23/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 korrik 1997

BE: Ndihmat gati

Të njihet autoriteti i Qeverisë së re, që do të krijohet Bruksel: Këshilli i Ministrave të BE-së, paraqet platformën afatgjatë të marrëdhënieve me Shqipërinë Një Rezolutë me 9 pika u miratua dje nga 18 ministrat e jashtëm të BE, vetëm 24 orë para se të mblidhet Parlamenti i ri. Ministrat e Jashtëm të BE-së shprehën dje kënaqësinë e tyre për mbledhjen e Parlamentit sot. Ata thanë në Rezolutën e tyre se “BE mirëpriti me kënaqësi vlerësimin e përgjithshëm se zgjedhjet legjislative që u mbajtën në Shqipëri me 29 qershor dhe 6 korrik u zhvilluan në mënyrë të pranueshme. Ata nënvizojnë në Rezolutë domosdoshmërinë që rezultatet e tyre të pranohen nga mbarë

Parlamenti i shpresës

Sot dita e parë e mbledhjes së Kuvendit të ri Popullor Kjo është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Është një ditë e shumëpritur, si asnjë herë tjetër në raste zgjedhjesh për deputetët e Kuvendit Popullor. Të tillë këtë ditë e bën situata e krijuar në Shqipëri këto muajt e fundit dhe nevoja për të dalë nga kjo situatë sa më shpejt. Për këtë arsye dita e mbledhjes së Parlamentit të ri shqiptar mund të quhet me plot gojën si dita e shpresës për shqiptarët. Zgjedhjet e 29 qershorit ishin mundësia dhe shansi i vetëm i shqiptarëve për t’i dhënë fund një prej periudhave më të errëta në historinë e popullit shqiptar. — Faqe 2

“Fitimtarët qeverisin”

I ngarkuari i OSBE-së për Shqipërinë Franc Vranicki: A është vënë plotësisht në brazdë procesi politik në Shqipëri pas fitores së forcave politike të majta në zgjedhjet e 29 qershorit? Para se gjithash dua të shpreh kënaqësinë time se tashmë parlamenti shqiptar mund të mbidhet. Së dyti, unë mendoj se është koha për krijimin e qeverisë së re, e cila duhet të marrë përgjegjësinë dhe duhet të njihet nga populli shqiptar dhe Komuniteti Ndërkombëtar. Unë shpresoj shumë se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Dua fju kujtoj se në këto vendet Perëndimore me krijimin e qeverisë së re, ngarkohet qeverisë që re, ngarkohet që atje ka fituar zgjedhjet. Dhe për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Nga ana tjetër, qeveria e re, z. Vranicki, nga rendi, ushtria apo financa? Mendoj se do t’i kenë duart e lira për të gjitha këto. Unë kam thënë se Komuniteti Ndërkombëtar do të mbështesë qeverinë e re shqiptare në të gjitha mënyrat e mundshme. Ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm në rivendosjen e rendit apo vetëm në ekonomi, apo vetëm në strukturat shoqërore. Unë mendoj se të gjitha këto çështje duhen trajtuar në mënyrë të balancuar. Nëse qeveria do të kujdeset vetëm për financat, njerëzit do të ankoheshin për pasiguri. Nëse të gjitha përpjekjet do të përqendroheshin për organizimin dhe forcimin e policisë, do të kishte zëra që do të thoshin se po krijohet një shtet policor. Kjo është një ndër arsyet kryesore që Komuniteti Ndërkombëtar, propozon mbajtjen e një konference të madhe për Shqipërinë për trajtimin e të gjitha këtyre çështjeve. Z. Vranicki, ju kryesoni grupin punës që do të shqyrtojë nevojat e Shqipërisë në paszgjedhjeve. Deri ku ka arritur ky grup në misionin që i është ngarkuar? Mua m’u ngarkua të drejtoj këtë grup pune dhe të koordinoj masat e ndryshme. Kemi arritur të bëjmë progres. Javën e kaluar në Vjenë zhvilluam një takim të nivelit të ... [Vijon në faqen 5]

