Kontrata politike - hap i suksesshëm i Vranickit në Shqipëri
Pas sorollatjeve pa shkaq, Tritan Shehu detyrohet ta firmosë kontratën
Kontrata politike - hap i suksesshëm i Vranickit në Shqipëri
Zgjedhjet para fundit të qershorit
Pas sorollatjeve pa shkaq, Tritan Shehu detyrohet ta firmosë kontratën
Ja çfarë u vendos në kontratën e nënshkruar nga dhjetë partitë politike me Vranickin:
1. Zgjedhjet parlamentare të mbahen para fundit të qershorit 1997.
2. Ne pranojmë si bazë për administrimin e këtyre zgjedhjeve një ligj në bazë të të cilit anëtarët e parlamentit do të zgjidhen me një sistem elektoral miks.
3. Partitë vlerësojnë që zgjedhjet duhet të administrohen në mënyrë të besueshme dhe duhet të gëzojnë besimin e partive pjesëmarrëse dhe elektoratit.
4. Ne biem dakord gjithashtu, që të gjitha partitë të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar lëvizjen dhe akses të lirë për fushatë elektorale të të gjitha partive dhe individëve në të gjithë vendin.
5. Ne biem dakord që Neni 3 i ligjit Anti-genocid duhet të riformulohet në atë mënyrë që, pa ndryshuar esencën e tij, kufizimi i të drejtës për të kandiduar duhet të përcaktohet për anëtarët e Byrosë Politike, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe për të gjithë personat e dënuar me Vendim Gjyqësor për krime kundër njerëzimit.
6. Ne e mirëpresim praninë e vëzhguesve të vendit dhe ndërkombëtarë të cilët mund të zgjerojnë integritetin e procesit zgjedhor. Faqe 3
OSCE
Vranicki në Konferencën e shtypit për ligjin antigjenocid:
“Ndryshimi i ligjit të antigjenocidit është një kompromis i veçantë që bëhet në Shqipëri, sepse në bazë të parimeve të Këshillit të Evropës, ky ligj nuk duhet të ekzistojë fare”
Vranicki në Konferencën e shtypit për ligjin antigjenocid: “Ndryshimi i ligjit të antigjenocidit është një kompromis i veçantë që bëhet në Shqipëri, sepse në bazë të parimeve të Këshillit të Evropës, ky ligj nuk duhet të ekzistojë fare”
Kryetari i PSSH Fatos Nano pas nënshkrimit të marrëveshjes:
Kontrata politike e propozuar nga Vranicki dhe e mbrojtur nga ai vetë në tryezën e kryetarëve të partive pjesëmarrëse në Qeveri, është një marrëveshje realiste dhe e përshtatshme për të siguruar konsensusin e të gjitha palëve. Ajo bashkon në një formulë tepër të urtë politike pozicionet e ndryshme që janë paraqitur deri tani midis 9 partive nga njëra anë dhe PDS-së nga ana tjetër. Aspekti më i qartë i kësaj kontrate është bashkimi i dy qëndrimeve të mazhoritetit të pastër apo të proporcionalit të pastër lidhur me sistemin e zgjedhjeve, në një ide për një ligj miks.
Formula që jep dokumenti për sistemin e zgjedhjeve të kontestuar elektoral i vitit 1992, sepse proporcional i reformuar në shkallë kombëtare, që do të thotë mundësia e rikuperimit të votave proporcionale të gjithë vendin dhe jo në një numër të kufizuar zonash.
Takim me përfaqësues të Bankës Botërore
Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Maqo Lakrori, pritën në Selinë e PSSH, Përfaqësuesen e Bankës Botërore në Shqipëri, Karlos Elbirt dhe Drejtuesit e Veprimeve për Projektet, Xavier De Victor. Në takim morën pjesë anëtari i Knesset së PSSH, Ylli Bufi dhe anëtarët e KPD të PSSH, Sherif Bundo e Shkëlqim Cani.
Drejtuesit e PSSH dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën mendime mbi situatën ekonomike në vend dhe perspektivën e saj, në kuadrin e mundësive konkrete për kapërcimin e krizës aktuale dhe futjen e Shqipërisë në rrugën e normalizimit e të zhvillimit.
Takimi u zhvillua në frymë konstruktive.
Zëdhënësi i PSSH
Takim me përfaqësues të Partisë Lëvizja për Demokraci
Dje në selinë e PSSH, Kryetari Fatos Nano, sekretari i përgjithshëm Rexhep Mejdani dhe sekretarët e PS Maqo Lakrori e Pandeli Majko, pritën dhe zhvilluan bisedime me një delegacion të Partisë Lëvizja për Demokraci në të cilin bënin pjesë zotërinjtë Leka Toto e Genc Ruli.
Tema kryesore e bashkëbisedimit ishte situata aktuale në Shqipëri dhe përpjekjet që duhen bërë për çbllokimin e saj. Në këtë kuadër u diskutua për ligjin e zgjedhjeve, ligjin e genocidit, për datën e zgjedhjeve etj.
Gramshi përsëri në revoltë
Forca speciale të policisë të dërguara nga Tirana provokojnë popullin.
Pasditen e datës 8 Maj, rreth 100 vetë të armatosur, pjesëtarë të reparteve speciale të policisë në Tiranë, kanë arritur në Gramsh, me detyrë çarmatosjen e njerëzve të armatosur.
Mirëpo, gjithçka ka dështuar pa nisur. Sepse operacioni është tentuar të realizohet kryesisht mbi njerëz që janë kundër PD-së dhe Berishës, dhe jo kundër kriminelëve të vërtetë, të armatosur me urdhër të PD-së.
E për pasojë është ndezur menjëherë konflikti, në të cilin kundër forcave speciale të ministrit Çelo, është përfshirë tërë qyteti i Gramshit.
Dhe gjithçka ka përfunduar me turp. Forcat speciale janë larguar në panik drejt Korçës, kur rruga e kthimit për në Tiranë kalon nga Elbasani, duke lënë peng jo vetëm armët, por edhe jelekët antiplumb, makinat e gjithçka tjetër.
Nderkaq, turma e irrituar e protestuesve është sulur mbi komisariatin e policisë duke e djegur atë së bashku me zyrat e SHIK-ut. Burime nga Gramshi bëjnë të ditur se është plagosur një pjestar i forcave speciale.
(Vijon në faqen 3)
Rezultati: Çarmatosen rreth 100 policë, të cilët largohen në panik duke lënë peng jo vetëm armët dhe makinat, por edhe jelekët antiplumb, uniformat dhe gjithçka tjetër.
Digjet komisariati i policisë së bashku me zyrat e SHIK-ut.
Tirana, 05 May 1997
For the Democratic Party
For the Socialist Party
For the Christian Democratic Party
For the Democratic Alliance Party
For the Republican Party
For the National Front Party
For the Social Democratic Party
For the Alliance of Human Rights Party
For the Social Democratic Union Party
For the Legality Movement Party
Faksimile e nënshkrimeve të kontratës politike të 9 majit