Në orën 19.50 NATO nisi sulmin
Në foto: Avionët e NATO-s në bazën e Avianos duke u ngarkuar me municion (REUTERS)
HOBN EAD
Në foto: Objektivat e shkatërruara nga NATO (REUTERS)
Ja pesë fazat e sulmit
FAZA 0: e filluar nga NATO që në vjeshtë, ajo korespondon me përgatitjen e operacionit.
Bëhet fjalë për rigrupimin e rreth 400 aeroplanëve, kryesisht në baza italiane ose në aeroplanmbajtëse në detin Adriatik, për stërvitje, përfluturime rikonicioni dhe për mbledhje informacionesh.
FAZA 1: e urdhëruar të martën në mbrëmje nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana; është fjala për operacionet e para të bombardimit kundër mbrojtjes kundërajrore serbe (shtretër raketash tokë-ajër, radarë, qendra komunikimi dhe komandimi), që do të drejtohen nga komandanti suprem i forcave aleate në Europë, gjenerali amerikan Uesli Klark.
FAZA 2: pas një “dobësimi të madh” të mbrojtjes kundërajrore, Havier Solana mund të japë urdhrin, pas një konsultimi të ri jozyrtar të anëtarëve të Aleancës, për të bombarduar një gamë më të gjerë objektivësh, domethënë forcat e armatosura serbe (përqendrime trupash dhe materiale, kazerma, baza ajrore) deri në paralelin 44, që e ndan Serbinë më dysh, në jug të Beogradit.
FAZA 3: bombardimet shtrihen në veri të paralelit 44, që përfshin kryeqytetin jugosllav.
FAZA 4: faza përfundimtare e kthimit në bazat e tyre përkatëse të aeroplanëve dhe e anijëve të Aleancës. Përfundim i operacionit.
Majko përshëndet sulmet: Çmimi i vërtetë i paqes është lufta
Ollbrajt garanton: Po u prek Shqipëria, preket Amerika
Majkos: Unë u sigurova seriozisht nga Ollbrajt që prekja e sovranitetit të Shqipërisë nga Millosheviçi do të ketë përballë qëndrimin e vendosur të SHBA-së.
Gjithashtu nga letra që kam marrë nga Solana, kam marrë të njëjtin mesazh që kërcënimi i integritetit të Shqipërisë, pavarësia politike dhe siguria e vendit tonë është i papranueshëm nga aleanca dhe se ajo do të shikojë me seriozitetin më të madh çdo sulm nga Republika Federale e Jugosllavisë kundër vendit tonë
Kryeministri Majko
Presidenti Klinton
Kryeministri Majko; Presidenti Klinton
Hajdaraga: Sovraniteti i garantuar
TIRANË - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, deklaroi mbrëmë për shtypin, pas fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO se sovraniteti i Shqipërisë është i garantuar.
Garancitë që ka marrë vendi ynë nga vendet e NATO-s, nga deklarimet e Departamentit të Shtetit, të zonjës Ollbrajt, si dhe të Z. Solana janë fare të qarta. “Sovraniteti i Shqipërisë është i garantuar nga NATO”, tha Hajdaraga. Sipas tij, forcat e armatosura të Shqipërisë tashmë janë në gjendje të përballojnë, ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, çdo eventualitet në kufijtë tanë. Nga komunikime të vazhdueshme në zonën veriore situata është nën kontroll. Raportimet nga komandantët në shtabet e divizioneve të Shkodrës dhe të Kukësit janë të vazhdueshme dhe tregojnë për zhvillime të qeta dhe tan për tani ku asnjë problem, vijoi ai. Sipas tij, nga informacionet, objektivat kryesore të goditjes së sulmit të NATO-s janë aeroportet ushtarake në periferitë e Beogradit dhe disa qytete të tjera dhe sistemi i radiondërlidhjes i këtyre aeroporteve dhe infrastrukturave përkatëse. Sipas deklarimeve të zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe specialistëve ushtarakë, rezulton që këto goditje do të vazhdojnë edhe me objektiva të tjera derisa të paralizohet plotësisht ajo makinë ushtarake që i ka sjellë fatkeqësisë të panumërta popullit të Kosovës