NANO DHE MEJDANI NË KONFLIKT?!
Zëdhënësi i kryeministrit në konferencë për shtyp
KONFLIKT?!
Zhurmë dhe spekulim pa asnjë bazë
Gjithçka është zhurmë dhe spekulim. Marrëdhëniet midis kryeministrit Nano dhe Presidentit Meidani janë shumë të mira, theksoi dje në një konferencë për shtyp zëdhënësi i kryeministrit, i cili përgënjeshtroi komentet e ndryshme të bëra gjatë ditëve të fundit nga disa gazeta, të cilat sa nga kriza e identitetit, sa nga mungesa e aftësisë për të hulumtuar ngjarjet e ditës, kanë gjetur si temë për konsum një konflikt të paqenë.
Gjithçka është zhurmë dhe spekulim. Marrëdhëniet midis kryeministrit Nano dhe Presidentit Meidani janë shumë të mira”, theksoi dje në një konferencë për shtyp zëdhënësi i kryeministrit, i cili përgënjeshtroi komentet e ndryshme të bëra gjatë ditëve të fundit nga disa gazeta, të cilat sa nga kriza e identitetit, sa nga mungesa e aftësisë për të hulumtuar ngjarjet e ditës, kanë gjetur si temë për konsum një konflikt të paqenë. Përpjekjet dhe angazhimi i përbashkët për rikthimin e normalitetit në jetën shqiptare, për ringritjen e institucioneve demokratike dhe të shtetit të së drejtës kanë nxjerrë në pah marrëdhëniet shumë të mira e korrekte, frymën e bashkëpunimit dhe vizionin modern të dy personaliteteve të larta shtetërore, gjë që ka çuar jo vetëm në zhdukjen një herë e mirë të praktikave të imponimit nga njëra anë e vasalitetit nga ana tjetër të kultivuara gjatë regjimit të Berishës, por edhe në ndarjen reale sipas parimeve demokratike të pushteteve, çka është kusht parësor për konsolidimin e demokracisë në një shtet të së drejtës. Prandaj të gjithë ata që përpiqen të gjejnë, apo ta sajojnë konflikt në marrëdhëniet midis Nanos dhe Meidanit, le të mos shohin ëndrra me sy hapur.
LEXONI NË FAQEN 2
Presidenti Meidani dhe Kryeministri Nano mbremë në Pallatin e Kongreseve (Foto: A. Rama)
SHQIPËRIA NË INISIATIVEN E QENDRES EVROPIANE
BOSNJE - HERCEGOVINE
Faqe 11
Delegacionin e qeverisë shqiptare e kryeson zëvendëskryeministri Bashkim Fino
SHTETI DHE RRJETI SEKRET INFORMATIV
OPINIONE
SHTETI DHE RRJETI SEKRET INFORMATIV
NGA NESHAT TOZAJ
DESHMI E VEPRIMTARISE ANTIKUSHTETUESE TE SHIK-ut
Ekzemplar nr. 3
Tiranë 13
Nr 5 Fletë.
SH.I.K.-Dega Tepelenë
KONFIDENTIAL I KLASIFIKUAR
Data më 20.02.1997.
1- [tekst pjesërisht i palexueshëm]
2- Luan Muhameti
3- Fator Cela
4- [tekst pjesërisht i palexueshëm]
Faqe 5