi
Në Shkodër mbërrijnë drejtuesit e lartë socialistë.
Të premten kanë udhëtuar drejt qytetit verior, për të marrë pjesë në ngushëllimin dhe varrimin e mjekut shkodran Zamir Shazi të vrarë nga plumbat kriminal të drejtuesit të Partisë Socialiste Shqiptare. Sekretari i Përgjithshëm Rexhep Meidani, Sekretari organizativ Namik Dokle dhe ai i marrëdhënieve me publikun Pandeli Majko kanë bërë homazhe në godinën e Bashkisë ku ndodhej arkivoli me trupin e viktimës dhe kanë shprehur ngushëllime në familjen e tij.
Duke takuar familjare dhe të afërm drejtuesit socialistë shprehën ngushëllimet për vdekjen e mjekut 48 vjeçar Shazi duke e quajtur atë një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por edhe për mbarë shoqërinë shqiptare që e njihnin dhe vlerësonin si mjek dhe kirurg të zot. Drejtuesit socialiste theksuan nevojën se ndaj akteve të tilla barbare duhet të veprojë ligji dhe autoritetet e këtij akti duhet të dalin para drejtësisë. Përfaqësuesit socialistë zhvilluan gjatë qëndrimit dhe shumë takime me qytetarë shkodranë, me të cilët bashkuan indinjatën ndaj veprimeve të tilla.
Pas takimit me Presidentin
Malaj: Kontrolli duhet të fillojë me kompanitë ekzistuese
Nuk isha dakord me Presidentin, i cili kërkonte që vëmendja e kontrollit të përqendrohej tek firmat të cilat realisht kanë falimentuar
Faqe 2