Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E diel, 24.8.1997

“Zëri i Popullit” 55 vjet

Tribunë e fjalës së lirë, stafetë qytetërimi që brezat ia lënë njëri-tjetrit Kujtojmë me nderim e mirënjohje gjithë kolegët tanë pararadhës, që i dhanë jetë dhe emër “Zërit të Popullit”, duke e bërë atë laboratore të shkollës së gazetarisë dhe bashkëpunëtorët tanë e nga Shqipëria dhe jashtë saj Nesër “Zëri i Popullit” bën 55 vjet. Ai me shumë ngjyrime shkruan fletë të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, kujton me nostalgia rrënjët e veta, rishton kujtimet, ngjarjet, mbresat e gazetarëve, redaktorëve, korrektorëve e të tipografëve, bashkëpunëtorëve të shumtë në atë rrugë të gjatë të vetën me uljet dhe ngritjet, me dritëhijet e veta. Kaq gjatë është edhe vija e jetës së “Zërit të Popullit”, gjithnjë e rradhitur pu me ngjarje e situata politike, që ai duhej t’u bënte ballë me forcën e shpirtit dhe të fjalës së vet. “Zëri i Popullit” është gazetë e partisë, e themeluar dhe lindur nga antifashistët dhe nga nacionalçlirimtarët edhe në rrethanat e vështira të Luftës së Dytë Botërore. Por, sidoqoftë, ajo nuk ishte gazetë konjukturale, e krijuar për një ngjarje e kohë kalimtare. Që në krye, “Zëri i Popullit”, me misionin e vet, kishte një cak të qartë, një ideal, të vetmin tashmë kombëtar, forcimin e unitetit të popullit, atdhedashurinë, përparimin dhe të ardhmen, lirinë, pavarësinë. Ndoshta mjafton kjo për të kuptuar pse “Zëri i Popullit” ka qenë pjesë e pandarë e fateve të Shqipërisë, përcjellës i ideve dhe i frymës së kohës e të etapave që ajo ka përshkuar. Mosha e saj bën të qartë gjithashtu se gazeta ka qenë pjesë e pandarë e historisë shqiptare. Ose, ndryshe, ajo është bërë dëshmi e historisë. Nëpër të, me gjuhën e stilin e vet, me konceptet e komunikimit të hapur me lexuesin, janë pasqyruar etapat e zhvillimeve të shoqërisë shqiptare në periudha të caktuara, bashkë me tiparet e veta social-politike e historike, dhe jo vetëm kaq. Për 55 vjet “Zëri i Popullit”, me interesat e veta mbi politikën, ekonominë, kulturën dhe mbarë jetën shqiptare, ka ndërtuar një “fletore” të madhe politike të popullit, duke u sjellë lexuesve shpresë, njohuri, ide e kulturë, si kundër edhe një mision historik të gazetës. Ku shtrihen, a mbarojnë vallë detyrimet e kësaj gazete? Ndoshta ato ndërpriten, ndahen, përfundojnë me ditën, javën e muajin që ndërrohet. Jo, ato janë të pandarë nga koha dhe përgjegjësia për popullin e kombin, për një shoqëri që hap rrugën drejt vlerave demokratike, qytetare e të europianizimit. “Zëri i Popullit” ka lindur si pikënisje e ndërgjegjes kolektive, si pasqyrë e botës së gjerë njerëzore të një shoqërie që doli nga një luftë e vështirë, e i duhej të ndriçohej nga ideja e qytetarisë e e krijimit të një ideali emancipues. Ajo bashkë me historinë dhe mendimin e vet krijoi një marrëdhënie të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me popullin. Në thelb kjo ka qenë ideja e “Zërit të Popullit”, kaq e çmuar edhe sot. Mbi të gjitha, “Zëri i Popullit” ka qenë dhe ka mbetur institucion i ligjërimit të fjalës së lirë, një tribunë e mendimit plural, duke qënë zë i dinjitetit të pavarur e i respektuar në të gjitha kohët e në të gjitha gjendjet. Kjo do të thotë se, me qëndrimin e vet të pavarur, gazeta u ngrit mbi klishetë e zakonshme, diti të rrokte zhvillimet e kohës, u bë kronikë e saj, përfaqësuese e ideve dhe e mendimit shoqëror, me mesazhin më të qartë për lirinë, progresin e qytetërimin shqiptar. Ajo ecën gjithnjë me kohën, duke marrë e dhënë, reflektuar e imponuar ide e vlera të reja, sa kohë që vetë është e lidhur me kohën, me dinjitetin dhe të vërtetën. “Zëri i Popullit” nuk i ka shpëtuar as stuhive e vështirësive të kohëve. Ka patur periudha jo të mira për të dhe për popullin e vendin, ka patur sfida e sakrifica. Ishte “Zëri i Popullit” ai që, para së gjithash, i preku e i përcolli gjithë në botën shqiptare shqetësimet, madje edhe plagët e rënda të historisë sonë kombëtare. Vitet e fundit ajo ka qenë pjesë e të gjitha proceseve demokratike të vendit, duke veçuar dhe vlerësuar gjithçka me të vërtetë të progresit shqiptar. Nuk mund të flitet sot për median e dhe mendimin e lirë në Shqipëri pa e parë “Zërin e Popullit” si një shembull ndërgjegjeje dhe kulturë qytetare, pa e quajtur atë një institucion të pavarur të mendimit dhe të informacionit të hapur. Tashmë ai jeton me ndryshimet e shoqërisë dhe të vetë shtypit shqiptar në kushtet e sotme. Krijimi i shtypit të pavarur demokratik nga gazetat dhe revistat e ndryshme në Shqipëri, e rrit dhe e forcon gjithë veprimtarinë publike dhe sociale të gazetës. Në kuptimin më të thellë “Zëri i Popullit” vazhdon të jetë një tribunë e fjalës së lirë, që përcjell kulturën e demokratizimit dhe të emancipimit njerëzor e kombëtar. Në emër të këtij ideali ai ka fituar autoritet e respekt në mbarë hapësirën shpirtërore e atdhetare. Këto janë dhe mbeten një meritë e madhe e rolit të “Zërit të Popullit”, tribuna e vetme kombëtare e fjalës së lirë, e qytetarisë dhe e madhështisë së saj. Ai është më tepër se një gazetë: një tribunë pluralizmi, lirie dhe humanizmi. “Zëri i Popullit” nuk ka reshtur asnjëherë së jetuari me pulsin e kohës, me ngjarjet, me dhembjet dhe shpresat, me ëndrrat e idealet e njeriut shqiptar. Kjo e bën atë një institucion të veçantë publik e shoqëror, të dobishëm dhe emancipues. Ajo pa dyshim ka qenë dhe mbetet një tribunë e fjalës së lirë edhe e diskutimit të ideve, ku lexuesi jo vetëm ka marrë informacionin e nevojshëm, por edhe ka komunikuar me gjuhën më të gjallë me problemet e aktualitetit, me çështjet e mëdha dhe të ndjeshme të vendit e të kombit. “Zëri i Popullit” është në këtë kuptim gazetë e së vërtetës, e qytetarisë dhe e emancipimit njerëzor. Kjo jo vetëm në kuptimin e fjalës së lirë, por edhe të përgjegjësisë për të orientuar një shoqëri në tranzicion drejt standardeve të reja të kulturës demokratike. Sot, kur Shqipëria ka hyrë në një etapë të re historike, me sfida të ndërlikuara politike, ekonomike dhe morale, “Zëri i Popullit” ka detyrën të ruajë dhe të forcojë misionin e vet publik. Gazeta mbetet një zë i arsyes, i ekuilibrit dhe i përgjegjësisë qytetare, duke ndihmuar në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të kulturës së dialogut. Kjo është trashëgimia e saj më e mirë dhe detyrimi më i madh ndaj brezave që vijnë. çështje të ditës
Shqipëri

