EDITORIAL
Socialistët do të qeverisin ndryshe—kështu u shpreh Fatos Nano në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ku shpallosi disa nga drejtimet kryesore të qeverisjes së pas 29 Qershorit.
—kështu u shpreh Fatos Nano në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ku shpallosi disa nga drejtimet kryesore të qeverisjes së pas 29 Qershorit.
Mund të thuhet se ashtu si më 22 mars kur thuajse gjithkush e dinte se PD do të fitonte, siç fitoi, sepse populli donte të jetonte ndryshe, e njëjta situatë po përsëritet në prag të këtij 29 Qershori. Ky është ndeshkimi historik dhe i shpejtë që mori PD si një forcë politike që shpërdoroi besimin e shqiptarëve.
Populli do që të jetojë ndryshe, jo në terror e në pasiguri, jo i vjedhur e i traumatizuar. Ai kërkon paqe e siguri, mirëkuptim e bashkëjetesë. Partia Demokratike gjatë 5 vjetëve të sforcuara të qeverisjes së saj e tregoi se këto vlera normale për një shoqëri demokratike nuk mundi e nuk deshi t’ia japë popullit.
Për gjendjen që ka arritur Shqipëria, mund të thuhet pa hezitim që është guxim i madh të marrësh përsipër qeverisjen e vendit. Pakavërisht se komuniteti ndërkombëtar, i gjendur pranë si gjithmonë, e ka thënë fjalën e vet që pas zgjedhjeve do të ndihmojë konkretisht Shqipërinë, situata dramatike në të cilën ndodhemi, pesimizmi që ka mbërthyer shumë segmente të shoqërisë, kriminalizimi i shumë njerëzve, fakti që kallashnikovët janë sheshit.
(Vijon në faqen 7)
Berisha, kompetenti i fajdeve
100 mijë dollarë për Presidencën
Shefat e Presidencës shqiptare, Met Lusha, Klajdi Josifi, Kryetarja e Forumit të Gruas Demokratike, njëkohësisht kandidate për deputete e PD-së Fltura Hasko, komisionerë të “Gjalliçes”.
Zëdhënësja e Shtypit e PD-së, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, Arta Sakja, Gazeta “Albania”, gazetari i presidencës dhe diplomati ynë në SHBA, Robert Papa, të gjithë të zhytyr në thesin e parave të “Gjalliçes”
Faqe 4 - 5
Vota juaj masive, kontribut për shpëtimin e Shqipërisë
Takime të liderëve socialistë në Krujë, Fushë - Krujë, Selenicë dhe Poro të Vlorës
DEKLARATA E KRYESISË SE PSSH
PO mesazheve të Artikullit XIX, drejtuar Kryetarit të PSSH Fatos Nano
Kryesia e PSSH i lidhur me letrën e datës 19 qershor 1997 të Artikullit XIX, drejtuar Kryetarit të PSSH, Fatos Nano, shpreh kënaqësinë dhe miratimin e vet për të gjitha problemet e ngritura të cilat kanë rëndësi të veçantë për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të 29 Qershorit në Shqipëri, si rrjedhojë e vetme nga kriza e rëndë që ka pllakosur vendin. Ne jemi për tolerancë e kulturë.
DEKLARATA E KRYESISE SE PSSH
PO mesazheve të Artikullit XIX, drejtuar Kryetarit të PSSH Fatos Nano
Kryesia e PSSH i lidhur me letrën e datës 19 qershor 1997 të Artikullit XIX, drejtuar Kryetarit të PSSH, Fatos Nano, shpreh kënaqësinë dhe miratimin e vet për të gjitha problemet e ngritura të cilat kanë rëndësi të veçantë për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të 29 Qershorit në Shqipëri, si rrjedhojë e vetme nga kriza e rëndë që ka pllakosur vendin. Ne jemi për tolerancë e kulturë për të gjithë.
Zotit Frances D’Souza,
Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Ndërkombëtare kundër Censurës, Artikulli 19
Më lejoni që në emër të PSSH të shpreh falënderimet më të mira për letrën tuaj të datës 18 Qershor 1997. Ne vlerësojmë realisht konstatimet tuaja për Shqipërinë si dhe rekomandimet shumë të vyera për fushatën elektorale. Ju keni qenë gjithmonë të pranishëm në Shqipëri me shqetësimet sistematike që keni ngritur për shkeljen e të drejtave të gazetarëve dhe lirine e informacionit.
Më lejoni që bashkë me falënderimet t’ju shprehim angazhimin tonë maksimal për të bërë realitet sugjerimet tuaja para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 29 Qershorit.
Me konsideratë të lartë
Kryetari i PSSH
Fatos Nano
(Vijon në faqen 3)
Kandidaturat për deputetë në Kuvendin Popullor, paraqitur nga Partia Socialiste
Faqe 2
Kamdesy dhe Uolfenson: Berisha, firmos dekretin e Qeverisë për transparencën!
Mitingje elektorale të PSSH
SOT:
Pogradec: ora 11.00
Korçë ora 13.00
Kolonjë ora 15.00
TË MARTËN:
Elbasan: ora 11.00
Gramsh ora 14.30
Cërrik ora 17.00
Belsh ora 18.00