07/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 nëntor 1998

Akuzat e mafias

Nga Enion BRAÇE Të akuzosh një zyrtar shqiptar për korrupsion, ka kohë që është kthyer në “bukë e djathë”. Dhe kjo, jo aq për shkak të varfërisë ushqimore, sesa për mungesa deri në krizë, të ca thërrmija morali që të krijojnë një jetë, ndershmërinë. Por, kur si antikor[b?] shfaqet qartë ndershmëria, vjen një moment kur detyrueshëm thua: “Ik mor ..., këtu nuk punohet”. Megjithatë ja që i “akuzuar i madh”, zëvendëskryeministri i ri, Ilir Meta, tha se këtë nuk e kishte menduar në asnjë mënyrë. Ai shtoi se ky vend do të bëhej sepse kjo “nuk është vullnet individual, por vullnet i një populli të tërë, i gjithë shqiptarëve të ndershëm, që fatkeqësisht po paguajnë pasojat e kësaj mafie të ngritur në këto 8 vjet”. Dhe a e dini se çfarë po kërkon të bëjnë kjo mafie së fundi? Të importojë vagonë kancerogjenë nga Apeninet për udhëtarët shqiptarë. Në fakt rruga për këtë është shtruar dhe nuk priti mbushjen e gropave arsye [?] sipas iniciativës së suksesshme të dikasterit të përfshirë në skandal. Në ’92-shin qeveria shqiptare bleu 63 vagonë kancerogjenë, në përdorim ekskluziv edhe tani. Në kontratën e shitjes, blerësi (shqiptarët) deklaron se kishte dijeni që vagonët ishin të spërkatur me amiant, pra ishin kancerogjenë. Prej 6 vjetësh 1500 studentë durrsakë vijnë dhe ikin çdo ditë në 40 km Tiranë-Durrës duke marrë rreze kancerogjene. Tani mafia kërkon të vazhdojë, duke blerë edhe vagonë të tjerë. Është detyrë e çdo qeveritari të përgjegjshëm të skatërojë këtë trafik vdekjeprurës. Ndërkohë thashë më sipër se mafia kërkon të vazhdojë veprimtarinë e saj. Kjo për faktin e thjeshtë se paralelisht vazhdon trafiku i fondeve, ndryshimi i destinacionit të tyre nga ai që përcaktuar fillimisht buxheti i shtetit. Dy drejtuesit më të lartë të Hekurudhës Shqiptare akuzuan dje Ministrinë se ka anulluar të gjitha tenderat për blerje vagonash për hekurudhën. Ata dyshojnë se nuk ekzistojnë më as 250 mijë dollarët e caktuara për tenderin e vagonëve. Sipas tyre ato mund të kenë ndërruar destinacion, siç ka ndodhur me fondin e traversave. Atëherë, kur nuk ka para çfarë do të vijë zoti Meta? Ç’hyn zëvendëskryeministri këtu? Arsyeja e përzierjes së tij është fare e thjeshtë. Ai kryeson një komision kundër korrupsionit, i cili ka nisur të bëjë shërbëtorë e parë të hajdutëve në administratën publike. Por ajo që ka çenë fort, lidhet me një kontroll të Agjencisë Kombëtare të Prokurimit në Ministrinë e Transportit e të Punëve Publike për prokurimet e drejtpërdrejta që janë bërë gjatë muajve të fundit këtu. Paraprakisht flitet për shkelje të rënda. Kontrolli ka vetëm një javë e gjysëm që ka nisur. Pas kësaj reagimi i të ndershmëve të mafies është i ligjshëm. Kërkojnë të mbrojnë paratë.

VAGONE ME KANCER, ZBARDHET SKANDALI

“SKANDALI” I TENDERIT, MBULESE E TRAFIKUT TE FONDEVE Banda e mafiozëve të Ministrisë së Transportit: të blejmë vagonë të tjerë me kancer “SKANDALI” I TENDERIT, MBULESE E TRAFIKUT TE FONDEVE VAGONE ME KANCER, ZBARDHET SKANDALI Banda e mafiozëve të Ministrisë së Transportit: të blejmë vagonë të tjerë me kancer

U BLENË VULLNETARISHT 63 VAGONE ME KANCER

Nuni 4. PËRSHKRIM TEKNIK Blorësi deklaron se është në dijeni që vagonat e udhëtarëve … të izoluar në kazanë e tyre me amiant të spërkatur, dhe është i detyruar, … organizimi nga regjimi të vagonave, të kryejë heqjen e veshjes … nga fuqia në Shqipëri, duke cilësuar që nga ky çast PS nga çdo … për dëmet që mund tu shkaktohen njerëzve ose ambientit në përzgjedhje … pranë së këtij materiali. Përsa i përket importimit në Shqipëri … vagonave të udhëtarëve me kazan të izoluar me amiant, blerësi pranon … nuk ekziston ndalesë ose kufizime për importimin e vagonave … me material izolues amiant, të lëshuara me datë 10.10.19?? nga … i Hekurudhave Shqiptare, dhe, që është pjesë përbërëse dhe … e këtij dokumenti. U BLENË VULLNETARISHT 63 VAGONE ME KANCER Ja çfarë ka ndodhur në vitin ’92