17/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 korrik 1997

Vranicki: Berisha gati për dorëheqje

“Trojka arriti në përfundimin se, zgjedhjet e 29 qershorit dhe 6 korrikut qenë të pranueshme; dhe se rezultatet duhet të jenë baza e një sistemi të qëndrueshëm demokratik të cilët shqiptarët e duan dhe kanë nevojë; dhe se përpjekje të mëtejshme drejt pajtimit kombëtar janë të domosdoshme...” “Trojka arriti në përfundimin se, zgjedhjet e 29 qershorit dhe 6 korrikut qenë të pranueshme; dhe se rezultatet duhet të jenë baza e një sistemi të qëndrueshëm demokratik të cilët shqiptarët e duan dhe kanë nevojë; dhe se përpjekje të mëtejshme drejt pajtimit kombëtar janë të domosdoshme... ...Formimi i një qeverie tjetër po procedon në një mënyrë të rregullt dhe kushtetuetale. Presidenti Berisha po përgatitet të japë dorëheqjen. Parlamenti pritet të mblidhet së shpejti... ...Nga vizita ime e parë në Shqipëri më 8 Mars, u pa qartë që rrënjët e krizës, shtriheshin në të metat e sistemit politik shqiptar. Sistemi ishte shumë i dobët për të përballuar kolapsin e skemave piramidale” Faqe 3

OGI TIRANË I E...

Trafik “diplomatësh”

Në tre muajt e fundit nga Ministria e Jashtme janë emëruar rreth 45 funksionarë të rinj edhe pse personeli i saj bashkë me shoferët dhe bahçevaninin nuk i kalon të 115 vetët TË PËRKEQËSULURIT E 3 MUAJVE TË FUNDIT VAID BORIQI — Shef i protokollit të Berishës emërohet në OKB për të qëndruar përfundimisht pranë të afërmve të familjes MIRA KAURI — Ish deputete e PD-së, emërohet në Itali ROBERT PAPA — Pas përfundimit të “Fokus antigomunistë” emërohet në SHBA TANUSH CABEJ — Drejtor i personelit, emërohet në Suedi RUDOLF MARKU — Pasi doli i papastër nga komisioni i verifikimit të figurave, emërohet në Londër LESH KOLA — Diplomati në Spanjë, pas një konflikti me ambasadorin me një biletë vajtje-ardhje kthehet në Tiranë kandidon për PD në Lezhë, humb dhe kërkohet me detyrë përsëri në Spanjë XHYER CAMI — Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, Drejtor i Drejtorisë së Shtypit emërohet Këshilltar në Paris TONIN BEQ — Kandidon me Markojanion, pasi të zonën e shpërblej si Drejtor për Amerikën duke mos qenë asnjë ditë si diplomat në ambasada. MURI DOMI — Që shefi i fushatës elektorale të ish Ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali më 26 Maj, pas fitores së PD në këto zgjedhje emërohet Drejtor për Europën ILIR TEPELENA — i emëruar në Madrid ARBËR AHMETAJ — i përzgjedhur nga Akademia e Maltës, protagonist i ngjarjes së Shkollës së Bashkuar emërohet Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Rumani VISHO AJAZI — Drejtor i katit të katërt ose i shërbimeve sekrete emërohet si specialist në Drejtorinë Politike SKËNDER BUÇPAPA — ish drejtor i TV-së i emëruar në Zvicër pranë vjerrit të tij Vehbi Skënderi, Faqe 4

Pafajësinë e Nanos e ka nënshkruar vota plebishitare e popullit

Avokati Përparim Sanxhaku reagon: Faqe 2

Fatos Nano indiferent ndaj sulmeve të gazetave presidenciale

I pyetur nga “Zëri i Popullit” se si i konsideron sulmet e djeshme të gazetave presidenciale dhe kërkesën e Azem Hajdarit për të mos njohur mandatin e deputetit Nano, lideri socialist u përgjigj: “Qeveria Nano 3 do të krijojë kushte optimale që edhe zoti Hajdari të konkurrojë normalisht, për të filluar studimet në Fakultetin Juridik, me qëllim që të ketë mundësi të fitojë shprehitë elementare të një juristi, që të paktën të dijë të lexojë ligjet”

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË Bruksel: Mbledhje e Këshillit të Atlantikut. Zgjedhjet të pranueshme. Rezultati bazë e një sistemi të qëndrueshëm demokratik

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Europian, uron liderin e socialistëve shqiptar Fatos Nano Ju ofroj përkrahjen tonë për përballimin e detyrave të vështira I dashur Fatos, Ju shkruaj t’u shpreh kënaqësinë time të veçantë dhe të grupit parlamentar që përfaqësoj për suksesin tuaj në zgjedhjet e përgjithshme. Ju dërgojmë përshëndetjet e përzemërta dhe ju urojmë të dilni faqebardhë në punën tuaj të vështirë në rikthimin e besimit dhe bindjen e popullit shqiptar ndaj qeverisjes. Dëshiroj gjithashtu t’ju ofroj përkrahjen tonë aktive ndaj jush për përballimin e detyrave të vështira në të ardhmen. Nënkryetari i Grupit tonë Parlamentar i angazhuar me çështjet e jashtme Harmes Swoboda do të vendosë së shpejti kontaktet për planifikimin e takimeve tona në të ardhmen. Me urimet më të mira E juaja sinqerisht PAULINE GREEN Bruksel, 9 korrik 1997