Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit
Të dërguarit e posaçëm të SHBA për Ballkanin, Hollbruk dhe Gelbart takohen me presidentin Meidani dhe kryeministrin Nano
Qeveria e Shqipërisë mbetet e palëvizur në qëndrimet e saj për zgjidhje politike të gjendjes në Kosovë nëpërmjet dialogut të pakushtëzuar midis palëve dhe e vendosur në mbajtjen e Shqipërisë dhe të marrëdhënieve të saj me fqinjët jugorë të Ballkanit, jashtë vat[r]ës së konfliktit dhe përkeqësimeve të mundshme, që mund të provokohen nga të tjerë.
FATOS NANO
"Qeveria e Shqipërisë mbetet e palëvizur në qëndrimet e saj për zgjidhje politike të gjendjes në Kosovë nëpërmjet dialogut të pakushtëzuar midis palëve dhe e vendosur në mbajtjen e Shqipërisë dhe të marrëdhënieve të saj me fqinjët jugorë të Ballkanit, jashtë vat[r]ës së konfliktit dhe përkeqësimeve të mundshme, që mund të provokohen nga të tjerë".
Lexoni në faqen 2
KERCËNON AZEM HAJDARI
Vlorë, akt kriminal kundër korrespondentes së gazetës "Koha Jonë"
SHBA, kontribut për paqen në rajon
HOLLBRUK:
“Ne erdhëm në Tiranë për të treguar mbështetjen tonë për një komb, i cili vetëm disa vite më parë doli nga një errësirë e tmerrshme, por që këtë e fundit ka filluar disa pengesa[?]
GELBART
“Do dëshiroja të përgëzoja qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Nano për bashkëpunimin e saj të suksesshëm dhe intensiv me qeverinë amerikane dhe vendet e tjera, për të rritur sigurinë e Shqipërisë.”
KËRCËNON AZEM HAJDARI SHPËRTHEN EKSPLOZIVI
Plagosen fëmijët e gazetares Zenepe Luka si dhe të komshinjve, shkatërrohen apartamentet
Zonja Luka deklaron për “Zërin e Popullit”
“Mua më shqetëson seriozisht fakti që shpërthimi ka ndodhur pas deklaratës së turpshme të Azem Hajdarit në mitingun e PD-së në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës. Paraprakisht ‘mesazhin’ e asaj që më ndodhi e kam marrë nga një djalosh i imët që kryente detyrën e rojes në hyrje të derës kryesore të Pallatit të Sportit. ‘Mos hyrë se të pret plumbi’, kanë qenë fjalët e para të rojës së mitingut.
SHQYRTOHET PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMIN E SHIK-ut
Nano: Shërbimet sekrete shqiptare duhet të jenë të pavarura deri në atë shkallë sa të thonë të vërtetën
Mblidhet Komiteti i Politikave të Sigurimit Kombëtar
Komiteti i Politikave të Sigurimit Kombëtar shqyrtoi të hënën projektligjin mbi ndryshimin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Kryeministri Fatos Nano, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për vetë faktin se ky shërbim, me praktikat e zbatuara në të shkuarën, ka një reputacion të keq në popull. Projekti i prezantuar nga drejtuesit e SHIK-ut, është konsultuar me ekspertë të huaj të shërbimeve partnere dhe është i standardeve ndërkombëtare. Shërbimet sekrete shqiptare, theksoi Nano, të thonë të vërtetën ashtu si e shohin. Ligji ekzistues i SHIK-ut nuk u përgjigjet më nevojave të kohës, ndërkohë që projekti i hartuar përcakton të tre format e kontrollit, parlamentar, administrativ dhe civil, duke qenë me fleksibël ndaj shfaqjes së krimit. Ky projekt do të pasohet nga akte të tjera ligjore dhe nënligjore, që parashikojnë kontrollin e aktiviteteve të subjekteve kriminale dhe terroriste, shqiptare apo të huaja, të cilat cenojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit dhe dëmtojnë pasurinë e pronën private apo publike. Gjithashtu projektligji i shqyrtuar nga Komiteti i Politikave të Sigurimit Kombëtar parashikon përmirësime në strukturën e institucioneve të SHIK-ut si dhe raportet e tij me institucionet e tjera shtetërore.
Duke e quajtur të realizuar punën për hartimin e këtij projekti, Kryeministri kërkoi që specialistët e disa dikastereve të hartojnë brenda një afati sa më të shkurtër një paketë projektligjesh, që rregullojnë dhe amendondojnë ligjet ekzistuese për të gjitha llojet e shërbimeve informative, të mbrojtjes, të rendit apo të jashtëm, duke e prezantuar këtë paketë të plotë suar në një kohë sa më të përshtatshme për miratim në parlament. Duke rënë dakort në parim që Shërbimi Informativ të jetë i karakterit civil dhe jo ushtarak si është aktualisht, ministrat anëtarë të Komitetit të Politikave të Sigurimit bëjnë sugjerime për emrin, formën e varësisë parlamentare dhe politike, bashkëpunimin me shërbimet e ushtrisë dhe rendit, kontrol- lin buxhetor si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe emërimin e drejtuesve të këtij institucioni. Këto ditë projektligji pritet të kalojë për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Nano dhe Hollbruk gjatë konferencës së shtypit (Foto: A.Babani)