14/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 maj 1997

Berisha mashtron

PD shmang projektligjin e Qeverisë për zgjedhjet. Shkelet kontrata e 9 majit Njeriu më i inkriminuar në Shqipëri vazhdon përpjekjet për të zgjatur krizën politike në Shqipëri. Tjetër gjë i premtoi Vranickt, dhe tjetër gjë bën me shërbëtorët e tij. Faqe 5

Deklaratë e grupit parlamentar të PSSH

Për t’i kontribuar zgjidhjes së krizës shumëplanëshe në Shqipëri, deputetët e PS erdhën në parlament me synimin e qartë të mbështetjes së Qeverisë së Pajtimt Kombëtar dhe të programit të saj për të realizuar zgjedhjet e lira, të drejta e të barabarta të Qershorit. Ne kemi deklaruar se kushdo që do të përpiqet t’i kundërvihet kësaj qeverie, i kundërvihet Pajtimt Kombëtar në Shqipëri. Prandaj çdo grackë politike apo dështojnë politikisht, por do të marrin edhe mallkimin e një populli të dëshpëruar e të traumatizuar. -Duke qenë se projekti Arbërori-Saphia synon bllokimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar; -Duke qenë se ky projektligj si shprehje e diktatit të Berishës mbi Parlamentin, rigjeneron krizën politike shqiptare; -Duke qenë të gatshëm për konsensus e mirëkuptim me forcat politike që përbëjnë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar; -Duke mbështetur fuqimisht deklaratat politike të Komunitetit Ndërkombëtar dhe misionin e OSBE të kryesuar nga zoti Vranicki për zgjidhjen e krizës me konsensusin e të gjitha partive, ashtu si për marrëveshjen e 9 Marsit; -Duke bashkuar opinionin tonë me atë të kryeministrit Fino se votëbesimi për atë ligj është votëbesim për Qeverinë; -Nuk pranojmë të diskutojmë në Parlament asgjë tjetër, përpara se të bllokohet rruga e aprovimit të ligjit të zgjedhjeve të përgatitur nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar. 13.5.1997

SHIK-u kundër kosovarëve

Platforma e UDB-së jugosllave, baza mbi të cilën është mbështetur SHIK-u në përndjekjen dhe zhdukjen e kosovarëve që vinin në Shqipëri REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria Informativ Kombëtar Dega Shërbimit Informativ Kombëtar Nr. 328 Prot. “Sekrati” Kopjo 2 Ekzemplar 2 VLORË më 5.10.1995

Ollbrajt do të vijë në Shqipëri

Vizitë e suksesshme e Kryeministrit Fino në SHBA Ollbrajt do të vijë në Shqipëri Sekretarja e shtetit e SHBA deklaron: “Kushdo që do të përpiqet të pengojë këtë proces do të jetë përgjegjës për bllokimin e ndihmës ndërkombëtare.” Ne do të gjejmë mënyrat e duhura për të miratuar ligjin me konsensus dhe këtu kam parasysh që 9 partitë politike janë shprehur tashmë pozitivisht për ligjin miks të vitit 1992 të zgjedhjeve pra me sistem mazhoritar dhe proporcional”. Faqe 3

Takim i Kryetarit të PSSH Fatos Nano me përfaqësuesit e BE dhe OSBE

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, prit dje në selinë e PSSH përfaqësuesin e Bashkimit Europian, ambasadorin hollandez Hainen dhe përfaqësuesin e OSBE, ambasadorin Grubmajer me kërkesën e këtyre të fundit. Në këtë takim ambasadorët Hainen dhe Grubmajer u vunë në dijeni mbi takimin me Presidentin Berisha dhe kërkuan mendim mbi ligjin e paraqitur sot në Parlament nga Partia Demokratike. Në radhë të parë, zoti Nano ju përsëriti ambasadorëve mendimin që ju kish shprehur më parë dhe bindjen se Berisha dhe PD nuk po punojnë për zgjidhjen e krizës, por po bëjnë përpjekje për bllokimin e të gjitha nismave politike të ndërmarra deri tani nga Qeveria, si për çështjen e kryetarit të SHIK-ut, çështjen Shehu, probleme prefektëve dhe në këtë vazhdë edhe për projektin e ligjit elektoral të miratuar nga Qeveria. Berisha kërkon me çdo kusht, që pavarësisht se sa do t’i kushtonte popullit dhe vendit tonë, të çojë deri në fund synimet e tij për ruajtjen e pushtetit totalitar që rivendosi në Shqipëri. Kalim i këtij projekti dhe jo atij të paraqitur nga Qeveria e konsiderojmë një komplot të ri të organizuar nga Berisha kundër Qeverisë, Kryeministrit i së cilës kryeson delegacionin në Washington. Ishte e domosdoshme që të pritej ardhja e Kryeministrit dhe mandej parlamenti të diskutonte për ligjin për zgjedhjet. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për diskutim me PD dhe partitë e tjera politike për projektin e paraqitur nga Qeveria në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë, por ne si forcë politike nuk mund të diskutojmë për një ligj, i cili nuk ka kaluar nga tryeza e partive politike. Projekti i paraqitur sot në parlament nga PD u konsiderua i papranueshëm jo vetëm nga deputetët tanë por dhe të partive të tjera, përfshi edhe ato të Partisë Lëvizja për Demokraci e dalë ditët e fundit nga Partia Demokratike. E përsërisim edhe një herë, se ky qëndrim i Berishës dhe i partisë së tij kërkon të çojë Shqipërinë në një krizë të re me përmasa të paparashikuara. Ai është kryekput në kundërshtim me marrëveshjen e 9 marsit dhe Kontratën prej 6 pikash të nënshkruar nga 10 partitë më 9 Maj të pranuar të të deleguarit të OSBE Franc Vranicki dhe delegacionit të kryesuar prej tij. Në takim merrte pjesë edhe ambasadori austriak Georg Calica, Sekretari i Përgjithshëm i PS Rexhep Mejdani dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Mago Lakrori. Zëdhënësi i PSSH Tiranë, më 13.05.1997

Përmbajtja e dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Shërbimi Informativ Kombëtar Dega Shërbimit Informativ Kombëtar Nr. 328 Prot. “Sekret” Kopjo 2 Ekzemplar 2 VLORË më 5.10.1995 Lënda: Mbi lajme[?]tin për kanosje e[?] huajve. KOMISARIATI POLICISË VLORË … [teksti i dokumentit i palexueshëm pjesërisht] Faqe 4 Konferencë shtypi Sot në ora 11.00 kryetari i PSSH Fatos Nano do të mbajë një konferencë shtypi. Ftohen të marrin pjesë përfaqësues të shtypit vendas e të huaj, të Radiotelevizionit, ATSH dhe agjensive të tjera, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Zëdhënësi i PSSH Intervistë e Ministrit Italian të Mbrojtjes Beniamino Andreatta Faqe 10