11/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 dhjetor 1997

Gjinushi: Jam indiferent ndaj kallëzimit penal

“Rustem Gjata nuk bën jo për gjyqtar kushtetues, por as si jurist i thjeshtë” Faqe 3

DENONCOJME

Drejtësia - çerdhe korrupsioni, seksion i Partisë Demokratike Ligji për riorganizimin e organeve të drejtësisë, domosdoshmëri Berisha dhe berishëria vazhdojnë të çirren për të ashtuquajturin revansh të socialistëve. Zhurmojnë [gabuar?] dhe antiligjore që është ndjekur në këtë rast. Themeli e gabuar sepse ajo ka kaluar edhe PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË DEGA E PERMETIT KESHILLI DREJTUES Nr.1 Prot. Permet më 4.1.1993 LËNDA : DËRGOHEN PROPOZIME PËR KURSET E PËRGATITURA PËR ORGANET E DREJTËSISË SEKSIONIT TË ORGANIZIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË

PRESIDENTI GJERMAN ROMAN HERC0G:

PRESIDENTI GJERMAN ROMAN HERCOG: “DO TE VAZH-DOJME TA MBESHTESIM SHQIPERINE” Faqe 2 MBLIDHET KESHILLI I MBROJTJES LUFTE KONTRA-

e organeve të drejtësisë, domosdoshmëri

cirren për të ashtuquajturin revansh të socialistëve. Zhurmojnë me gjithëfarëlloj akuzash e shpifjesh pa asnjë bazë, me shpresë se mund të fshihen sadopak nga bëmat e tyre pambarrim, të cilat arritën kulmin me shkaktërrimin e gjithçkaje që kishte ndërtuar ky popull nder vite, dhe mijëra e mijëra të vrarë e të plagosur në gjithë Shqipërinë. Karshillëku i tyre as më shumë e as më pak është karshillëk i krimit ndaj shtetit të ligjit, është karshillëk i korrupsionit ndaj përpjekjeve që po bëhen për ringritjen e institucioneve të shtetit të drejtës. A duhen toleruar më dhe deri kur? Jo për revansh e hakmarrje, por vetëm për të ndëshkuar vrasësin, kriminelin, hajdutin. Po nuk kemi fakte mund të përgjigjet ndonjë mendjelehtë i përkëdhelur nga servilët që deri dje si mjet komunikimi me qytetarin që kërkonte liri kishin vetëm thikën, shkopin e gomës dhe plumbin. Po çfarë fakti tjetër pritet që t’ua mbushë mendjen këtyre njerëzve për shkaktërrimin e Shqipërisë? A nuk mjaftojnë mbi 2 mijë të vrarë nga planet kriminale të fillimmarsit të këtij viti? Vështrojmë me kujdes faksimilen që po e botojmë të plotë. Janë emra të propozuar nga partia demokratike për kurset e përshpejtuara për organet e drejtësisë. Pa dashur aspak t’i paragjykojmë personat konkretë, denoncojmë publikisht praktikën e gabuar dhe antilligjore që është ndjekur në këtë rast. Them i gabuar sepse ajo ia kalon edhe praktikave të partisë së punës kur në Shqipëri ishte e ligjëruar si parti-shtet. Ndërsa antilligjore është sepse bie ndesh me ligjet që vetë PD ka miratuar kur ishte në pushtet, pasi organet e drejtësisë duhej të ishin të depolitizuara e të depolitizuara. Mirëpo nuk mjafton vetëm ta denoncosh një praktikë të tillë. Ajo duhet dënuar. Për këtë le të përgjigjen fajtorët, ndërsa ata që janë punësuar në këto organe në rrugë antilligjore, më e pakta që mund të bëhet është largimi i menjëhershëm nga organet e drejtësisë, të cilat del se nuk kanë qenë asgjë më tepër se seksione të bindura të partisë së Berishës. Prandaj e ritheksojmë se miratimi i ligjit për riorganizimin e sistemit të drejtësisë është domosdoshmëri. Ndryshe, ç’do përpjekje, sado e ndershme që të jetë, për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur e të paanshëm nuk do të ketë sukses. Shteti i së drejtës do të vonojë, Berisha le të vazhdojë të cirret. Përballë fakteve të panumërta ai s’ka alternativë tjetër. Atë e tërbon ndëshkimi i krimit dhe kriminelëve, (a nuk u denoncuar lirimi nga burgu i 57 kriminelëve të rrezikshëm me dekret presidencial disa ditë përpara zgjedhjeve të 29 qershorit, por që nuk u shoqërua me asnjë masë konkrete?) E tërbon stabiliteti dhe normaliteti në jetën e vendit.

