13/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 maj 1997

Bota: Berisha largohu!

Largimin e Berishës nga pushteti e kërkojnë shqiptarët në protestë nga Jugu në Veri, e kërkon gjaku i të pafajshmëve vrarë nga banditët e tij, e kërkon e ardhmja e vendit

Pas dhjetë firmave

Amnistia e amn... [?]jes së fundit midis partive politike, si akti më i rëndësishëm për zgjidhjen e ngushtë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, jo vetëm përbën një ngjarje të rëndësishme, por me të u provua edhe një herë se sa i nevojshëm është për procesin demokratik të ndërprerë në vend, krijimi i një klime normaliteti që mbetet detyra më e rëndësishme e forcave të ndryshme politike. Por dhjetë firma nuk janë akoma zgjedhjet aq të shumëpritura. Për konkretizimin e gjitha pikave të Kontratës politike, veç detyrave që kanë forcat politike autore të kësaj marrëveshjeje, ka plot detyra edhe për subjektet e tjera të jetës politike të vendit. Detyra urgjente e shumë rëndësishme ka Qeveria e Pajtimt Kombëtar për dhënien e dorës së fundit projekt-ligjit aq të shumëpritur, detyrë kjo e nisur me kohë prej saj por e kundërshtuar në mënyrë absurde nga partia demokratike. Kontrata politike dhe të partive sa i lehtësoi punën Qeverisë së zotit Fino, aq i dha asaj dhe satisfaksionin e nevojshëm për skanë qenë në rrugë të drejtë. E ku vajtën pas kësaj gjithë ato anatema që lëshuan zyrtarët e sidomos shtypi i PD ndaj kësaj qeverie e zotit Fino, ndaj të cilëve e pakta që mund të thuhet është se ato duhet të kërkojnë ndjesë. Detyrë urgjente ka edhe parlamenti për të miratuar këtë projekt-ligj të Qeverisë së Pajtimt Kombëtar, por kjo gjë kërkon që deputetët e partisë demokratike, pra ajo që quhet shumica, mjaft prej të cilëve kanë “lënduar” si kanë dëshdhur në këtë forum politikë, të mos mbajnë më “recitale demokratike” të tipit Shapira apo Gjana. Zgjatni në fjalë, si dhe të gjitha ato që pranuan të flasin nga tribuna e tij në emër të popullit pasi i kishin vjedhur atij votën, e dinë mirë se duan e duan, parlamenti i tyre është sa një njeri politikë e (Vijon në faqen 9)

Vizita e Finos pasqyron mbështetjen amerikane për zgjedhjet në Shqipëri

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Nikolas Bërns tha se takimi midis Kryeministrit Fino dhe Sekretares Ollbrajt pasqyron mbështetjen amerikane për zgjedhjet parlamentare të Qershorit në Shqipëri. Sekretarja Ollbrajt e ftoi zotin Fino që të vijë në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar bisedime rreth shpresave tona se gjendja në Shqipëri mund të stabilizohet nëpërmjet zgjedhjeve të reja dhe në mbështetjen më forcë procesin e zgjedhjeve në këtë vend. Kryeministri Fino do të takohet edhe me ligjvënës amerikanë dhe zyrtarë të Bankës Botërore dhe të FMN-së.

Kukës: PS më e fortë, PD e

Vazhdojnë aktivet e PS në rrethe

Të mënjanohen bandat dhe frymëzuesit e tyre

Kryesia e PSSH reagon pas aktit kriminal kundër liderit socialdemokrat . Të mënjanohen bandat dhe frymëzuesit e tyre. Faqe 4

Bandat pranë PD-së dhe Berishës, rrezik për dështimin e zgjedhjeve të lira

Deklaratë e Kryesisë së PSD . Bandat pranë PD-së dhe Berishës, rrezik për dështimin e zgjedhjeve të lira

Egërsi mesjetare e pushtetit të PD-së

Protestë e Forumit për Demokraci . Egërsi mesjetare e pushtetit të PD-së

Kukës: PS më e forte, PD e shpartalluar

Morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Rexhep Mej­dani dhe Sekretari Organizativ Namik Dokle Vazhdon arkivimi e PS në terren. Kukës: PS më e forte, PD e shpartalluar. Morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Rexhep Mejdani dhe Sekretari Organizativ Namik Dokle. Faqe 2

Librazhd: Të vihen në eficencë të plotë strukturat e partisë

. Mori pjesë Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i PSSH, Maqo Lakrori. Faqe 2

Belul Çelo dhe pushteti lokal mbajnë peng Matin

MAT: 53 TË VRARË DHE 270 TË PLAGOSUR . Belul Çelo dhe pushteti lokal mbajnë peng Matin. Grupit të shoqërimit me targat: RSH 045, RSH 048, DN HV 316, RT 0423 e disa makina të tjera i mungonte vetëm Alfred Haxhia, pasi Agim Shehu dhe kapot e Libofshës ishin të pranishëm. Faqe 5

Politika e dështuar solli një shtet të varfër dhe pushtetarë - gangsterë të pasur