HEDHIN NË DET 50 VITE
Skafistët shqiptarë hedhin në det pranë Otrantos 50 shqiptarë e kurdë
OTRANTO - mbrëmë u dha një sinjal i fortë alarmi nga ekuilibri policisë italiane pasi kishin hedhur në ujërat territoriale të Adriatikut 50 klandestinë.
Një anije peshkimi me emrin “Bora” u bë protagonist i kësaj tragjedie dhe mjetit të pashpirt. Siç deklaron agjencia italiane ANSA, barka u zbulua rreth 11 milje detare larg brigjeve të Otrantos dhe 15 milje larg brigjeve të Vlorës. Të 50 personat e hedhur në det janë shqiptarë dhe kurdë, ndërkohë që dyshohet se mjaft të tjerë kanë mbetur peng i skafit. Ndërsa roja bregdetare e Brindisit ka nisur menjëherë aksionin e kërkimit.
Sipas burimeve italiane, barka e peshkimit lëvizte me drita të fikura. Pasi ka parë se ndiqej nga policia, skafistët kanë detyruar emigrantët të hidhen në det. Në operacion morën pjesë edhe mjete të tjera të rojes bregdetare dhe helikopterë. Në njoftim thuhet se në mesin e të hedhurve kishte gra e fëmijë. Deri në orët e vona të natës vazhdonin kërkimet për të mbijetuar.
Kjo ngjarje rikthen edhe njëherë dramën e emigracionit klandestin në kanalin e Otrantos, ku gjatë viteve të fundit janë shënuar disa tragjedi të ngjashme.
Tal[ë]?, mizori, llaht!
Në këtë 8 vjet të fundit, ku qeveritë filluan të ndërrohen me shpejtësi të pabesueshme...
Talë?, mizori, llaht!
Nga Erion BRAÇE
Në këtë 8 vjet të fundit, ku qeveritë filluan të ndërrohen me shpejtësi të pabesueshme, parlamenti ekziston si bazë e shtetit e jo si bord i shpifjeve. Pushteti që na ka mësuar të ndërtojë shtetin ka qenë gjithmonë i dobët përballë atyre që e kanë dhunuar atë. Nëse shoqëria shqiptare ndodhet sot në hall, kjo është sepse votën e kanë zhvlerësuar, institucionet i kanë tallur dhe ligjin e kanë bërë pronë të tyre.
Mjaftojnë disa vite për të kuptuar se një vend demokratik nuk mbahet me sharje e mllef, por me ligj e përgjegjësi. Politika shqiptare është rritur me britma, me përplasje, me mungesë etike e me urrejtje. Por vendi nuk mund të mbetet peng i kësaj sjelljeje. Ne kemi nevojë për shtet, për administratë të ndershme, për parlament që kontrollon qeverinë dhe për drejtësi që ndëshkon krimin.
Sot, kur të gjithë flasin për integrim, duhet të fillojmë nga gjërat më të thjeshta: respekti për tjetrin, respekti për ligjin dhe ndarja e qartë mes shtetit dhe interesit privat. Ndryshe, çdo fjalë për Europën është vetëm demagogji.
Ky është mësimi i viteve të fundit dhe kjo është sfida jonë.
Pris[t]ina me aftër Tiranës
RENXEP QOSJA SOT NË TIRANË
Prishtina me aftër Tiranës FAQE 3
Interpoli heton transfertat
PËR TË MOHUAR SHTETIN SHPIF PASURITË E FLADVE
FAQE 5
Koçi heqimë për policinë
PAS SHKARKIMIT NË ZEJN I POPULLIT PËR KUJDET E VORËS[?]
FAQE 7