Pas Vlorës, në sheshe edhe Saranda, Delvina, Gjirokastra e Përmeti
Fatos Nano, Kryetar i PSSH: “Ne do të angazhohemi që huadhënësve t’u kthehen sa më parë paratë e grabitura nga pushteti i Berishës përmes firmave piramidale.”
Fatos Nano, Kryetar i PSSH:
“Ne do të angazhohemi që huadhënësve t’u kthehen sa më parë paratë e grabitura nga pushteti i Berishës përmes firmave piramidale.
Kontrolli urgjent, me profesionalizëm, transparencë dhe ndershmëri i firmave ekzistuese dhe të falimentuara, shfrytëzimi i mundësive të tjera dhe bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare do të jenë rrugët për zgjidhjen e të ashtuquajturës krizë e fajdeve”
Faqe 2-3
Mbështetje për koalicionin PS-PSD
Pas përfundimit të Kongresit të 3-të të Partisë së Socialistëve Europianë
Faqe 4
Vota - arma jonë e vetme për të larguar nga pushteti Berishën
Sekretari i Përgjithshëm i PSSH, Rexhep Mejdani, merr pjesë në mitingun elektoral në Peqin
Edhe në mitingun e zhvilluar ditën e hënë në sallën e kinemasë së qytetit të Peqinit, të njëjtët liderë të PS-së e të PSD-së.
Sekretarët e përgjithshëm, Rexhep Mejdani e Gaqo Apostoli, sekretari për marrëdhëniet me jashtë, Mago Lakrori dhe anëtari i kryesisë, Ethem Ruka.
Mes entuziazmit të paranishmëve dhe brohoritjeve të tyre për fitoren e PS-së dhe të së majtës më 29 qershor, mitingun e hapi kryetari i PS-së të rrethit e njëkohësisht kandidati për deputet në zonën e Peqinit, Shpëtim Kateshi. Duke folur për privatizimin që solli qeverisja e keqe e PD-së bandorëve të kësaj zone të varfër, ai ngriti lart por testat popullore si vetëdija qytetare e njerëzve të lirë, të cilët paralajmëruan fundin e pasmangshëm të pushtetarëve të korruptuar. Eshte PS-ja ajo që me verdiktin e Sovranit më 29 Qershor do të zba[të] alternativën e saj të majtë për të rindërtuar Shqipërinë e shkatërruar nga berishianët.
(Vijon në faqen 5)
Politizim i tepruar e bajat
ZYRA E SHTYPIT E KRYEMINISTRIT REAGON:
Në një lajm të politizuar, tipik për ATSH, thuhet se “Kryeministri Fino kërkon që kompjuterizimin e të dhënave të zgjedhjeve ta bëjë dikasteri i Malajt dhe vazhdohet me një serë të pavërtetash, të cilat dalin jashtë profesionalizmit gazetaresk dhe etikës së administratës shtetërore.
Të detyruar nga këto shtrembërime të ATSH dhe të deklaratës së përgjithshme të drejtorit të INIMA-s sqarojmë:
Kompjuterizimi i rezultateve të zgjedhjeve përbën një moment të rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave dhe në veçanti për transparencën dhe publikimin e këtyre të dhënave. Mbas konsultimeve me ekspertët e OSBE u kërkua që kompjuterizimi i të dhënave të bëhet në nivel zonash elektorale dhe pranë komisionit qendror të zgjedhjeve. Vendimi i marrë nga kryeministri Fino për kompjuterizimin e të dhënave të votimit nuk lidhet as me socialistët as me Arben Malaj, as me dinjitetin e institucioneve të Zoti Beqiraj dhe të gjithë njerëzve me të cilët ai punon, as me karakterin jo partiak të INIMA-s. Ai qëndron në faktin e thjeshtë se për realizimin e kësaj detyre kryeministri thirri së pari drejtorin e INIMA-s Beqiraj.
(Vijon në faqen 5)
Mashtruesi është Berisha dhe PD-ja
Prapa lotëve prej krokodili për partitë e vogla
Faqe 5
Mitingje elektorale të Partisë Socialiste
SOT
Tepelenë, ora 10.00
Memaliaj, ora 12.00
Ballsh, ora 16.00
NESËR
Krumë, ora 11.00
Kukës, ora 16.00