20/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 maj 1997

SHIK-u mbjell terror

Bandat e kriminelëve - krahu i armatosur i Partisë Demokratike

Ilustrim: figurë e një personazhi të madh, me një pasqyrë dhe disa njerëz të rreshtuar përpara saj.

Ne i kërkojmë Berishës të bashkëpunojë, alternativë tjetër nuk ka

Fjala e kryetarit të PSSH Fatos Nano në takimin e Kryeministrit me 10 parti politike për ligjin elektoral, më 19 maj 1997 Zoti Kryeministër, Ju e shtruat drejt problemin që pa vendosur autoritetin real të kësaj qeverie, si ekzekutiv, që në bazë të mandatit organizon dhe garanton zgjedhje... Zoti Kryeministër, Ju e shtruat drejt problemin që pa vendosur autoritetin real të kësaj qeverie, si ekzekutiv, që në bazë të mandatit organizon dhe garanton zgjedhje stabilitet dhe zgjedhje në Shqipëri. Të dhënat e fundit janë shumë shqetësuese. Sipas ligjit, ju duhet të merrni urgjent kontrollin e SHIK-ut, në mënyrë që ky organizëm të... të drejta dhe të lira në Shqipëri, ky proces nuk ç’bllokohet. Përveç jush, në krye të një Qeverie të Pajtimit Kombëtar, të dalë nga Marrëveshja e 9 Marsit, me të cilën presidenti i Republikës ka vetëm një alternativë, të bashkëpunojë dhe jo të pengojë, janë edhe dy struktura të tjera, që garantojnë zgjedhje të drejta dhe të lira në Shqipëri, kjo tavolinë e partive përbërëse të kësaj qeverie, si edhe organizatat ndërkombëtare, që shpresojnë, të bashkëkërkuara nën koordinatorin e përgjithshëm, që të japin bashkë me ju axhendën e veprimieve të përbashkëta për procesin zgjedhor. Ndërkaq, unë pyes, çfarë bëhet me SHIK-un? Këtë na kërkoj si qytetar, si Kryetar i Partisë që duke nënshkruar Marrëveshjen e 9 Marsit, bashkë me partnerët e tjerë të kësaj tavoline, i dhamë mundësi kësaj qeverie të krijojë një situatë dhe shpresë për të mos jetë jashtë kontrollit të ekzekutivit dhe të mos jetë nën kontrollin e njerëzve dhe strukturave që kanë shkaktuar këtë krizë. Komandot e SHIK-ut, oficerët e SHIK-ut, të inkriminuarit e SHIK-ut, janë përsëri në detyrë dhe po organizojnë terror, skenar tensioni në Jug dhe pas kësaj do ta organizojnë në të tërë Shqipërinë. Njoftë se zotërinjtë e Partisë Demokratike nuk shprehin vullnet real për të çuar përpara këtë proces, ne bindemi që ata hoqën genocidin formal për të bërë genocid real mbi cilët e këtij populli që janë kundër Berishës. Ju lutemi jepni përgjigje kësaj tavoline, si Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kur do të vihet nën kontroll SHIK-u. Pa këtë asgjë nuk ç’bllokohet në Shqipëri.

NËNVIZOJME Mos e provoko Vlorën zoti Berisha!

Vlora-monument i heroizmit popullor dhe luftës për liri, med-alja e ndritur e krenarisë tonë kombëtare dhe simboli i bashkimit të shqiptarëve pa dallim nga Vëriu në Jug rreth flamurit kombëtar, vazhdon të mbahet nën presion e terror të vazhdueshëm nga ata që e dogjën, që e vodhën e mashtruan, nga ata që ia vunë dhëmbët pasi e rrethuan me ushtarë e policë gjithfarësh të tipit Mulosman e kompani. NËNVIZOJME Mos e provoko Vlorën zoti Berisha! Vlora-monument i heroizmit popullor dhe luftës për liri, medalja e ndritur e krenarisë tonë kombëtare dhe simboli i bashkimit të shqiptarëve pa dallim nga Veriu në Jug rreth flamurit kombëtar, vazhdon të mbahet nën presion e terror të vazhdueshëm nga ata që e dogjën, që e vodhën e mashtruan, nga ata që ia vunë dhëmbët pasi e rrethuan me ushtarë e policë gjithfarësh të tipit Mulosman e kompani. Dhe e gjitha kjo me të vetmin synim që ai popull të nënshtrohet, që të ulë kokën e të pranojë ta qeverisin ata që e vodhën dhe e vranë. Mirëpo Vlora dhe vlonjatët tashmë i dinë të gjitha. Dinë jo vetëm atë që pasi e rrethoi me ushtri urdhëroi të minoheshin urat, por edhe xhahilet e rinj e të vjetër që dërgojnë armatim të posaçëm natën, për të ndërhyrë në momentin e duhur. Pra, thënë me gjuhën vlonjate dhe të gjithë... më shkurt, vlonjatët dhe gjithë shqiptarët e marrin vesh se çfarë po përgatitet kundër tyre për t’i “vrarë” serish ndesër. Andaj, do të qe mirë që më parë se të mendohet për të ndëshkuar bandat e kriminelëve kundër popullit (në Vlorë përfliten edhe emrat e tyre) të mendohet për ta ndihmuar Vlorën, që ajo të përballojë vështirësitë e mëdha, në të cilat e ka zhytur regjimi antip-popullor i Sali Berishës. Gjaku i djemve të vrarë pabesisht dhe sakrificat e mëdha të këtyre muajve të fundit bëjnë apel Mos e provoko Vlorën zoti Berisha. Kjo do të thotë që vlonjatët si gjithë shqiptarët kërkojnë respektimin e konsensusit politik, kërkojnë një proces zgjedhor të drejtë, të ndershëm e të barabartë, kërkojnë të mos etiketohetnë më si rebelë, si kriminelë, hajdutë e të tjera të tilla. Karshillëku e pabesia e cilit-kondaj Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe tavolinës së partive politike, nxitimi për të miratuar hajdutë një ligj hajdut që s’bën gjë tjetër, por projekton një vjedhje më të madhe se ajo e 26 Majit të vitit të kaluar dhe një krim politik më të shëmtuar nga ai i 28 Majit të vitit të kaluar kur barbaria e shtetit u sul me gjithë arsenalin e armëve kundër opozitës dhe popullit protestues duke thirrje një vigjilencë bashk-kim në mbrojtje të demokracisë, kundër diktaturës që e ndau Shqipërinë në copa dhe që kundërve një pjesë të Shqipërisë kundër pjesës tjetër.

ÇFARË NUK THA TELEVIZIONI: Berisha në Laç, pritet me thirrjet: “Poshtë Berisha”

ÇFARË NUK THA TELEVIZIONI: Berisha në Laç, pritet me thirrjet: “Poshtë Berisha” Faqe 4

PD pengon transparencën e kompanive huamarrëse

Faqe 6

Letër drejtuar Genc Pollos: Na e vratë Përmetin, o deputeti ynë!

Letër drejtuar Genc Pollos: Na e vratë Përmetin, o deputeti ynë! Faqe 9

AKTIV I PS, SHKODËR: Socialistët do të fitojnë mbi aventurizmin e Berishës

AKTIV I PS, SHKODËR: Socialistët do të fitojnë mbi aventurizmin e Berishës Faqe 2

Kryeministri Meksi ka kërkuar që paratë e Gjalliçës t’i përdorte banka

Faqe 9