09/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 nëntor 1997

Ja njëqind ditët e qeverisë time

Kryeministri Fatos Nano bën bilancin e qeverisë përpara gazetarëve Faqe 2-3

Masa të ashpra për

Ministri Malaj në Bruksel

LEGALIZIMI I EMIGRANTËVE

1 janar 1998 LEGALIZIMI I EMIGRANTËVE Dekreti pret nënshkrimin nga Presidenti i Republikës greke Më 1 janar 1998 do të hyjë në fuqi Dekreti presidencial për legalizimin e emigrantëve të huaj në Greqi, njoftoi nga Athina korrespondenti i radio BBC. Nga kjo datë, thuhet në njoftim, emigrantët do të duhet të paraqiten pranë zyrave lokale të punës, për të bërë regjistrimin përkatës, ka deklaruar zv/ministri grek i Punës, Kristos Protopapas. Deklaratën e mësipërme zv/ministri grek e bëri gjatë hapjes së një konference për problemet e punësimit në Selanik. Nëse, përveç kësaj, Dekreti ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve, në atë të nënshkrimit nga Presidenti i Republikës. Dekreti parashikon dhënien së pari të kartave të blerta të përkohshme, për 9 muaj, dhe më pas emigrantët duhet të paraqesin një sërë formalitetesh, që të mundësohet dhënia e kartës së blertë 3-vjeçare, me afat ripërtëritjeje edhe për dy vjet të tjera. Projekti i parë i këtij dekreti ishte paraqitur në janar të këtij viti dhe, pas ripunimeve, ishte paraqitur përsëri në qershor, duke shkaktuar një valë të gjerë reagimesh, pasi prej zbatimit të tij parashikoheshin emigrantët nga vendet fqinje, përkatësisht Shqipëria e Bullgari. Disa javë më vonë, me iniciativën vetë kryeministrit, Kostas Simitis, neni në fjalë ishte rikthyer në formën e parë, duke përfshirë edhe shqiptarët. Nga rreth 450 mijë emigrantë të huaj ilegalë që ndodhen aktualisht në Greqi, sipas burimeve zyrtare, vlerësohet se më shumë se 350 mijë janë shtetas shqiptarë.

Turbekulozi “vret” 160 pacientë Faqe 7

ZOTERINJ MINISTRA, DILNI NGA ZYRAT!...

Kujtesë Nga Luan M. Rama Kryeministri Nano ka bërë dje bilancin e njëqind ditëve të para të punës së qeverisë së koalicionit të pesë partive që ai kryeson, duke evidentuar bindshëm e me realizëm arritjet, larg euforisë e penelatave rozë, në vazhdim të transparencës informative e komunikimit të institucionalizuar tashmë me median dhe opinionin publik. Kësisoj, shqiptarët kanë arritur më në fund të fitojnë mundësinë për t’u njohur drejtpërdrejt me gjithçka bën qeveria e tyre, përkatësisht edhe të kontrollojnë hap pas hapi e në vijimësi realizimin e programit qeveritar që votbesoi Kuvendi Popullor, i dalë nga vota e lirë e 29 qershorit. Por që shkalla e njohjes reciproke dhe e kontrollit të ndërsjellë të jetë sa më e plotë, (nuk është e rëndësishme të kontrollohet vetëm si e zbaton programin qeveria, por edhe kjo e fundit të kontrollojë si transmetohen mesazhet dhe sa i prekshëm bëhet zbatimi i programit të saj deri në komunën më të largët) duhen shtuar urat e komunikimit, dhe padyshim, edhe protagonistët. Përse e nënvizojmë këtë moment? Shqipëria është shumë më e madhe nga një sallë në Tiranë, apo qoftë edhe nga hapësirat që mbulojnë gazetat dhe valët televizive. Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë mbetet jashtë “lojës”, pra jashtë hapësirave të komunikimit me qeverinë. Që këto “zona të lira” të zvogëlohen në maksimumin e mundshëm, është e domosdoshme që ministrat pikë së pari, por edhe deputetët, edhe drejtues e specialistë të dikastereve, të dalin nga zyrat, e të shkojnë atje ku japin rezultatin e tyre arritjet e qeverisë, atje ku janë hallet, shqetësimet, problemet e shumta. Mar shkasin për nënvizimin e kësaj ideje edhe nga një telefonatë pa të keq e një ministri, i cili që shqetësuar se përse nuk ishte botuar në gazetë një takim që ai kishte zhvilluar me kryetarin e një shoqate ambientalistësh. Pa dashur të injoroj takimin në fjalë, do të kisha dëshirë të drejtë ministrit nëse do të ishte fjala për shembull për mosbotimin të ndonjë takimi të tillë me banorët e Tropojës apo me blegtorët në fshatin e Bulqizës, me punonjësit e Policisë apo ata të portit të Durrësit etj. Kërkesa për takime të qeveritarëve atje ku njerëzit jetojnë dhe punojnë, nuk buron nga dëshira për propagandë, por nga domosdoshmëria për sqarimin e shumë problemeve dhe të shumë pikëpyetjeve që ngrihen, duke filluar që me domosdoshmërinë e masave fiskale, rritjen e TVSH-së, reformën institucionale, problemet që kanë të bëjnë me rikthimin në normalitet të strukturave të pushtetit lokal, të organeve të rendit, të drejtësisë, me faturën që trashëgoi qeveria e re demokratike nga ajo e PD-së e shumë e shumë të tjera. Sepse, që të jemi realistë, duhet të pranojmë se jo gjithçka shkon si në vaj. (Vijon në faqen 6)

Ministri Malaj në Bruksel

Masa të ashpra për kontrabandën detare Nesër marrëveshje për doganat mes Komisionit evropian dhe qeverisë shqiptare Faqe 5

NJOFTIM

Ditën e martë, datë 11 nëntor, ora 13.00 zhvillohet mbledhje e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së. Njoftohen anëtarët e këtij komiteti për të marrë pjesë. KRYESIA E PSSH