DEGA E PERMETIT / KESHILLI DREJTUES / Nr.1 Prot. / Permet më 4.1.1995

LËNDA: DËRGOHEN PROPOZIME PËR KURSET E PËRSHPEJTUARA PËR ORGANET E DREJTËSISË DEGA E PERMETIT KESHILLI DREJTUES Nr.1 Prot. Permet më 4.1.1995 LËNDA: DËRGOHEN PROPOZIME PËR KURSET E PËRSHPEJTUARA TIRANË Keshilli Drejtues i Deges PD Permet propozon per kurse te perhpejtuara per organet e drejtesise sa me posht: 1- HAKAN MEMHETI me shkolle te larte dega cikli i ulet, anetar i PD nga shkurti 1991, vjeç 42, demokrat kurajoz dhe i devotshem. Ka eshte propozuar edhe nga Shoqata e te Persekutuarve Politike. 2- GURI PICARI me shkolle te mesme me mesatare 9,3. Anetar i shoqates te persekutuarve politike, vjeç 36. Ka mbrojtur frengjishten (vleresimi shume mire) dhe italishten (nota 9). 3- SILVANA MERKO vjeç 25, anetare e PD qe nga shtatori 1991, me UT dega matematike. Nota mesatare ne shkolle te mesme 9,8, ne shkolle te larte 7,2. Ka eshte propozuar dhe nga Shoqata e ish te Persekutuarve Politike. Flet shume mire anglisht. 4- VASIL NIKOLLA vjeç 33, agronom i larte, anetar i PD qe prej dhjetorit 1991, ka mbrojtur frengjishten. Nota mesatare ne shkolle te mesme 9,7, ne shkolle te larte 8,6. 5- ARJAN DOSTI vjeç 27, me ILB dega agronomi, anetar i PD qe prej janarit 1992, nota mesatare ne shkolle te larte 8,3. Anetar i Keshillit Drejtues te PD te rrethit. 6- XHAFER SADIKU me shkolle te mesme, vjeç 38, Anetar i Shoqates ish Persekutuarve Politike. Anetar i PD qe prej marsit 1991, demokrat i devotshem dhe kurajoz. Ka dhene kontribut te madh per demokracine ne zonen e Deshnices. Ka eshte propozuar dhe nga Shoqata e Ish Persekutuarve Politike. PER POLICINE HEKTORE 1- Kosta Popo me ILB dega prototnik, vjeç 31, anetar i Shoqates te ish Persekutuarve politike. Demokrat i devotshem e kurajoz. Ka perfunduar shkollen e mesme me mesatare 9,5 dhe e larte me mesatare 9,5. 2- POLIKRON JOSI STEFANI me ILB dega Agronomi. KRYETARI I DEGËS PD PERMET THEODHORAQ VANGJELI

KESHILLI I MBROJTJES

LUFTE KONTRA-BANDES DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR Faqe 5 PD REFUZON FTESEN E PRESIDENTIT MEIDANI BERISHA VAZHDON ME LOGJIKEN E BUNKEREVE Faqe 2 FONDACIONI “VELIJA” SHPALL FITUESIT E VITIT PER LETERSINE DHE GAZETARINE