42 MILJE ZYRTARE VODHËN 4,2 MILIARDE LEKË NE VIT
Kontrolli i Lartë i Shtetit: Ja rezultatet tona
TIRANË- 42 mijë persona i kanë grabitur shtetit 4,2 miliardë lekë. Kjo vetëm për 12 muaj e vërejtur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka deklaruar dje këtë shifra si rezultat të punës së tij.
Nga një analizë e zhvilluar dje Kontrollorët kanë deklaruar se u kanë kërkuar përsëri 2.2 miliardë lekëve.
Ndërkohë, kontrollorët thanë dje se veç kërkesës për zh-dëm, për shkak të konstatuara ata kanë dhënë mbi 1000 masa disiplinore ndër të cilat “Vërejtje paralajmëruese” për 655 vetë. Kontrollorët thanë se kanë kërkuar largim nga puna vetëm për 167 persona dhe zbritje në detyrë për 37 të tjerë.
Megjithëse shumë të cilën kontrollorët e reklamojnë si dëmi të shkaktuar shtetit është shumë e madhe, kallëzimet penale të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë vetëm 29. Ato janë shoqëruar vetëm me 18 padi civile.
Këto rezultate kanë dalë nga 931 kontrolle që janë kryer gjatë vitit të lamë pas.
Ndër institucionet që janë nënshtruar kontrollit janë 22 ministri, si ato të Ekonomisë e Privatizimit, e Brendshme, e Jashtme, e Mbrojtjes, e Financave, e Drejtësisë, e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, etj. si dhe dikastere qendrore si Gjykatat e të gjitha shkallëve, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoritë e Përgjithshme të Doganave, të Tatim-Taksave, të Rrugëve, të Rezervave të Shtetit, të Telekomit, Banka Agrare, Tregtare, e Kursimit, INSIG-u, Hotel Tirana International, KESH, shumë degë rajonale të kthimit të pronave, për çështje të trojeve, të ruajtjes së mjedisit etj. Janë gjithsej subjekte të kontrolluara 22 në dogana e tatime; 35 në financimet e huaja dhe prokurimet, 18 në ndërmarrjet me kapital të përbashkët.
Rezultatet që publikoi dje Kontrolli i Lartë i Shtetit janë vërtetë skandaloze. Gati 1/3 e administratës shtetërore rezultoi për vitin 1998 e përfshirë në skandale korrupsioni që i kanë sjellë shtetit një dëm kolosal prej 4.2 miliardë lekësh. Një sondazh i Bankës Botërore bën publik kohë më parë se kishte dhënë alarmin për këtë gjendje. Tani është momenti për të ndryshuar ashpër. 166 largimet nga puna propoz uan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë shumë pak për të pastruar këtë administratë.
Erion Braçe
DITARI
Sulmohet dje Fierza
30.01.1999. SHKODËR, DURRËS, ELBASAN, KORÇË, JUGU
Qëllohet mbi policinë. Nuk ka patur dëme në njerëz e materiale
FAQE 2
Tregu i sigurimeve garanton biznesin
TIRANË- Në 7 muaj kërkojnë të garantojnë në Agjencinë Shqiptare të Garancisë 28 firma të huaja investitore.
TIRANË- Në 7 muaj kërkojnë të garantojnë në Agjensinë Shqiptare të Garancisë 28 firma të huaja investitore.
FAQE 4
Vlorë, 60 milionë taksë policëve
Pjesa më e konsiderueshme e këtij fondi është mbledhur nga policia e portit
FAQE 1
KESH: Shuplakë për ata që nuk paguajnë
ELBASAN- Skandali i së mbrëmës nuk do të kalojë lehtë për KESH-in. Prokuroria ka nisur hetimet për protagon istet...
MONEDHA
POUND/DOLLAR
London 16:00 GMT
U.S.$
Friday
$1.7031
Dollari 150.30
EURO 160.23