22 MILIONË EKU PËR NDËRTIMIN E AUTOSTRADËN DURRËS-VORË
Marrëveshja e nënshkruar, mesazh i rëndësishëm për të gjithë investitorët
Banka Evropiane për Investime dhe Shqipëria rinovojnë marrëveshjen
FAQE 2
Sot Kinkel në Tiranë
Ngjarja politike e ditës
Shefi i diplomacisë gjermane do të takohet me kryeministrin Nano, me ministrin e Jashtëm Milo, me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të opozitës efj.
BE mbështet qeverinë shqiptare
Përfundoi vizitën në vendin tonë ministri Shtetëror për Punët e Jashtme të Britanisë
LLOJD: Ne duartrokasim vendimet që merr qeveria në përpjekje për të bashkuar Shqipërinë në familjen evropiane
FAQE 2
KLINTON TAKON MEIDANIN
Vazhdon vizita e Presidentit të Republikës në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton së bashku me bashkëshorten e tij, priti në një mjedis të veçantë para ceremonisë së lutjeve Presidentin e Republikës së Shqipërisë Rexhep Meidani.
Takimi ishte konfidencial dhe pa praninë e gazetarëve. Klinton shprehu kënaqësinë që Presidenti shqiptar ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe merrte pjesë në këtë ceremoni. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shoqërohej gjithashtu edhe nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Al Gor dhe bashkëshortja e tij. Sapo filloi ceremonia kryetari i komitetit organizator senatori Daniel Akaka pas Presidentit dhe zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prezantoi Presidentin Shqiptar Rexhep Meidani. Gjatë ceremonisë, që zgjati 2 orë, Presidenti Shqiptar dhe Zonja Olbrajt, shkëmbyen mendime për gjendjen në Shqipëri. Zonja Olbrajt i tha presidentit shqiptar se ne jemi të kënaqur që gjendja në Shqipëri po vjen gjithnjë duke u përmirësuar. Takimi konfidencial i Kryetarit të Shtetit Shqiptar dhe Presidentit të SHBA, Klinton, dhe zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, Al Gor, e më pas me zonjën Olbrajt, erdhi në mënyrë krejt të natyrshme pas takimeve të shumta që pati Rexhep Meidani dhe delegacioni që ai kryeson bëri për këtë ditë rresht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër Presidenti Shqiptar do të ketë një mëngjes pune me zotin Shifter pastaj do të takohet me zëvendëssekretarin për çështjen politike në Departamentin e Shtetit. Ai do të ketë një takim të veçantë me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Demokratik dhe me prokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zhanet Reno.
SHQIPËRIA: KOHA E RIGJETUR
Intervistë e kryeministrit Fatos Nano dhënë gazetarit Marc Semo, të gazetës “Liberation” për revistën franceze “Politique Internationale”
FAQE 8-9
Bojka gënjen veten
Pas vendimit absurd të Gjykatës Kushtetuese
FAQE 5