15/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 korrik 1997

Fiton Republika

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatin përfundimtar të Referendumit Rezultati përfundimtar 66.74 për qind, kundrejt 33.26 për qind të votave pro Monarkisë

Ndërtimi i demokracisë

SHQIPËRIA NË NJË OPTIKË TË RE Vota e 29 Qershorit është edhe një vlerësim për mënyrën se si e konceptojnë dhe sa besnik i qëndrojnë socialistët frymës së pajtimit kombëtar dhe obligimeve që derivojnë prej tij. Partitë e qeverisjes me PSD dhe PAD i hapur edhe për të tjerët, që një veprim i zgjuar i tipit perëndimor, që garantoi dhe institucionet ndërkombëtare për një institucionalizim ekzekutiv të pajtimit kombëtar, në vijueshmëri logjike, si një mekanizëm real që do t’i afrojë shqiptarët dhe do të krijojë klimën e përshtatshme të bashkëpunimit e bashkëqeverisjes mes partive të opozitës progresiste, që garanton një mbështetje reale në elektorat por edhe që ofron kapacitetet bindëse në marrjen e përgjegjësive qeverisëse. Shqipëria shihet tani nga komunitetet ndërkombëtare si një subjekt përpara provave të reja shumë të rëndësishme në rrugën e rimëkëmbjes demokratike. Faqe 5

Fino takohet me Berishën

Pritet komunikata përfundimtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dekretimin e mbledhjes së Parlamentit të ri Presidenti Berisha do të dekretojë këtë javë thirrjen e Parlamentit të Ri të dalë nga zgjedhjet e 29 Qershorit. Ka mjaftuar një takim, dje në mbrëmje, midis Presidentit në largim Berisha dhe Kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, për t’u konfirmuar kjo. Por, Presidenti nuk ka thënë gjë dje për dorëheqje të shpejtë të tij. Kryeministri Fino, tha dje, se takimin e kish kërkuar Presidenti Berisha dhe ai nuk zgjati më shumë se një orë, tha Fino. Presidenti Berisha e mbaroi mandatin e parë të tij në shkurt të këtij viti. Ai u rizgjodh nga Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e dhunuara të 26 Majit në kushtet kur në Shqipëri ishte vendosur gjendja e jashtëzakonshme. Zgjedhja e tij u kontestua fort nga qindra mijëra njerëz protestues në të gjithë 30 minuta. Kryeministri tha se biseda ishte zhvilluar rreth problemeve të mbledhjes së Parlamentit të ri. Kryeministri tha për gazetën se kishte gjetur predispozitën e Presidentit Berisha për të dekretuar sa më parë mbledhjen e Parlamentit. “Presidenti më tha se me të dalë deklarata zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 29 Qershorit, do t’u linte 3-4 ditë kohë juristëve të Parlamentit për përgatitjet dhe në fund të javës, maksimumi të hënën e javës së ardhshme do të nënshkruante dekretin për mbledhjen e Parlamentit” - tha dje, pas takimit me Presidentin Berisha, Kryeministri Fino. Ndërkohë, nuk do të ketë dorëheqje të Presidentit Berisha edhe këtë javë. Mbase, edhe në javën pas saj, Kryeministri Fino tha dje se Presidenti Berisha, veç dekretimit të mbledhjes së Parlamentit, do të dekretojë edhe Kryeministrin e ri. Pas kësaj, pra pas plotësimit të atyre që Ber- jit Zgjedhja e tij u kontestua fort nga qindra mijë njerëz protestues në të gjithë Shqipërinë, nga Veriu në Jug. Zgjedhja e tij provokoi zemërimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që e bënin atë përgjegjës për humbjen e kursimeve të tyre në skemat mashtruese piramidale. Thirrja më e egër kundër tij, lidhhej pikërisht me humbjen e parave në skemat piramidale: “O Sali, o hajdut, paret tona ku i ke fut!” Ndërkohë, Presidenti Berisha është “presidenti i radhës” - pas Ramiz Alisë - ish komunist në Shqipëri. Mbledhja e Parlamentit të ri, si dhe largimi i Presidentit Berisha nga posti i Kryetarit të Shtetit, janë dy veprimet kushtetuese të shumëprituara nga shqiptarët. Ato do t’i japin fund tranzicionit, alternimit të pushtetit pas verdiktit popullor më 29 Qershor 1997. Ndërkohë, këto dy veprime do t’i hapin rrugë krijimit të Qeverisë së Re të Koalicionit të Qendrës dhe Qendrës së Majtë si shpresë për tejkalimin e gjendjes së rëndë në Shqipëri. Korresp. | “Zëri i popullit”

Telegrame urimi drejtuar Kryetarit të PSSH Fatos Nano

Viktor Klima, Kancelar i Austrisë Suksesi elektoral i koalicionit të majtë dhe në veçanti i partisë tuaj është shenjë e besimit në të të popullit shqiptar Zv.Kryetarja e PS të Hungarisë Zgjedhjet shprehin qartësisht vullnetin e fortë për të ndryshuar Ion Iliesku, Kryetar i PSD të Rumanisë Sukses të plotë në misionin e ri Faqe 2

Luftë krimit

Zëvendësministri Bare: Luftë krimit Qytetarët të na mirëkuptojnë dhe të na ndihmojnë për rivendosjen e gjendjes Faqe 4