300 milionë dollarë për ekonominë shqiptare

Banka Botërore ç'bllokon fondet për Shqipërinë dhe premton projekte të tjera Faqe 5

Kryetari i PSSH Fatos Nano takohet me përfaqësuesin e BB në Shqipëri, Karlos Elbirt

Kryetari i PSSH Fatos Nano u takua dje me përfaqësuesin e Misionit të Përhershëm të Bankës Botërore në Shqipëri z. Karlos Elbirt. Në takim ku morën pjesë edhe Ministri i Financave Arben Malaj dhe Shefqet Cani, u shkëmbyen mendime për gjendjen në Shqipëri dhe rrugët e bashkëpunimit për të ardhmen. Kryetari i PSSH, Fatos Nano rik konfirmoi edhe një herë gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Bankën Botërore, duke filluar që nga momenti i hartimit të Programit të Qeverisë së re dhe në të gjithë angazhimet dhe hapat e mëtejshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza, ringritjen e institucioneve dhe rigjallërimin e ekonomisë. Zoti Nano siguroi përfaqësuesin e Bankës Botërore, për gatishmërinë e PSSH për të krijuar një administratë publike të mbështetur vetëm mbi kritere profesionale e teknike, pa asnjë paragjykim, duke rivënë në punë të gjitha potencialet intelektuale. Ndërkaq u kërkua nga Banka Botërore që të rishikohet mundësia e rifillimit të të gjitha projekteve të Bankës Botërore, të lëna në mes për shkak të gjendjes që u krijua në Shqipëri, të bashkëpunohët me qeverinë shqiptare për të tërhequr të gjithë donatorët e mundshëm që do të marrin pjesë në programin e rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare dhe hartimin e projekteve të reja për të ardhmen. Përfaqësuesi i Misionit të Përhershëm të Bankës Botërore në Shqipëri Zoti Elbirt, pasi vlerësoi ekspozanë e bërë dhe gatishmërinë e shfaqur nga lideri socialist për bashkëpunimin me BB, nënvizoi faktin se Banka Botërore do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë mbi bazën e programeve konkrete, për të mundësuar jo vetëm kapërcimin e shpejtë të gjendjes së krijuar, por edhe për krijimin e kushteve për tërheqjen e investimeve. Takimi kaloi në një frymë të ngrohtë dhe miqësore. Zëdhënësi i PSSH

Ditë në Bruksel, Ministri i Jashtëm i Italisë Dini, Ministri i Jashtëm i Greqisë Pangalos, Sekretaret e Shtetit Fasino dhe Papandreu

Mbledhje e KPD

SOT NË SELINË E PSSH: Lajmërohen anëtarët e KPD se ditën e ... ora 10.00 në selinë e PSSH zhvillohet mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH. Lajmërohen gjithashtu edhe të gjithë deputetët e Partisë Socialiste të jenë të pranishëm në takimin që do të zhvillohet me ta në selinë e PSSH pas mbledhjes së KPD KRYESIA E PSSH

Hirësisë së tij Zotit H.H. Sabri Koçi

Është kënaqësie e veçantë për mua, që në emër të Partisë Socialiste, të uroj të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së gëzuar të ditëlindjes së Profetit Muhamed. Me këtë rast, uroj që të keni mbarësi, shëndet të mirë dhe besim të pathundur në zhvillimin e Shqipërisë së lirë, të begatë dhe vërtetë demokratike. FATOS NANO Kryetari i PSSH Tiranë, më 21.07.1997

LAJMËRIM

Ditën e shtunë dt. 26.07.1997, ora 10.00 në Selinë e Partisë Socialdemokrate thirret mbledhja e Këshillit Drejtues Kombëtar të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. KRYESIA E PSD-së