24/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 maj 1997

Ministri Çelo provokon luftë

Pas vizitës së Berishës në Elbasan, 5 të vrarë në Cërrik Dekretimi i ditës së zgjedhjeve është shoqëruar menjëherë edhe me rritjen e numrit të vrasjeve dhe ridimensionimin e krimit. Ministria e Brendshme vazhdon të mos e ketë situatën nën kontroll, dhe për më keq, atë e rëndojnë edhe më shumë veprimet e papërgjegjshme të ministrit Çelo, i cili emëron në krye të komisariateve njerëz pa reputacion dhe pa rënë dakort me Sekretarin e Shtetit për punët e brendshme. Rasti më flagrant është ai i Elbasanit, ku shkarkohet pa asnjë motiv shefi i komisariatit, për t’u zëvendësuar nga një “njeri i dorës së fortë” për të shëbyer në zgjedhje. Zgjedhja e një tropojani për të qeverisur rendin në Elbasan është pritur jo vetëm me indinjatë, por edhe me reagime të menjëhershme nga banorët e këtij qyteti. Mirëpo zërin e tyre nuk e ka dëgjuar njeri, dhe kundërshënia ka marrë trajtat e një revolte të armatosur. Qytetarët të tmerruar nga paniku i të shtënave janë mbyllur në shtëpi, ndërsa grupe të armatosura kanë rrethuar komisariatin për ta detyruar shefin e ri të largohet prej andej. Mirëpo, kur pritej që ministri Çelo ta qetësonte situatën, duke anulluar urdhërin e tij, kanë shkuar në Elbasan forcat speciale nga Tirana, të cilat ditë më parë e kishin pësuar nga ndërhyrja pa takt dhe e dhunshme në qytetin e Gramshit. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe në Cërrik, madje me një bilanc tragjik; 5 policë të vrarë. Padyshim që vrasësit kanë përgjegjësi të rëndë e ata duhen zbuluar, por po aq përgjegjës është edhe ai që urdhëroi dërgimin e forcave drejt një konflikti të tillë. Rasti i dhjeshëm në Cërrik nuk është i rastësishëm. Ai është pjesë e skenarit destabilizues të atyre që sabotojnë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, është vepër e njerëzve të papërgjegjshëm që kërkojnë ta fusin popullin në një luftë të re, për t'u shtuar numrit të qindra të vrarëve me jetë të tjera të pafajshme, është vepër e atyre që shkatërrojnë ura e armatosin shqiptarët nga Veriu për të vrarë pjesën tjetër të shqiptarëve, është vepër e atyre që edhe në pushtet me vrasje, djegie e shkatërrime dhe që po largohen prej tij në të njëjtën mënyrë. Ata populli i njeh dhe kundër tyre është ngritur në revoltë.

Dekretimi i ditës së zgjedhjeve është shoqëruar menjëherë edhe me rritjen e numrit të vrasjeve dhe ridimensionimin e krimit.

Kryqëzata e turpit

OSBE-ja do të bëjë observim intensiv të zgjedhjeve në Shqipëri

Intervistë me Pandeli Majkon, Sekretar për Marrëdhënie Publike i PSSH Fitorja e PSSH dëshmia fitorese se vullnetit të popullit

Mallakastër: Përgatitje serioze për zgjedhje

Në aktivin e PS të rrethit, mori pjesë edhe Rexhep Mejdani, Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Faqe 2

Kreditorët e “Gjallიცës” presin paratë nga Tritan Shehu dhe Aleksandër Meksi

Dy rrugë ka: Ose vota e lirë, ose kallashnikovët. Le të zgjedhim të parën, sepse këtë do populli

Kreditorët e “Gjallicës” presin paratë nga Tritan Shehu dhe Aleksandër Meksi

Akuza për Kryeministrin Fino, një trillim i trashë dhe i papërgjegjshëm Faqe 4

Defiçiti më i lartë se ai që miratoi Parlamenti

FMN vlerëson parashikimet makroekonomike të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar Përfundon misioni 10 ditor i një delegacioni të FMN

Masht rues në Presidencë

Mashtrues në Presidencë Deklarata e fundit e misionit 10 ditor të FMN-së në Tiranë, përgënjeshtron hidhur një deklaratë të Zyrës së Shtypit të Presidencës shqiptare lidhur me një takim të Presidentit Berisha me zyrtarët e FMN-së Faqe 5

Berisha në sallë, pushtetarët në ekzil

Qytetarët i kërkojnë kreut të PD-së paratë e vjedhura, sigurimin e rendit dhe të qetësisë LEZHA NË SHTETRRETHIM Faqe 8

Është koha të ndalim gjakderdhjen

Faqe 9

Një Vili që drejton PD-në

Faqe 9

Panik për mallrat ushqimore

Faqe 4