Nano, kryeministër në 4-vjetorin e burgosjes
Kuvendi Popullor jep votbesimin për programin dhe përbërjen e Qeverisë së re
“Ju ftoj ta ndërtojmë dhe ta garantojmë të gjithë së bashku të ardhmen tonë europiane, në përputhje me dinjitetin tonë kombëtar”
Kryeministri Nano duke nënshkruar deputetët e Kuvendit Popullor, pas marrjes së votbesimit. (Foto: ROJTER)
Një marrëzi që duhet harruar
1993 - 30 korrik - 1997
Katër vjet më parë, pikërisht më 30 korrik 1993, regjimi i mbrapshtë i Berishës duke burgosur padrejtësisht e në mënyrë të kundërligjshme liderin socialist Fatos Nano, paralajmëronte shqiptarët se ëndrra e tyre për demokraci, e formësuar në mënyrën më kuptimplotë në thirrjen “E duam Shqipërinë si Evropa!” do të kishte të njëjtin fat. Marrëzia berishjane synonte kësisoj likuidimin e opozitës, eliminimin e kundërshtarëve politikë, synonte burgosjen e një populli të tërë.
Mirëpo vetëdija popullore që në burgosjen e Fatos Nanos nuk shikonte thjesht rrëmbimin e paligjshëm të lirisë së një qytetari, por fillimin e rrëmbimit të lirisë së një populli të tërë, shpërtheu në revoltë që nuk do të reshtët për gati katër vjet me radhë, pa pyetur për burgje e shkopinj gome, pa pyetur për dhunën e një pushteti bandit e akuzat gjithfarëshe që fabrikoheshin për të përçarë e vënë shqiptarët kundër njëri-tjetrit.
As burgos, as kërcënimet dhe asgjë tjetër nuk arriti ta gjunjëzojë të burgosurin politik të regjimit të Berishës, Fatos Nano, i cili me qëndresën e tij u shndërrua në simbol i luftës për demokraci, që falë kryengritjes mbarëpopullore nga jugu në Veri të Shqipërisë, më në fund ndjehet realisht e ’pranguar, pronë e gjithë shqiptarëve.
Me gjithë përpjekjet e regjimit të vjetër, shumica e shqiptarëve të cilët i bashkoi me Fatos Nanon jo vetëm vuajtja e përbashkët, por edhe aspirata e njëjtë për një Shqipëri normale, me votën plebishitare të 29 qershorit, vendosën përfundimisht që të mos ketë më kurrë as 30 korrik si 1993-shit, këtë më kurre as 30 korrik si 1993-shit, as 26 apo 28 maj si ai i 1996-ës.
Sot mbushen katër vjet nga burgosja politike e Fatos Nanos. E gjitha ishte një marrëzi që duhet harruar. E gjitha ishte një marrëzi që duhet harruar. Ta mbajmë, gjithçka të mirë, gjithçka të keqe? [pjesërisht e paqartë]
Dje Kuvendi Popullor me shumicën absolute të votave, i dha votbesimin qeverisë së re demokratike me kryeministër zotin Fatos Nano. Politika e Re e Bashkëjetesës dhe Bashkëqeverisjes, inauguruar nga një njeri që katër vjet më parë mbillej padrejtësisht në qelitë e burgjeve të regjimit berishjan, çel epokën e rindërtimit evropian të Shqipërisë. Prandaj, pikërisht sot kur mbushen plot katër vjet nga 30 korriku i vitit 1993, kryeministri Fatos Nano na drejtohet të gjithë shqiptarëve: “Ju ftoj ta ndërtojmë dhe ta garantojmë të gjithë së bashku të ardhmen tonë evropiane, në përputhje me dinjitetin tonë kombëtar”.
Luan M. Rama