Mbledhje e Këshillit të Ministrave: emërohen zëvendësministrat, prefektët dhe sekretarët e prefekturave
Lexoni në faqen 2 listën e plotë të ndryshimeve të bëra
“Shkenca larg manipulimit”
Kryeministri takon akademikët
Fatos Nano
“Një shkencë shqiptare e liruar nga manipulimi dhe frymëzimi politik, një shkencë e cila nuk do të na tregonte vetëm antivera, do të ndihmonte që shqiptarët të hynin në Europë me dinjitetin dhe vlerat e tyre, do t’i bënte vërtet dinjitozë e më të aftë për të qenë kompetitivë në shoqërinë europiane. Do të bënte të mundur që ata të mos flisnin me gjuhën e refugjatit, por me gjuhën e qytetarëve të Europës së bashkuar. Është ajo që urojmë, synojmë dhe punojmë”.
Faqe 2
Dr. Prof. Fatos Klosi: Nga mikroskopi i elektronikës, tek “mikroskopi” i shërbimeve të fshehta shqiptare
Intervistë me Kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar
“Specialistët e painkriminuar, në të kaluarën e largët dhe të afërt, do të ftohen të japin kontributin e tyre në Shërbimin Informativ Kombëtar. Unë nuk kam paragjykime dhe komplekse partiake në këtë drejtim. Por kjo do të bëhet në përputhje me ligjet. Kuadri i SHIK-ut do të rinovohet dhe plotësohet pikërisht për të zbatuar detyrat dhe misionin që na ngarkon ‘Ligji mbi Shërbimin Informativ Kombëtar’
Faqe 8-9
Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh keqardhjen për incidentin që çoi në plagosje e gazetarit Mujë Buçpapaj
Faqe 5
Lamtumira e fundit për “Artistin e Popullit”, kompozitorin Çesk Zadeja
Dje në Kryeqytet ju bënë nderimet e lamtumirës Artistit të Popullit Çesk Zadeja. Ato nisën me meshën e përshpirtjes në Kishën e “Zemrës së Krishtit”. Me pas pjesëtarë të afërm të familjes, artistë, kolegë, miq e të afërm në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit për gali dy orë kanë vazhduar homazhet.
Jo vetëm këta por mbarë opinioni shqiptar është përulur me dhimbje dhe respekt të thellë e thellë, para artistit të madh, Çesk Zadesë. Ai muzikës, të baletit, të skenës shqiptare, të pikturës kanë nderuar dhe e kanë bërë homazhe për personalitetin e madh shqiptar, babain e muzikës ... shqiptare, i cili përhskroi një udhë të gjatë me breza të tërë ... duke ruajtur të pavdekshme ... dhe tingujt e muzikës së artistit.
Homazhit të njerëzve të artit i bashkohet dhe homazhi i personaliteteve të shtetit shqiptar, i Presidentit të Republikës Rexhep Meidani, i Kryeministrit Fatos Nano, i Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor Skënder Gjinushi, i Ministres së Kulturës Arta Dade, dhe i figurave të tjera të politikës shqiptare.
Muzika jonë ka humbur kështu një njeri të madh, i cili do të zërë vendin e merituar në historinë e muzikës e të kulturës shqiptare.
Ai me veprën e tij i përket kombit, i përket të ardhmes, ai e ka vendin në panteonin e nderit.
Për jetën e mjeshësit, kolegu dhe artisti i madh foli kompozitori Aleksandër Peçi.
Sekretari i Përgjithshëm i PSSH Pandeli Majko, priti delegacionin e LDK
NE SELINE E PSSH:
Faqe 2
Kryetari i Delegacionit të BE, Elio Germano i shkruan Kryeredaktorit të gazetës “Zëri i Popullit”