10/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 qershor 1998

SHBA: Mbështetje e plotë për Shqipërinë

Ndihmës zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Margerit Rivera Hquz në Tiranë “Shqipëria nuk do të mbetet vetëm, por do të ketë mbështetjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria Amerikane përshëndet mënyrën se si qeveria shqiptare po përballon dhe trajton të ardhurit nga Kosova”. FAQE 2

Forum ku dominoi çështja e Kosovës

NE BRENDSI Forum ku dominoi çështja e Kosovës Përfundoi në Stamboll mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore

E nevojshme prania e trupave të organizatës atlantike

Ilir Meta takohet me delegacionin e NATO-s FAQE 2

Kryetari që beton mbi shkelje ligjore

KORÇË Kryetari që beton mbi shkelje ligjore Dosje korrupsioni FAQE 6

KËRKOJMË PAQEN, JO LUFTËN

Kryeministri Fatos Nano merr pjesë në takimin e Këshillit Rinor Shqiptar “Qeveria ka një peshë të madhe për zgjidhjen ndryshe të çështjes së Kosovës. Pra, zgjidhjen e kësaj çështjeje me gjetje. Nëse Partia Demokratike dhe gjithë përfaqësuesit e saj të zgjedhur legjitimisht nuk e kuptojnë këtë, atëherë ajo vazhdon të punojë në mënyrë të vjetër, si forcë izolimi”. Intervistë dhënë gazetës “Zëri i Popullit” FAQE 3

Optimizëm për bashkëpunim

Delegacioni i Ministrisë së Transporteve të Greqisë vazhdon vizitën në vendin tonë FAQE 4

Rrëmb ehet kryetari i shoqatës së biznesmenëve

Përsëri maskat e krimit Pse i serviren opinionit publik njoftime të rreme? Nuk është kapur kreu i kontrabandës në Fier FAQE 5

Nis kampionati i 16-të Botëror i Futbollit

SOT NË FRANCË Në orën 17.30 në stadiumin e ri të Parisit “Stad de France” Brazil - Skoci FAQE 11

NË NDIHMË TË TË ARDHURVE NGA KOSOVA

Me nismën e qeverisë shqiptare në Bankën e Kursimeve është çelur llogaria “Në ndihmë të të ardhurve nga Kosova”, ku të gjithë subjektet shtetërore apo private, fondacione apo qytetarë, apo individë, mund të depozitojnë kontributin e tyre: NUMRI I LLOGARISË NË LEKË: 4595 / 3621 NUMRI I LLOGARISË NË VALUTË: 4595 / 3721

SQARIM

Lidhur me shkrimin “ALB-PETROL, vjedhje dhe mashtrimi” botuar në gazetën tonë dt.4.6.1998, ju sqarojmë: Nuk e dimë nga i ka marrë kontrolli i ministrisë këto të dhëna të cilat janë paraqitur në shtyp lidhur me shoqërinë tonë. Për të mos replikuar gjatë, ju sigurojmë se të dhënat e paraqitura janë plotësisht të pasakta dhe ndodhemi kundër saj. Është Alpetrol që me përfaqësues e përfaqësues në korrekte ndërtuar [?] pa lejuar konsulencën [?] për të cilën është hapur edhe një proces gjyqësor. Shoqëria IAP