01/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 maj 1997

PD kundër kompromisit

Asnjë përgjigje për propozimet e liderit socialist Dje në Tiranë: Takimi Nano - Shehu. Asnjë hap përpara për çbllokimin e situatës “Do të dëshiroja që kompromisi të arrihej nga faktorë politikë shqiptarë, pa pasur nevojën e negociatorëve ndërkombëtarë” Ne nuk kemi kushte. Të vetmet kushte janë ato që nevojiten për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të drejta.

Komitetet s’kanë asgjë të përbashkët me bandat kriminale

Pse tremben pushtetarët nga Komitetet e Shpëtimit Publik?! Ata nuk flasin me gjuhën e armëve, por kërkojnë nëpërmjet dialogut që të pranohen kërkesat e protestës mbarëpopullore. Shqiptarët në të shumtën e rasteve të vendit janë dëshmitarë të gjallë të skandaleve determinante që ngritën popullin në revoltë, në manifestime, ata ndjejnë akoma shkopinjtë e gomës, ata ndjejnë mashtrimin për pasuritë, ata panë aktet banditiste të SHIK-ut e kriminelëve për të mbështetur mitingjet, ata panë kush armatosi simpatizantët e Partisë Demokratike, ata panë kush vrau bijtë e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë ata panë kush deshi të zhdukte e të çfaroste popullin e Vlorës, e ka mundësi dhe me shumë se kaq të kenë prova e fakte të tjera që do të dëshmojnë se pushtetarët të kenë kryer krime të rënda kundër njerëzimit. Faqe 2

“Zot! Na ruaj nga Presidenti”

Shqipëria nën gjendjen e jashtëzakonshme Përdorimi i paligjshëm i pushteteve në duart e Presidentit, politizimi i tyre thellësisht partiak dhe keqpërdorimi i tyre thjesht për interesa partiake e kolltukun presidencial, çojnë aq rëndë shtetin shqiptar sa një ditë shqiptarët e ngrysën të terrorizuar në shtëpitë e tyre pa vetë shtetin! Ata u gjendën pa polici, pa ushtri, pa gjykata, pa burgje, pa banka, pa dogana... Kishin vetëm rrëmuesin e shtetit: Kryetarin! Faqe 4

Njeriu i errësirës Bashkim Gazidede

Portrete pushtetarësh të PD Faqe 8

SHBA mbështesin zhvillimin e një shtypi të lirë dhe të përgjegjshëm në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë reagon Qeveria Shqiptare i ka ofruar Qeverisë Amerikane në dhjetor 1995 përdorimin e ishullit të Sazanit Gazeta “Albania” ka kërkuar më 1 gusht 1996 ndihmën e Ambasadës Amerikane për të përfituar para nga Fondacioni SOROS Faqe 3