Opinione të kryeministrit Fatos Nano për ngjarjet politike të javës

O pasuritë e bosëve të fajdeve janë paratë e shqiptarëve O Janë paratë e shqiptarëve O Nuk ka asnjë marrëveshje kundër emigrantëve O Abnori kërkon të kthejë monstra të terrorit informativ Faqe 2 - 3
Fatos Nano Abnori

Mëshirë për Pjetër Arbnorin!

Ish i burgosuri politik i regjimit komunist Viktor Martini shkruan “Zërit të Popullit”: Harrom ju z. Pjetër me shokë se Venui asht i kryqëzuem nga Jugun, se e gjejë jemi nji, të lidhun me gjak e gjuhë. Kushtrim! e fis kombëtar! të gjithë po dërçhët përditë në vendin tonë eshtë tragedia qe kr[?]...t ju Ish i burgosuri politik i regjimit komunist Viktor Martini shkruan “Zërit të Popullit”: Mëshirë per Pjetër Arbnorin! Harrom ju z. Pjetër me shokë se Venui asht i Kryqëzuem nga Jugun, se e gjejë jemi nji, të lidhun me gjak e gjuhë. Kushtrim! e fis kombëtar! me njeri tje e gjege jemi nji, të lidhun me gjak e gjuhë. Kushtrim! e fis kombëtar! ... Çlaku që po dërchët përditë ne vendin tone eshte tragjedia që kr[?] ...t ju Faqe 4
Pjetër Arbnori Viktor Martini Jugun

Qeveria

Zyra e shtypit / Kryeministri përgjigjet pas një njoftimi letrar në delfjuesve të 9 gazetaeve dhe revistave Qeveria mirpret dialogun me shtypin e lirë e të pavarur Zyra e shtypit / Kryeministri përgjigjet pas një njoftimi letrar në delfjuesve të 9 gazetave dhe revistave Qeveria mirëpret dialogun me shtypin e lirë e të pavarur ... në një kohë që për se radhë, ka rënë mbi nënshtetëritë e vendit një fushatë e paprecedentë e shpifjeve të ulëta e të paskrupullta, të fabrikuara kundër qeverisë, kryeministrit, ministrave dhe zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar. E gjitha kjo e bën të vështirë që në vend të debatit serioz e profesional, t'i lihet vend manipulimit dhe konfuzionit. Kryeministri i Republikës dhe qeveria e respektojnë dhe do ta respektojnë gjithmonë lirinë e mendimit, e të shprehjes së opinioneve, por vetëm brenda etikës së shtypit dhe të përgjegjësisë qytetare. Faqe 9
Kryeministri Republikës Shqiptar