Do të marrim pjesë vetëm në zgjedhje të lira e demokratike
Fjala e Kryetarit të PSSH Fatos Nano në Takimin e djeshëm të Kryeministrit me 10 partitë politike
Edhe sikur unë të mbaja qëndrime personale si ndonjë në këtë tavolinë, jam i bindur që partia ime do të më hidhte në koshin e plehrave, para se të përpiqej ta bënte këtë Partia Demokratike me genocidin, me burgimin apo me çfarëdo gjëje tjetër dhe cilido prej jush me fyerje apo me lavdërime.
Kemi prapa faktore politike që nuk influencohen dhe integrohen më nga karizma apo budallëku i dikujt
Faqe 3
Marrëveshje urgjente për kushtet për zgjedhje të lira dhe të drejta
Reagon Kryetari Zyrës së OSBE, Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Niels Helveg Petersen
Në një deklaratë në Tiranë, Përfaqësuesi im Personal në Shqipëri me detyrën e Kryetarit të Zyrës së OSBE-së, Ish Kancelari i Austrisë Franz Vranitzky ka nënvizuar përgjegjësinë e partive politike në Shqipëri për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve Parlamen-
OSCE Niels Helveg Petersen Parlamentare në fund të Qershorit. Dështimi në arritjen e marrëveshjes në këto kushte, vëren ai, do të çojë OSBE-në dhe të tjerët që të marrin në konsideratë angazhimin e tyre për të ndihmuar Shqipërinë në kapërcimin e krizës së tanishme të vendit. Unë mbështes plotësisht pozicionin e Dr. Vranitzky. Unë gjithashtu ju bëj thirrje partive politike dhe Presidentit Berisha në veçanti, të arrijnë marrëveshjen si çështje urgjente, për kushtet e një ligji të aplikueshëm për zgjedhjet Parlamentare dhe për të vendosur një klimë të tillë në të cilën përgatitjet, për zgjedhje të lira dhe të drejta, mund të ndërmerren në mënyrë të duhur.
Ligj më antidemokratik nga ai i vitit 1996
I pyetur nga redaktori ynë në lidhje me ligjin elektoral të miratuar nga PD, Kryetari i Komisionit Juridik të PSSH, Dr. Fehmi Abdiu, dha këtë deklaratë:
Pasi u njohëm me ligjin e miratuar nga PD, paraprakisht mund të shprehem se ligji i hartuar nga Arbnori - Spahia, është më antidemokratik, më antikushtetues se sa ligji i vitit 1996. Ky ligj bie ndesh me Dispozitat Kushtetuese, pasi i jep Presidentit të Republikës atribute të plota për të emëruar, për të caktuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të caktuar kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve të zonave. Ai i krijon mundësi Partisë Demokratike dhe atij që në komisione të ketë gjithmonë shumicë dhe të manipulojë votimin, ju mohon të drejtën për të votuar disa shtetasve që janë të ndaluar, të arrestuar e të burgosur që, sipas Ligjit Kushtetues, duhet ta gëzojnë këtë të drejtë.
Ky ligj nuk përcakton procedurat e ndërtimit të komisioneve qendrore të zonave dhe të qendrave të votimit. Qëllimisht lë pa përcaktuar kompetencat e secilit nga anëtarët e Kryesisë, kryetarit, zëvendëskryetarit, Sekretarit dhe nuk përcakton kriteret e pjesëmarrjes së forcave politike me anëtarë në këto komisione. Në ligj ka kundërshti dispozitash që bien ndesh me njëra-tjetrën, dhe mjaft parregullsi të tjera do të krijojnë mundësi që Partia Demokratike me ato forca të organizuara që përdori vitin që shkoi, të bëjë përpjekje për t’i manipuluar përsëri zgjedhjet.
Qëndrimet zyrtare të hollësishme dhe profesionale rreth këtij problemi, PS-ja këto ditë ka bërë pranë organizmave ndërkombëtare dhe nuk përjashtohet mundësia që ta bëjë objekt shqyrtimi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese e në organizma të tjera ndërkombëtare që shqyrtojnë çështjet të tilla të karakterit kushtetucional.
Qeveritarët kishin nevojë për paratë e mia
Enigma e milionave: Ish-presidentja e kompanisë “Gjallica” Shemsie Kadria rrëfehet:
Qeveritarët kishin nevojë për paratë e mia
Flutura Haskon e kam shoqe të ngushtë
Kam qenë në dasmën e vajzës së Presidentit, me djalin e Luan Mallteziut.
Faqe 3
PSSH e vendosur të kontribuojë për kapërcimin e krizës
Njoftim për shtyp i Kryesisë së PSSH
“Asnjëherë nuk do të marrim vendime për thellimin e krizës”
Faqe 2
Njoftim për shtyp i Kryesisë së PSSH
PSSH e vendosur të kontribuojë për kapërcimin e krizës
“Asnjëherë nuk do të marrim vendime për thellimin e krizës”
Faqe 2
FMN, Banka Botërore: Duam ligjin e qeverisë
10 ditë pasi PD rrëzoi projektligjin e qeverisë për transparencën e kompanive buamarrëse
Ministri i Financave Arben Malaj: Ligji i qeverisë përmbante vërejtjet e FMN dhe Bankës Botërore
Faqe 4
10 ditë pasi PD rrëzoi projektligjin e qeverisë për transparencën e kompanive buamarrëse
FMN, Banka Botërore: Duam ligjin e qeverisë
Ministri i Financave Arben Malaj: Ligji i qeverisë përmbante vërejtjet e FMN dhe Bankës Botërore
Faqe 4
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
“Gjallica” ka sponsorizuar PD-në.
Takimi i fshehtë i kryeministrit Meksi me “Gjallicën”. Çfarë kërkonte të realizonte Meksi në këtë takim?
Si u vodhën 40 milionë dollarë në arkën e Vlorës? Ku gjenden tani këto para?