Nëpër labirinthet e skandaleve financiare
Ish zyrtarë të lartë të shtetit e akuzojnë si përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë
Nëpër labirinthet e skandaleve financiare
Berisha merr çelësat e bankave
Ish zyrtarë të lartë të shtetit e akuzojnë si përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë
Fatura morale e Presidentit të Republikës: Shqipëria e shkatërruar.
Fatura e mandateve të tij, 1,2 miliardë USD
Fatura financiare që llogarit dëmin e ekonomisë të ardhur nga skemat piramidale llogaritet në 55 miliardë lekë USD deficit buxhetor, inflacion në nivelin 50% etj.
Faqe 7
Përse u bllokua gazeta “Koha Jonë”
KOHA JONË
Nesër, 20 qytete në rrugë
Alarm në Jug: Po vijnë trupat e Berishës. Gjirokastra telefonon Fino dhe Çelo
Pro dhe kundër ME NE FITOJNE TË GJITHË
Faksimile e numrit të bllokuar të gazetës “Koha Jonë” (E dielë 27 prill 1997)
Faqe 5
Njerëz me ndërgjegje të gjymtë
Gjeopolitikë me copa Shqipërie për efekte elektorale
… vend, krizën e pakapërcyeshme mendore dhe kombëtare të klasës politike qeverisëse shqiptare.
Faqe 2
Salidemokratura dhe piramida e turpit TVSH
Në vend të kujtesës për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar: Vërtet RTSH s’e beson kush, veç kushdo e merr vesh se ky pushtet është ende në duart e Berishës...
Në vend të kujtesës për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar:
Salidemokratura dhe piramida e turpit TVSH
Vërtet RTSH s’e beson kush, veç kushdo e merr vesh se ky pushtet është ende në duart e Berishës...
Faqe 3
Takim me ambasadorin Grubmajer
NE SELINË E PSSH
Në kuadrin e veprimeve në terren si i ngarkuar i drejtëpërdrejtë i kancelarit austriak Franz Vranicki, ambasadori Grubmajer u takua ditën e fundit me kryetarin e PSSH Fatos Nano dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj Rexhep Mejdani.
Bashkëbiseduesit shprehën edhe një herë shqetësimin për krizën e përgjithshme në të cilën ndodhet Shqipëria dhe rikonfirmuan gadishmërinë për të kontribuar reciprokisht për kapërcimin e saj. Zgjedhjet e qershorit dhe zhvillimi i tyre në përputhje me normat demokratike dhe standardet europiane, u vlerësuan si zgjidhje përcaktuese dhe të një rëndësie të veçantë për Shqipërinë.
Drejtuesit e PSSH sig- uruan ambasadorin Grub- majer se socialistët si deri më sot do të vazhdojnë t’i përmbahen marrëveshjes politike të 9 marsit, dhe do të mbështesin Qeverinë e Pajtimit Kombëtar për përmbushjen e misionit të saj. Por, që zgjedhjet të zhvillohen të lira, të ndershme e demokratike, theksuan ata, është i nevojshëm konsensus politik për një ligj të ri elektoral.
Korresp. i “Zërit të Popullit”
Takim me Zëvendëspresidentin e PSE, Xohaxopullos
Dje, Kryetari i PSSH, Fatos Nano dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PSSH, Maqo Lakrori, u takuan në Tiranë me zv. Kryetarin e Partisë së Socialistëve Europianë dhe drejtues i lartë i PASOK-ut, Akis Xohaxopullos.
Gjatë bashkëbisedimit që u zhvillua midis tyre, u shkëmbyen mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri dhe veçanërisht mbi përgatitjet për kryerjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në qershor 1997.
Gjithashtu u bisedua për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet PSSH dhe PSE po ashtu edhe ndërmjet PSSH dhe PASOK.
Takimi kaloi në një frymë të ngrohtë e miqësore.
Takim me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Europian, Podesta
Dje, Kryetari i PSSH, Fatos Nano, Sekretari i Përgjithshëm Rexhep Mejdani dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Maqo Lakrori pritën Zv. Presidentin e Parlamentit Europian, Guido Podesta dhe deputeten europiane, Luisa Todini.
Në takim merrte pjesë edhe Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Elio Germano.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi përgatitjet për zgjedhjet e qershorit 1997 dhe mbi problemet që lidhen me kuadrin ligjor e masat e tjera të domosdoshme për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Takimi kaloi në frymën e mirëkuptimit.
Zëdhënësi i PSSH