Berisha ikën me gjak
Elbasani në tmerrin e bresherive të armëve. 8 të plagosur në mbyllje të mitingut
Atje:
Fatos Nano takohet me Ministrin e Jashtëm grek Teodoros Pangalos
Lideri socialist fron shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi të kthehen në atdhe, qe papenguarit lotët se tyre të kontribuojnë për nxjerrjen e vendit nga kriza
Qeveria greke do t'i pajisë me dokumente njohjeje dhe leje të posaçme që të gjitha garanton për kthimin e tyre në Greqi
Vazhdoi fushata e suksesshme e socialisteve në mbarë Shqipërinë
Nën Bullqizë fitoi e sigurtë
NE SELINË E PSSH:
Takim me përfaqësues të Misionit të Monitorimit të KE të Asamblesë Parlamentare të OSBE
Takim me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan
Faqe 2
Një nga të plagosurit e djeshëm në Elbasan
Fatos Nano takohet me Ministrin e Jashtëm grek Teodoros Pangalos
Lideri socialist fron shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi të kthehen në atdhe, qe papenguarit lotët se tyre të kontribuojnë për nxjerrjen e vendit nga kriza
Athinë:
Qeveria greke do t'i pajisë me dokumente njohjeje dhe leje të posaçme që të gjitha garanton për kthimin e tyre në Greqi
Sapo u njoh zyrtarisht me vendimin e PSSH-së për të kandiduar në zgjedhjet për Kuvend Popullor, ministri i jashtëm grek Teodoros Pangalos ftoi dje në zyrën e tij Fatos Nanon, presidentin e PSSH-së, për të biseduar rreth zhvillimeve politike në Shqipëri, Kosovës dhe rajonit.
Në pritjen e ngrohtë e miqësore z. Pangalos i bëri një ekspoze të gjerë zhvillimeve politike në Greqi, duke u ndalur në ngjarjet e fundit në Shqipëri. Në këtë takim Nano e njohu ministrin e jashtëm grek me platformën e PSSH-së për zgjedhjet e 29 qershorit. Teodoros Pangalos vlerësoi lart ndryshimet demokratike që po ndodhin në Shqipëri e siguroi mikun e tij socialist se qeveria greke është e interesuar për zgjidhjen sa më shpejt të krizës në vendin tonë.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, bazuar në interesat reciproke, tha Pangalos, përbëjnë një shkallë të re të kooperimit europian në rajon. Ai e cilësoi të pakthyeshëm procesin e demokratizimit të vendit tonë dhe deklaroi se Greqia e inkurajon dhe e mbështet zhvillimin normal të zgjedhjeve të 29 qershorit.
Lideri grek i shprehu z. Nano vlerësimin për angazhimin e tij dhe të PSSH-së për rivendosjen e qetësisë e të normalitetit. Pasi e siguroi për miqësinë e Greqisë me Shqipërinë, Teodoros Pangalos deklaroi se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë të dy vendet.
Sot, tha ai, qeveria greke është e interesuar veçanërisht për stabilizimin e Shqipërisë. Ajo po ndihmon në këtë drejtim nëpërmjet kontakteve të shpeshta politike e diplomatike si dhe përmes asistencës ekonomike e humanitare. Duke përshëndetur rolin pozitiv të z. Nano dhe të PSSH-së në kapërcimin e krizës, ministri i jashtëm grek vlerësoi lart kontributin e liderit socialist për afrimin e ditëve, si edhe për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me Shqipërinë.
( Vijon në faqen 4 )
Nano dhe Pangalos gjatë takimit në Tiranë
Një nga të plagosurit e djeshëm në Elbasan
(MORET)
Lexoni më gjerësisht në faqen 3
PSSH reagon: Ndalohet krimin politik!
PSSH reagon:
Ndalohet krimin politik!
PSSH përshëndet vendosjen për të fituar pushtetin me anën e votës së lirë e jo me armën. Qëllon më 6 qershor 1997, dem sot forme e njëri të djathtë opozitar[?] i dyshimtë, kështu, dhe autorët dyshohen të jenë nga Qafë-Bari[?].
PSSH e sheh e analizon këtë si një kontribut në zgjidhjen e problemeve të vendit. Po kështu ajo e respekton e respekton të drejtën e çdo partie tjetër për të marrë pjesë në zgjedhje dhe garon për fitore. Pikërisht mbi këtë pozitë, forcat politike në Shqipëri, kanë konsoliduar, në bazë të marrëveshjes së 9 marsit dhe të vendimeve të Kuvendit, një klimë të re tolerance, me respekt e mirëkuptim, në raport me njëri-tjetrin.
Por ndesh me këtë pozicion të shprehur e të ndjekur nga PSSH dhe aleatët e saj ka vepruar deri më sot PD dhe Sali Berisha. Gjatë kësaj periudhe ai me disa drejtues të lartë të kësaj partie e të pushtetit, njëherësh organizatorë e pjesëmarrës në fushatën e armatosur kundër veprimtarëve e forcave politike e të opozitës, ka bërë thirrje për përdorim armësh e dhunë politike.
Që në 2 qershor, me alarmin e dhënë për Tiranë, Berisha paralajmëronte se vendi do të futej në luftë civile, gjë që u përgënjeshtrua nga tërë opinioni demokratik. Më tej, më 6 qershor, ai urdhëroi gardën republikane dhe strukturat e rendit, që në kundërshtim me ligjet, të përdornin tanket ndaj njerëzve të paarmatosur, me qëllim që të fitonte politikisht. Shteti që ai drejton ndërmorri veprime arbitrare ndaj gazetave, radiove e partive opozitare, duke shkelur ligjin dhe liritë e njeriut.
Fin[e?] e dyerve në qytetarëve të pambaruar[?] protestat me datë 8 qershor në drejtim të institucioneve, u përdorën nga pushtetarët si alibi për të justifikuar përdorimin e armëve kundër popullit. Sot në Elbasan, në mbyllje të mitingut të opozitës, pati përsëri të shtëna dhe të plagosur. Ky është një akt i rëndë politik, për të cilin përgjegjësia bie mbi autorët dhe frymëzuesit e tij.
PSSH u bën thirrje të gjitha forcave politike, opinionit publik, faktorëve ndërkombëtarë dhe institucioneve të shtetit, të dënojnë këto akte dhe të ndërhyjnë për të ndalur përshkallëzimin e krimit politik.
Tiranë, 12.6.1997
Qeveria greke do t'i pajisë me dokumente njohjeje dhe leje të posaçme që të gjitha garanton për kthimin e tyre në Greqi
Nano dhe Pangalos gjatë takimit në Tiranë