17/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 qershor 1998

21 QERSHORI - RIKONFIRMIM I VOTES PLEBISHITARE TË 29 QERSHORIT 1997

Mbështetje masive për kandidatë e koalicionit "Aleanca për Shtetin" FAQE 2

Larg kërkesave të Grupit të Kontaktit

Deklaratë për shtyp e qeverisë shqiptare me rastin e takimit Jelcin - Millosheviç Qeveria shqiptare ndodhet në vëmendje të takimit Jelcin-Millosheviç në Moskë dhe u njoh me deklaratën përfundimtare të tij. Anash gazhimet e Millosheviçit të pasqyruara në këtë deklaratë, nuk i përmbushin të gjitha kërkesat e komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht të Grupit të Kontaktit. Si rrjedhojë, ato nuk përbëjnë një garanci të plotë për ndërprerjen e konfliktit në Kosovë dhe rifillimin e dialogut. Tërheqja e menjëhershme e trupave të ushtrisë arako-policore serbe nga Kosova, ndërprerja e çdo lloj luftimi atje, ndalimi i politikës së spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre, të përcaktuara konkretisht e më afate kohore, ulja në bisedime pa kushte dhe në prani të faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve me udhëheqjen shqiptare të Kosovës, do të ishin angazhimet konkrete të Beogradit zyrtar për të cilat komuniteti ndërkombëtar dhe qeveria shqiptare do të ishin të interesuara. Të vazhdosh të barazosh dhunën represive shtetërore të Beogradit me rezistencën e imponuar në Kosovë dhe ta përdorësh këtë për të justifikuar mos ndërprerjen e trupave ushtarako-policore serbe nga Kosova, do të thotë se akoma vazhdon të jesh në demagogji dhe të jesh larg kërkesave të drejta të parashtruara nga komuniteti ndërkombëtar. Qeveria shqiptare është mjaft e interesuar që kriza në Kosovë të mbyllet sa më shpejt, nëpërmjet ndërprerjes së menjëhershme të luftimeve, ndalimit të gjakderdhjes dhe shpërnguljes me forcë të shqiptarëve. Por kjo arrihet me veprime të përbashkëta, konkrete të komunitetit ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare. Çdo dëshirë e padëshiruar i përpjekjeve diplomatike të politikanëve, udhëheqësve politike, kosovarëve dhe ushtarakëve[?]

KAPET ANJA ME 150 TONE CIGARE

Durrës: Operacion i suksesshëm në luftën kundër kontrabandës Pjesëtarë të ekipazhit të anijes me duhan kontrabandë, të arrestuar pas ankorimit në Durrës. (Foto: A. Babani)

Sukses i bashkëpunimit të organeve shqiptare me institucionet ndërkombëtare

Rreth pesë milionë dollarë vlera e kolive të sekuestruara Gjithçka nga superaksioni antikontrabandë LEXONI NË FAQEN 3 Pika doganore Bllatë, Dibër Dështon përpjekja për të futur 7 tonë cigare kontrabandë FAQE 4

NDAL NDËRTIMEVE PA LEJE

Kryeministri Nano mbledh Këshillin e Rregullimit të Territorit të RSH. Diskutohet paketa ligjore e përgatitur nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit Përveç gjobave për shkelësit e ligjeve dhe prishjes së atyre që janë ndërtuar në shkelje të ligjit, kryeministri Nano kërkoi që zyrat e urbanistikës të ristrukturohen e të paraqesin mendimin se çfarë mund të ruhet i qëndrueshëm kohës nga ndërtimet pa leje. FAQE 5

Manifestim për Kosovën

Sot në ora 12.00 në Sheshin “Skënderbej”, në përkrahje të parlamentit për gjendjen dhe rininë, shoqatat e grave dhe ato rinore, ju ftojnë në një manifestim në mbështetje të kërkesave dhe qëndresës së popullit shqiptar në Kosovë.

LAJMËRIM

Partia Socialiste e inkuadruar në Aleancën për Shtetin organizon ditën e enjte dt. 19.6.1998, ora 9.30 në sheshin e “Flamurit” miting të madh elektoral në mbështetje të kandidatit të saj zotit Neki Dredha. Në këtë miting do të marrin pjesë kryetarët e partive të koalicionit, “Aleanca për Shtetin”, qeveritarë, deputetë etj.