Kontrolle policore në gjithë vendin
FAQE 2 PD:NE NUK KEMI BOJKOTUAR VOTIMIN Berisha:BE na ka keqkuptuar FAQE 3 SHPEJT, GATI KON-TRATA KOLEKTIVE Ministri Ruka takon sindikalistët FAQE 15 DEFEKT I GOMONES NË SPILLE, KAVAJË Italianët shpëtojnë nga vdekja 14 refugjatë FAQE 6 PRESIDENTI MEIDANI NË ASAMBLENË E ATLANTIKUT VERIOR Perëndimi e ardhmja e Shqipërisë FAQE 16 ÇMIMI PËR GREQI, 250 DRX
PD: NE NUK KEMI
MAJKO: MBI KRIMINELËT VETËM LIGJI DHE PLUMBI
Fundamentalistët shqiptarë godasin gjykatën
VETËM LIGJI DHE PLUMBI
TIRANE- Menjëherë pas njoftimit për anëtarin e terrorit të kryer në mbrëmjen e 11 nëntorit ndaj banesës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, Kryeministri Pandeli Majko, i shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar, bënë një vizitë në familjen e z. Abdiu.
Ministria e Informacionit njofton se, duke denoncuar me forcë këtë akt kriminal ndaj numrit 1 të Gjykatës Kushtetuese, Majko kërkoi nga organet kompetente angazhimin maksimal për gjetjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të këtij veprimi terrorist. Veprime të tilla, theksoi më tej Majko, synojnë të demotivojnë angazhimin e institucioneve të shtetit shqiptar në përpjekje për zbatimin e ligjit dhe forcimin e shtetit ligjor. Akte si këto janë përpjekje të dështuara për të dhënë imazhe destabilizuese për vendin tonë, ndërkohë që Qeveria është angazhuar maksimalisht për vendosjen e rendit dhe të qetësisë dhe në këtë angazhim të saj ka gjetur mirëkuptimin e plotë të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
Në shenjë terrori
Gjykata Kushtetuese
SHPERTHEN TRITOLI, DОNN TË VRISNIN FEHMI ABDIUN
Shkatërrohen nëntë apartamente, shpëtojnë njerëzit gjallë
TIRANE- Dje në mbrëmje rreth orës 20.30, një sasi e madhe tritoli ka hedhur në erë shtëpinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës, zotit Fehmi Abdiu.
Tritoli i vendosur në portën e apartamentit të zotit Abdiu, në katin e dytë, ka shkatërruar pothuajse edhe apartamentet e ndodhura në kat më sipër, si edhe ato të katit të parë. Banorët e pallatit thanë se shpërthimi kishte qenë shumë i fuqishëm duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Pallati në të cilin banon kryetari i Gjykatës Kushtetuese ndodhet rreth 100 m larg Drejtorisë së Policisë së Prefekturës së Tiranës. Mbase nga kjo, policia u gjend shumë shpejt në vendngjarje, por pa arritur të kapë autorët.
Dje, në mbrëmje, një mori policësh e prokurorësh vazhdonin të merreshin me matjet dhe ekspertizën në vendngjarje. Ndërkohë që, deri pas mesnatë, duke u nisur dita e sotme, nuk pati asgjë zyrtare rreth autorëve të këtij akti terrorist.
Nga vëzhgimi në vendngjarje, ishte fare e qartë se terroristët kanë synuar eliminimin fizik të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese si dhe gjithë familjes së tij. Në orën 20.30 në banesë ndodheshin të gjithë pjesëtarët e familjes Abdiu. Ndërkohë, terroristët kanë qenë fare gjakësor. Sasia e tritolit, vendosur në katin e dytë të pallatit, ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në apartamentet fqinje. Muret janë shembur dhe vetëm fat ka shpëtuar banorët e tyre.
Sasia e tritolit ka qenë aq e madhe saqë kanë fluturuar edhe dyert e blinduara.