Deklaratë e Zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, z. James P. Rubin
Ne u kërkojmë të gjithë shqiptarëve që të ruajnë qetësinë, pas tentativës për vrasje ndaj anëtarit të Parlamentit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, dje paradite në Tiranë. Të shtënat nga një deputet i Partisë Socialiste ndodhen në godinën e Parlamentit në Tiranë. Z. Hajdari besohet të jetë jashtë rrezikut, ndërsa atentatori i tij është arrestuar. Ne shpresojmë që zoti Hajdari do ta marrë shpejt veten.
Qeveria e SHBA dënon me forcë këtë atentat dhe i kërkon qeverisë së Shqipërisë që të hetojë me inçidencë dhe të dënojë fajtorin në shkallën maksimale të ligjit.
Në përshëndesim deklaratën e Kryeministrit shqiptar Fatos Nano, për dënimin e atentatit dhe thirrjen për qetësi. Ne besojmë se dallimet politike mund të zgjidhen me mjete politike; dhuna vetëm mund t’i acarojë problemet. Zgjedhjet e qershorit e kthyen Shqipërinë në kursin e zhvillimit demokratik dhe i hapën rrugën stabilizimit dhe rritjes ekonomike. Është e rëndësishme që të gjithë shqiptarët ta shfrytëzojnë këtë rast për të punuar së bashku, për nxitjen e pajtimit kombëtar dhe mirëkëmbjen ekonomike.
Uashington,
më 18.09.1997
Veprim i shëmtuar i një krimineli ordiner
Plumba në Kuvendin Popullor. Plagoset deputeti Azem Hajdari
Faqe 2- 3
Partia Socialiste e Shqipërisë
Dënojmë ashpër aktin e shëmtuar dhe kriminal të ndodhur dje në Parlament. Distancohemi nga ky akt vandal dhe i turpshëm kundër një deputeti të Kuvendit Popullor dhe një politikani të Shqipërisë demokratike, i frymëzuar nga ndjenja e urrejtjes, hakmarrjes dhe rregullave arkaike të shoqërisë shqiptare.
Rexhep Meidani
President i Republikës
Mësova me indinjatë të thellë lajmin e plagosjes me armë zjarri në Parlament të deputetit Azem Hajdari. Ky akt i shëmtuar, shprehje ekstreme e intolerancës dhe hakmarrjes primitive, minon përpjekjet e gjithanshme që po bëhen në Shqipërinë tonë për uljen e tensioneve dhe rikthimin e qetësisë dhe paqes që dëshirojnë të gjithë shqiptarët nga Jugu në Veri.
Fatos Nano
Kryetar i Këshillit të Ministrave
Krimineli ordiner, që natyrisht nuk do të mbahet me mandatin e deputetit do të dënohet me rreptësi, në bazë të ligjit. Organet përkatëse po veprojnë me përgjegjësi dhe shpejtësi për të hetuar dhe dënuar këtë krim të rëndë.
Akt që u krye dje ndaj zotit Azem Hajdari, është dënuar nga të gjithë. Por opinioni demokratik në vend, krahas dënimit të menjëhershëm të tij, nuk priste kurrsesi që një akt i ngjashëm të rrjedhë si një ngjarje shkak që ngre nëpërmjet forc[a] të caktuara të kërkojnë të ndërlikojnë edhe më tej përmes saj jetën politike në vend.
Kjo ngjarje kërkonte refleksion të matur edhe nga shtypi demokratik, nga çdo forcë politike. Shumica e tyre e bënë në një të tillë, qoftë në parlament apo edhe jashtë saj. Por për fat të keq, Partia demokratike, në frymëzimin e liderit të saj, Sali Berisha nuk arriti të bëjë hapat që vlejnë për të qetë e të matur në situatën, ta inkadrojë këtë krim në një gjendje banale e ordiner.
Berisha i hedh benzinë zjarrit
Përkundrazi, sikur të mos majftojë gjuhë e urrjtjes që po praktikon që gjithnjë lideri i PD-së ndaj kundërshtarëve të tij politikë, ai dje i ngriti në kufijtë e kërkesave absurde tonet antidemokratike, duke treguar se vazhdon të jetë faktori kryesor i destabilizimit të situatës në vend. Vetëm në këtë optikë mund t’i vlerësoheshin thirrjet histerike të zotit Sali Berisha në konferencën e djeshme për shtyp, ku ai me një gjuhë hakmarrëse kërkoi në forma ultimative dorëheqjen e të gjithë drejtuesve aktualë të shtetit shqiptar. Për më tepër ai nuk po ngurron të vihet edhe në krye të njerëzve për të demonstruar deri në sheshin Skënderbej.
(Vijon në faqen 2)
Mazreku e Hajdari një ditë para aktit kriminal
Deputeti Hajdari në sallën e operacionit në Spitalin Ushtarak
Hajdari dërgohet në Itali
Komunikatë shtypi e Ministrisë së Jashtme Italiane
Qeveria shqiptare i është drejtuar Ministrisë së Jashtme Italiane dhe Ministrit Lamberto Dini, duke i kërkuar që të sigurojë transportin e menjëhershëm në Itali dhe shtrimin në spital të deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, i plagosur sot nga katër goditje me armë zjarri ndërsa gjendej në ambientet e parlamentit shqiptar. Kërkesa të ngjashme janë drejtuar dhe nga ana e udhëheqësve së Partisë Demokratike. Në cilësinë e Ministrit Dini transporti i të plagosurit i krye dje me një aeroplan vendë në dispozicion nga Forca Ajrore. Hajdari është shtruar në poliklinikën e Barit dhe është pritur nga prefekti i zonës.
LAJMERIM
Lajmërohet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste se sot në ora 11.00 zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme në selinë e PSSH.
Kryesia e Grupit Parlamentar