Përfundimi i zgjedhjeve do të jetë vetëm hapi i parë në rindërtimin e institucioneve demokratike dhe të një ekonomie të shëndoshë në Shqipëri
Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit zonja Madelen Ollbrajt, i shkruan Kryeministrit shqiptar Bashkim Fino
To Prime Minister Bashkim Fino -
I nderuar Zoti Kryeministër,
Dëshiroj të ndaj me ju kënaqësinë time për përfundimin e raundit të parë të votimeve në zgjedhjet parlamentare të vendit tuaj. Ne jemi të shqetësuar nga njoftimet mbi incidentet gjatë raundit të parë dhe vlerësimi i përgjithshëm i zgjedhjeve duhet të presë përfundimin e raundit të dytë më 6 korrik. Megjithatë, ne vlerësojmë përpjekjet e mëdha që ka bërë Qeveria Juaj në këto rrethana të vështira për zhvillimin me sukses të zgjedhjeve.
Ashtu siç diskutuam gjatë takimit tonë në Washington, shëndoshë në Shqipëri. Për të siguruar një përparim të vazhdueshëm, do të jetë e nevojshme që të gjitha palët në Shqipëri t’i përmbahen angazhimit të tyre ndaj frymës së pajtimit kombëtar.
Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre do të mbeten tërësisht të angazhuara në Shqipëri dhe do të vazhdojnë të punojnë nëpërmjet OSBE-së me qëllim që rindërtimi i vendit tuaj të vazhdojë të ecë përpara.
Sinqerisht
MADELEN K.OLLBRajt
Të respektohen ligjet, të shmangen provokimet
Thirrje e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
Kryeministri Bashkim Fino thirri sot mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, për të diskutuar situatën e ndërlikuar të krijuar pas manifestimeve të paligjshme dhe të armatosura të zhvilluara dje në Sheshin Skënderbej dhe përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të udhëhequra nga vetë presidenti për fronin mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogu.
Kryeministri Fino i bëri Këshillit të Ministrave një shpjegim të situatës aktuale, angazhimit të Ministrisë së Brendshme për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të bërë të mundur respektimin e ligjit. Ai bëri të ditur gjithashtu diskriminimin e situatës së rëndë me partitë politike, thirrjes ndaj forcave monarkiste për të respektuar ligjet, si dhe për konsultimet me këshilluesit diplomatikë të vendeve perëndimore në Tiranë si dhe drejtuesit e forcave Shumëkombëshe. Qeveria e Pajtim Ko[-?] mbështet konsideron gjendjen e krijuar dje si një situatë me pasoja tepër të rënda për demokracinë shqiptare. Veprimet e djeshme ajo i quan antligjore, veprime të cilat sollën rrjedhën e gjakut të pafajshëm dhe si një element për destabilizimin e situatës. Si qeveri e këtij vendi ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që të respektojnë institucionet e Republikës, se Qendror i ... Këshilli ... demokratike të ... Kush prek atë ... gjithë popullin. ... qeveria e ... Konventar, për... ministrin e ... (Vijon në faqen 2)
PSSH shpreh mbështetjen dhe angazhimin e plotë, për të parandaluar dhe dhënë fund çdo lloj tentative për destabilizim
Deklaratë e Kryetarit të PSSH Fatos Nano, në mbledhjen e tavolinës së rrumbullakët të 10 partive me Kryeministrin Bashkim Fino
PSSH shpreh edhe një herë qëndrimin e saj konstant e parimor për të bashkëpunuar me të gjithë aleatët dhe për të qenë të hapur me të gjithë partnerët që zotërojnë të njëjtën filozofi politike për ndarjen nga e kaluara dhe rilindjen e Shqipërisë europiane.
Faqe 3
Kryetari i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova uron Kryetarin e PSSH Fatos Nano për fitoren në zgjedhjet e 29 qershorit
T’u jepet fund përpjekjeve për të penguar procesin zgjedhor
DEKLARATË E KRYETARIT TË RADHËS TË OSBE-së
Kryetari i radhës i OSBE-së, ministri i jashtëm danez, Nils Helveg Petersen, lëshoi më 3 korrik në Kopenhagë një deklaratë lidhur me krizën aktuale në Shqipëri, ku ai afirmon se zgjedhjet në Shqipëri janë një hap i madh në procesin e demokratizimit dhe rehabilitimit. Kryetari i radhës i OSBE-së, thuhet më tej në deklaratë, dëshiron të shpallë shqetësimin e tij të thellë mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri. Ai i kërkon Presidentit Berisha dhe të gjithë palëve të angazhuara që t’u japin fund përpjekjeve për të penguar udhëheqjen e procesit zgjedhor.
Me këtë rast, Kryetari i radhës i OSBE-së dëshiron të theksojë se ndihma e ardhshme ndërkombëtare ndaj Shqipërisë do të jetë në vartësi të vullnetit të autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar në drejtim të reformave demokratike
Jemi të bindur se Partia Socialiste, si forcë e shumicës, do të punojë në kapërcimin e krizës aktuale nëpër të cilën po kalon Shqipëria
Ndërkaq, telegrame urimi i kanë dërguar Kryetarit të PSSH Fatos Nano edhe shumë përfaqësues të tjerë të forcave politike shqiptare
Lexoni në faqen 2
Kryetari i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova uron Kryetarin e PSSH Fatos Nano për fitoren në zgjedhjet e 29 qershorit
... dhe të ... Zgjedhësi i PSSH ... Tiranë, Marcello ... ecurinë e mëtejshme të procesove dhe rikoni... shqiptar në të gjitha fus... hal. Drejtuesit socialiste ... vendeve. Zgjedhësit e PSSH