19/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 mars 1999

ARKËTOHEN 250 MILIONË LEKË KREDI

Rritet interesi: Mos t’i kemi borxh shtetit . ARKËTOHEN 250 MILIONË LEKË KREDI. Gati për t’i kthyer kreditë edhe 150 persona të tjerë. FAQE 5

DITARI

. Paguani tatimin mbi fitimin. Çdo ditë pas 15 marsit, 0.5% interesa më shumë. FAQE 5

Transformatori, hapet rruga drejt Fierzës

SHKODËR- Që nga dita e djeshme, rruga për transportimin e transformatorit drejt hidrocentralit të Fierzës është gati. Këtë e bëri të mundur firma e ndërtimit TRIS. Tuneli nga kalon rruga për në digën e Komanit si dhe rikonstruksioni i Urës së Gomsigës, dy nga pengesat kryesore për të ngjitur transformatorin në Fierzë. FAQE 9

Dëbora e madhe, bllokohen rrugët

GATI LUFTA ME SERBET

Shqiptarët, katër firma për paqen

Mungon firma e serbëve, avionët e NATO-s gati bombat Komandanti i trupave të NATO-s në Evropë, gjenerali Uesli Klark UASHINGTON - Avionet e NATO-s dhe luftëtarët, të pajisura me raketa janë “të gatshëm” për të ndërhyrë, në rast të marrjes së një vendimi për goditje ajrore kundër Serbisë, nëse Beogradi nuk nenshkruan marrëveshjen e paqes për Kosovën, njoftonin dje Pentagoni. “Keto forca jane te gatshme” për te nderhyre, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Kenneth Bacon, duke shtuar se “behet fjale per nje force e forte dhe nese ajo do te marre urdher nga sekretari i pergjithshem i NATO-s, Javier Solana, per te vepruar atehere do te veproje shume shpejt”. Funksionari amerikan theksoi se, përpara se të kryhen goditjet ajrore, do të lihet pak kohe vezhguesve nderkombetare ne Kosove për t’u larguar nga krahina. Në foto: Veton Surroi, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Rexhep Qose dje pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes (REUTERS) FAQE 3

Debore e inxhin... bllokohen rrugët

Ndërpritet energjia elektrike FAQE 10

Grinden fëmijët vriten të rriturit

VLORE - Kështu ka ndodhur natën e së mërkurës në orën 20 në lagjen Pavarësia në Vlorë. Grindjet e fëmijëve kanë futur në “lojë” edhe të rriturit, të cilët kanë marrë armët dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur Neshi Mustafai, 20 vjeç. FAQE 7

12 kontrabandistë burg pa afat

Tetë orë gjyq me dyer të mbyllura për 13 kontrabandistët shqiptarë të kafesë FAQE 2

Për ilaçe dhe vizita mjekësore, paguani më pak

SHQIPTARË, PAGUANI SIGURIMET SHOQËRORE, PËRFITONI KUR JENI TË SËMURË . Për ilaçe dhe vizita mjekësore, paguani më pak. FAQE 11

MONEDHA

London 1600 GMT S.U.S. 1.6996 $1.7031 Dollari 142.20 Euro 155.50