Ish ministri i jashtëm grek, miku i Shqipërisë Papulias, viziton vendin tonë në krye të një delegacioni parlamentar grek
Papulias: “Përpjekjet tona të përbashkëta duhet të drejtohen në shmangien e rrezikut të luftës, që tani po kërcënon Ballkanin, duke intensifikuar veprimtarinë politike e diplomatike”.
FAQE 2
Dominon konsensusi
NE KOMISIONIN E KUSHTETUTES
MIRATOHEN PARIMET KUSHTETUESE
Gazeta ju fton në debat
NE KOMISIONIN E KUSHTETUTES
Dominon konsensusi
MIRATOHEN PARIMET KUSHTETUESE
Gazeta ju fton në debat
Jo thjesht për të njohur lexuesit apo për të informuar opinionin, por më shumë për të bërë këtë projekt të parimeve të përgjithshme e në vijimësi gjithë projektin e Kushtetutës objekt të një debati sa më të gjerë, po e bëjmë në faqet e gazetës, duke ftuar njëherësh konstitucionalistë, por edhe specialistë të fushave të tjera, juristë, ekonomistë, diplomatë, publicistë, etj, që të shprehin publikisht mendimet e tyre, qofshin këto pro ose kundër, të shprehin opsione, sugjerime a gjithçka tjetër se ata mendojnë që i vlen diskutimit për këtë problem.
FAQE 8
QEVERISJA: SFIDAT E NJË BARRE TË RËNDË
Problemet që ngrihen në fjalën e liderit socialist kanë rrezatim shumë më të gjerë se ndryshimi i ndonjë ministri apo ruajtja me çdo kusht e raporteve, mes partive përbërëse në koalicionin qeverisës. Arsyetimin e atyre që e ngushtojnë tematikën e problemeve që ngre Fatos Nano vetëm në disa ndryshime në qeveri e hedh poshtë vetë realiteti politik shqiptar. Siç dihet PS erdhi në pushtet me votën plebishitare të popullit, dhe kishte një mazhorancë të tillë, si pasojë e së cilës nuk kishte asnjë pengesë të qeverisjes që të vetme. Në këtë kuptim koalicioni qeveritar prej pesë partish, që është marrëveshja më e gjerë e realizuar në historinë e pluralizmit në vendin tonë, as ishte një fitore e madhe e forcave demokratike e progresive, ishte materializimi i një koncepti të ri me të cilin erdhën socialistët në qeverisjen e vendit, por ishte sidomos shprehje e një domosdoshmërie për të qeverisur ndryshe pas krizës me përmasa të jashtëzakonshme të kohës shqiptare. Thënë ndryshe, kemi të bëjmë me një vlerë të krijuar nga klasa e re politike, që ka marrë përsipër jo thjesht qeverisjen e vendit, por ringritjen e shtetit të shkatërruar nga paradokset aventuriere, ribërjen e Shqipërisë të cilën e çoi në buzë të greminës njëklan politik kriminalizuar.
FAQE 3
Kabineti qeveritar në një nga mbledhjet e tij të zakonshme (Foto: Meksi Xhufka)
Inaugurohet hapja e zyrës së OSBE-së
TROPOJË: Merr pjesë Sekretari i Shtetit për Integrimin Euroatlantik Maqo Lakrori
TROPOJË:
Inaugurohet hapja e zyrës së OSBE-së
Merr pjesë Sekretari i Shtetit për Integrimin Euroatlantik Maqo Lakrori
FAQE 4
THELLOHEN HETIMET PËR GARDËN E REPUBLIKËS
Gjithçka do të hetohet e pashkëputur nga ngjarja e Cërrikut
Në gjurmët e krimeve të një viti më parë
FAQE 5
PROKURORIA MBYLL ÇËSHTJEN “BODE”
Dosja e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së në gjykatë
FAQE 5
FATOS NANO
“Nuk mund të neglizhoj faktin se çdo aksion, dëshim dhe rezultat i klasës politike, i qeverisë, por dhe i gjithë partive që e mbajnë dhe e synojnë atë, sot ka efekt direkt mbi të ardhmen e kombit në tërësi”