29/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 qershor 1997

Populli: Berisha, dorëzo pushtetin!

29 Qershor - dita e votës së lirë, ndarja përfundimtare e popullit me diktaturën e Berishës e regjimit të vjetër. Ju do të dëshmoni kështu se Shqipëria ka të ardhme, ju do të zgjidhni rrugën e ndarjes nga diktatura e Berishës, për të çelur drejt një demokracie të denjë për Shqipërinë dhe për familjet tuaja. Jam i sigurtë se ju do të zgjidhni alternativën tonë, më të mirën që i shërben rindërtimit të shtetit, mëkëmbjes së institucioneve demokratike, zhvillimit të gjithanshëm të iniciativës së lirë, fuqizimit të pronës private, sigurimit të rendit dhe qetësisë, begatimit tuaj me punë të lavatëve tuaja demokratike, të lirë dhe sovrane në miqësi reale me fqinjët, të integruar në strukturat atlantike, faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan dhe në Europë. Ne, në bashkëpunim me opozitën progresiste, do të mbyllim rrugët e korrupsionit, të krimit, të përçarjes dhe të mosbesimit, do t’i japim fund hakmarrjes politike, do të zgjerojmë hapësirat e lirisë në çdo fushë të jetës. Investimet e huaja, pasuritë e mëdha të Shqipërisë, energjitë dhe aftësitë tuaja, tre shtylla të sigurta zhvillimi, punësimi dhe për mirëqenien tuaj, ne do t’i vëmë në shërbim të dinjitetit tuaj qytetar dhe kombëtar. Ne do të forcojmë koalicionin e shqiptarëve duke larguar armiqësitë, vllavrasjet, gjakmarrjen dhe aparteidin politik. Dashuria do të zëvendësojë urrejtjen, dialogu konstruktiv dhe luajal do të jetë metoda e punës në opozitën e ardhëshme. Ne do të ndërtojmë një administratë të ndershme dhe

Socialistët kanë alternativën që i shërben realizimit të aspiratave tuaja të drejta

Mesazh i Kryetarit të PSSH Fatos Nano, drejtuar elektoratit shqiptar Erdhi festa e 29 qershorit kur ju të vendosni me votën tuaj të lirë e të përgjegjshme për zgjidhjen e krizës së rëndë që po kalon vendi. Kështu do të kontribuoni për shpëtimin e Shqipërisë nga katastrofa që solli qeverisja e korruptuar dhe kriminale e regjimit dhe me aftësitë e gjithanshme që kemi. të drejta dhe të ligjshme, ne kemi dhe potencialin intelektual dhe politik për të ribërë Shqipërinë normale dhe europiane, vërtetë demokratike, të lirë dhe sovrane profesionalisht të aftë, që e njeh dhe zbaton vetëm ligjin. Ne angazhohemi seriozisht, të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për burime të posaçme, për kthimin dhe kompensimin e parave të humbura në firmat piramidale. Paratë e vjedhura nga regjimi i vjetër do t’i shqiptarët i kemi ata që na nevojiten për të shpëtuar dhe për ta ribërë Shqipërinë. Prandaj ju bëj thirrje që të merrni pjesë gjerësisht në votimet e 29 Qershorit dhe të votoni për programin dhe kandidatët socialistë. Kështu do të votoni për konfiskojmë dhe do t’ia japim popullit të grabitur. Socialistët gëzojnë një mbështetje të sigurt nga vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga organizmat ndërkombëtare që ju i njihni me qëndrimet e tyre publike për të ndihmuar Shqipërinë që të ribëhet. Kjo është garanci që Shqipëria të ecë e sigurt si vend demokratik dhe europian. Ne kemi shpallur angazhimin tonë solemn për një bashkëqeverisje me bazë të gjerë sociale, me qëllim që të arrihet stabiliteti i Shqipërisë. Prandaj ju bëj thirrje që të merrni pjesë gjërësisht dhe kandidatët socialistë. Kështu do të votoni për zgjidhjen e krizës, për ndarjen nga diktatura, gjaku, korrupsioni dhe krimi, nga vjedhja e shqiptarëve, nga përçarja dhe brengosja e gjithanshme për të rifituar besimin dhe shpresën tek rivendosja e drejtësisë dhe përparimi i të gjithë shqiptarëve drejt paqes, drejt Europës. Ju ftoj të votoni për kandidatët socialiste dhe për formën republikane të qeverisjes në Shqipëri. Jam i sigurt se kjo do të garantojë të ardhmen tuaj dhe të kombit shqiptar. Ju faleminderit.

Fotografi e pjesshme e Fatos Nanos; në sfond duken shifrat “29” dhe “95”.

Fatos Nano priti delegacionin e EDU-së

Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano priti në selinë e PSSH-së delegacionin e Bashkimit Demokratik Europian (EDU-së), të kryesuar nga Aleksis Wintoniak, Sekretar Ekzeku- vuri në dukje preokupimin e madh të PS nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme që kudo të krijohen kushte normale për zgjedhje të lira, të drejta e të barabarta, faktor kryesor ky për stabilizimin e tërë jetës së vendit. Duke u ndalur në këto zgjedhje, ai theksoi besimin në fitoren e PS-së dhe opozitës progresiste si dhe në objektivitetin e raportit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve nga OSBE-ja. Drejtuesi i PS i ftoi anëtarët e Delegacionit të EDU-së që të jenë jo vetëm monitorë në këto (Vijon në faqen 2)

Berisha urdhëron gazetën “Albania” të mashtrojë

Me idenë e drejtpërdrejtë dhe urdhrin e Berishës gazeta “Albania” ka formuluar gënjeshtrën për financimin e PSSH me 550 mijë dollarë nga firma Gjallica. Pas krizës së tij personale, Berisha me atësi riprodhuese prej epileptiku politik, pas Xhon Megout e çelikut të bardhë të ’91, pas lajmit të gazetarit të sëmurë psiqik italian për financim të PS nga PS e serbisë, nxjerr gënjeshtrën elektorale të radhës. Në PSSH menjëherë ka mbërritur dokumenti zyrtar që provon se gjithçka është ideuar dhe organizuar nga zyra presidenciale nën mbikqyrjen e vetë Berishës. PSSH është e gatshme t’i japë RTV materialin zanor për të provuar vërtetësinë e përgjegjshmërisë tonë a pavërtetësinë e gënjeshtrës të Albania-s. Zgjedhësit i PSSH

Foto: A. Rama