Gjykatë apo mburojë e krimit?!...
Editorial Gjykatë apo mburojë e krimit?!... Drejtësia shqiptare vazhdon të jetë një nga fushat ku kimi dhe antigjili, ku korrupsioni dhe banditizmi vazhdojnë të bashkëjetojnë. Prej kohësh nga shumëkush është folur për gjyqtarë të papërgjegjshëm, për gjykatës fallco juristësh, të shpallur si të tillë vetëm për shërbime partiake apo për zyra të vena të SHIK-ut, por ende nuk është vënë si duhet dora mbi këtë plagë të rëndë, pa shërimin e së cilës nuk mund të bëhet fjalë për shtet juridik, për shtet të së drejtës, që të mbrojë liritë, të drejtat, dinjitetin e qytetarit. Grupe mercenarësh vazhdojnë të shkelin rregullisht ligjin, njerëz të ndryshëm janë denoncuar për veprimet e tyre kriminale, e megjithatë ata i sheh rrugëve. Në vend që të japin llogari për krimet para ligjit. Ditë më parë u kap nga forcat e policisë, pasi që shpallur më parë person në kërkim, shoqëruesi i Sali Berishës, i zënë në flagrancë me armë pa leje. Mirëpo, në vend që gjykatësi të zbatojë ligjin, abuzon me kompe- kompetencat që i jep ligji, dhe ndryshon masën e arrestit për një njeri u zu më tek shkallet e Pallatit të Kulturës me pistoletë dhe granatë në brez. Jo pse është shoqëruesi i Berishës, por sepse ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, sepse që denoncuar më parë për një vepër tjetër penale bashkë me dy të tjerë kishin rrahur kryetarin e Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqirin ai duhej të ndëshkohej rreptë, ashtu siç e meritojnë të gjithë ata që parashtrojnë rrezikshmëri shoqërore. Dikush mund të thotë se masa ligjore është kompetencë e gjykatësit. Sigurisht që kështu është, por kur gjyqtari, merr në mbrojtje njerëz të inkriminuar duke përdorur si fasadë ligjin, më e pakta që mund të thuhet është që ai nuk e meriton të punojë më si njeri i ligjit, pa folur se raste të tilla në një vend normal mund të shkojnë deri në ndjekje penale. Drejtësia shqiptare me njerëz të tillë vazhdon t’u kundërvihet masave dhe këshillimeve të Parlamentit, të Gjykatës Kushtetuese si dhe të përgjegjshme politike, gjithë opinionit qytetar shqiptar për ndërtimin e shtetit juridik dhe institucioneve të tij normale. Këtë e dimë se sa e dëmton vendin, por edhe të gjithë Europën. Kështu të themi, apo jemi të gënjyer?