02/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 maj 1997

Bandat e armatosura fshihen pas Berishës

Akuzat kundër “komiteteve të gjugut” - mburojë për kriminelët e vërtetë

Nuk është e rastit që gjithë bateritë e propagandës berishiane janë drejtuar kundër të ashtuquajturave “komitete të gjugut”. Ata që projektojnë dhe realizuan shkaktërrimet e shtetit dhe të gjithë strukturave të tij, ata që urdhëruan bombardimet me artileri e aviacion në Jug të Shqipërisë, ata që ende vazhdojnë të vrasin menden për vrasje e djegie të tjera mbi shqiptarët, nuk e kanë inatin me disa individë të këtyre komiteteve, por janë të pakënaqur që këto komitete arritën të ndalin shkëterrimin e plotë të qyteteve zonave ku vepruan. Pra thënë me shkurt, Berisha, Pjetri dhe të tjerët pas tyre i kanë marrë inat komitetet, sepse ato nuk lanë repartet e armatosura të PD-së të vrasin dhe shkatarrojnë gjithë Shqipërinë. A është vërtetë Berisha i interesuar që në vend të vendoset paqja dhe stabiliteti? Jo. Sepse po të ishte, ai duhet të çarmatosë së pari Partinë Demokratike. A është i interesuar Berisha që në Shqipëri të ketë konkurrencë të lirë e garë të ndershme elektorale? Jo. Sepse po t’i interesonin zgjedhjet e vërteta të lira e të ndershme nuk do të sajnonte gjithëfarëlloj pengesash e pretekstesh, por do të distançohej publikisht nga banditët e bandat e armatosura që fshihen pas tij. Prandaj të mos kemi më asnjë iluzion. Berisha është i pandreqshëm. Prandaj bashkë me pjesën e armatosur dhe të inkriminuar të PD duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për gjithë faqet e zeza që i solli Shqipërisë dhe për të tjerat që po përgatitin. Akuzat e tij dhe të Pjetrit kundër komiteteve të gjugut, nuk janë asgjë tjetër për mburojë e drejtëpërdrejtë për kriminelët e vërtetë dhe mercenarët e paguar të vënë, nën armë për t’i shërbyer ideve kriminale të kundërvënies së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Berisha vazhdon të jetë faqekëqia e Shqipërisë. Prandaj, që të shpëtojë Shqipëria, duhet të largohet Berisha.

187. Fatmir KAJOLLI -12 copë 188. Astrit GASHI - 5 copë 189. Mario MARGILAJ- 6 copë 190. Aleksandër KOTHERE - 3 copë 191. Gani CIJILLI - 3 copë 192. Enver PLAKA - 24 copë 193. Behar PLAKA - 6 copë 351. Xhemal 352. Abaz 353. Ad 354. B. Be 355. D. B 356. D. B 357. T 358. D. B 359. X 268. B. B. Koci 269. Ladi 270. B. Beli 271. Vladimiri 272. Kico 273. Berisha 274. Daku 275. Daka 276. ... Faksimile nga listat e shpërndarjes së armëve anëtarëve e militantëve të PD-së në Fier nga shefi i komisariatit të policisë së rrethit Agron Braçe

Ministri i Brendshëm të dorëzojë armët

Për vëna disa ditësh është publikuar në “Zërin e Popullit” një listë e pjesësme e anëtarëve dhe militantëve të PD-së, të armatosur sipas Koplikut e Zhulalit me urdhër të Berishës. Midis anëtarëve figuron dhe B. Beli Çelo, ish-kryetari PD-së për Fierin dhe aktualisht ministër në Qeverinë e Pajtim Kombëtar, fakt që padyshim përbën një skandal të madh. Mirëpo, sipas ndodh rëndom kur ka skandale të tilla, tek ne pasoi heshtja. Sepse “heshtja është kapak floriri”. Mirë ministrin nuk rregoi, sepse atij kështu i intereson, po qeveria e Pajtim Kombëtar përse hesht kur në rradhë të veta kanë një ministër që ka marrë armët për të vrarë (se arma nuk merret për të luajtur) bashkë me militantë të tjerë të degës që drejton? Mirë prokurorët përse nuk kanë kurajo të kërkojnë zbatimin e ligjit, po partitë që nënshkruan marrëveshjen e 9 marsit përse heshtin kur shikojnë që një nga pikat e saj më të rëndësishme shkelet rëndë: let në qeveri ministri i një ministrie që ka detyra më serioze si sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike? PD-në e Fieri kur kyetar i saj ishte ministri i sotëm i punëve të brendshme e ka amatosur shefi i komisariatit të policisë Agron Braçe. Por ai nuk ka vepruar sipas kokës së tij duke larë e ka udhëruar. Po kush vallë? Kopliku ka denoncuar një urdhër të Berishës për amatosje të Partisë Demokratike.

Kryeministri Fino së shpejti në Washington

Shprehje e miqësisë midis dy vendeve Die Kryeministri Bashkim Fino priti Ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Mariza Lino, e cila e njoftoi për ftesën që Sekretarja e Departamentit të Shtetit të SHBA M. Olbrajt, i ka bërë atij, për të zhvilluar së shpejti një vizitë pune në Washington. Duke pranuar me kënaqësi të veçantë ftesën, zoti Fino iu lut ambasadores amerikane që t’i përcjellë Qeverisë mike të SHBA dhe personalisht zonjës Olbrajt, falenderimet për këtë ftesë. Ai shprehu bindjen se kjo vizitë në SHBA do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit me SHBA. Zyra e Shtypit pranë Kryeministrit Dje ambasadorja e SHBA në Tiranë Mariza Lino i bëri të ditur kryeministrit të Qeverisë së Pajtim-Kombëtar zotit Fino ftesën që i bën atij Sekretarja e Departamentit të Shtetit të SHBA, zonja Madalen Olbrajt për një vizitë pune në SHBA. Kjo është një ngjarje e shënuar në marrëdhëniet miqësore midis SHBA dhe Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës historikisht kanë qenë një vend mik i Shqipërisë. Në marrëdhëniet midis dy vendeve njihet kontributi i SHBA për të njohur shtetin shqiptar, sovranitetin dhe integritetin e tij të përrehnatur kur këto rrezikoheshin. Në vitet e diktaturës komuniste këto marrëdhënie u ndërprenë për t’u rifilluar në kushtet e fillimeve të pluralizmit politik dhe të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri. Gjatë 6 vjetëve të fundit SHBA kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve demokratike, në marrëdhëniet ekonomike dhe në përgatitjen e qindra specialistëve shqiptarë në SHBA. Vizita e presidentit shqiptar Sali Berishan në Washington ishte një shans për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore. (Vijon në faqen 2)

Tragjedi në Qafë - Shtamë

Sipas Ministrisë së Brendëshme rezultojnë 21 të vrarë ndërsa sipas burimeve nga vendi i ngjarjes flitet për 27 të vrarë Ministri i Mbrojtjes Shaqir Vukaj shkon në vendngjarje dhe takohet me pjesëtarë të familjeve të viktimave (Faqe 3) Sipas Ministrisë së Brendëshme rezultojnë 21 të vrarë ndërsa sipas burimeve nga vendi i ngjarjes flitet për 27 të vrarë Ministri i Mbrojtjes Shaqir Vukaj shkon në vendngjarje dhe takohet me pjesëtarë të familjeve të viktimave Faqe 3

Vranicki javën e ardhshme përsëri në Tiranë

Bisedë telefonike e Kryeministrit Fino me të ngarkuarin special të OSBE-së për Shqipërinë (Faqe 2) Bisedë telefonike e Kryeministrit Fino me të ngarkuarin special të OSBE-së për Shqipërinë Faqe 2

Llotaria e Kryqit të Kuq Shqiptar njofton:

Shorti nr. 43, i parashikuar për t’u hedhur në 29 prill do të hidhet sot në datën 2 maj. Duke pasur besimin në mirëkuptimin tuaj lotaria e Kryqit të Kuq ju uron fat gjithë pjesëmarrësve në lotarinë nr. 43.