31/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 mars 1999

Djemtë: PO UÇK-së

THIRRJE E UÇK-së DREJTUAR KOSOVARËVE: KTHEHUNI Djemtë: PO UÇK-së Qëndresa Në kushtet kur shqiptarët si komb po kalojnë një ndër periudhat më të rënda të ekzistencës, nuk kemi rugë tjetër veçse që sfidës fashistizue serbe t’i përgjigjemi me sfidën e qëndresës, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Nga zhvillimet e fundit, ku dominojnë eksodi biblik i provokuar nga Beogradi mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare në fshatrat e qytetet kosovare, del se sfidës serbe i ka ardhur fundi. Historia na mëson se asnjëherë lufta në përdorim e armës më të egër në arsenalin e çdo pushtuesi, “politikës së tokës të djegur”, nuk i ka shpëtuar planet nga dështimi. (Vijon në faqen 13) Emri i Kosovës, Reshim Thaqi

PO VJEN 100 MIJË

I kanë mbledhur dje në mbrëmje në Prishtinë BURNING BUILDINGS NEAR DOBRI DO, KOSOVO NATO shpërndau dje këtë foto ku duket djegia e fshatit që serbët e thërrasin Dobri Do në Kosovë. NATO akuzoi forcat serbe për këtë djegie dhe masakrën e ushtruar në këtë fshat. FOTO: REUTERS UASHINGTON - Familje kosovare shqiptare janë grumbulluar dhe debuar prej forcave serbe të sigurisë në Prishtinë, vuri në dukje të martën një përfaqësues i shoqatës amerikane të të drejtave të njeriut Human Rights Watch. “Duket qartë se ka dëbime të dhunshme nga Prishtina dhe ne merrnim të dhëna”, i deklaroi AFP-së, Fred Abrahams, i Human Rights Watch, i cili tha se çdo ditë vinin informacione nga Prishtina. Një tregoi se ka pyetur më shumë se një prej personave - njëri banor me djemtë drejtë prej dy personave - deri se fshor me një lagje lindore të qytetit dhe tjetri në një fshat në rrethinat e Prishtinës- duke njoftuar për grumbullime dhe dëbime të detyruara të kosovarëve ditën e martë, prej forcave serbe të sigurisë. Sipas shoqatës, forcat serbe i nisin banorët e qytetit në kufirin shqiptar me autobusë që përgatiten me ngut për këtë qëllim. Përveç kësaj, Hashim Thaqi, një prej përfaqësuesve të UÇK-së në bisedimet e Rambujesë, vuri në dukje të martën në mbrëmje në kanalin televiziv publik gjerman ZDF se si një pjesë e qytetit ishte shndërruar prej forcave serbe në qendër të Prishtinës. BURNING BUILDINGS NEAR DOBRI DO, KOSOVO. NATO shpërndau dje këtë foto ku duket djegia e fshatit që serbët e thërrasin Dobri Do në Kosovë. NATO akuzoi forcat serbe për këtë djegie dhe masakrën e ushtruar në këtë fshat. FOTO: REUTERS

“Përëndimi, në kosh propozimi Primakovit”

Milton: Do sulmojmë më ashpër ushtrinë serbe

Ndihmat? Deri tani bukë, kripë dhe zemrat tona

INDEKS

ZËRI I POPULLIT INDEKS Të ardhur • Mbi 80 mijë - ky është numri i kosovarëve që kanë mbërritur deri dje në mbrëmje në Kukës.

Ndihma

• Deri dje në mbrëmje në Shqipëri kanë mbërritur këto ndihma, nisur nga qeveritë apo shoqatat e ndryshme humanitare për shoqatat homologe në Shqipëri: • NGA GREQIA: 4120 batanije, 2 ton krevate, 1 ton ushqime • NGA ANGLIA: 11 ton ilaçe dhe veshje, 3 mijë USD, artikuj të ndryshëm. • NGA TURQIA: 42 ton ushqime, 6 ton veshje. • NGA ZVICRA: 21 ton veshje, 30 kamionë me rimorkio • NGA KANADAJA: 1.7 ton ilaçe, 6 ton ushqime dhe 4.5 ton veshje • NGA ITALIA: 16 autobuse, 2 autoambulanca, 2 lefërakë, 1 laborator kimik ushtarak dhe 5 metër kub qumësht pluhur.

Bëhen gati

• NGA JAPONIA: planifikon te jape ndihme humanitare per refugjatet shqiptare te larguar nga Kosova. Sasia e ndihmes qe do te jepet nuk dihet, por do te merren ne konsiderate numri i madh i refugjateve te larguar nga lufta • NGA HOLANDA: Holanda do të japë në shtesë prej 1,46 milionë dollarësh ndihma emergjente për refugjatët e Kosovës, njoftoi dje Ministria e Punëve të Jashtme. • NGA BE: Komisioni i BE njoftoi të martën se do të japë një ndihmë prej 10 milionë euro (11 milionë dollarë) për viktimat e konfliktit të Kosovës. • NGA GJERMANIA: Gjermania tha se do të nisë sot avionë të parë me ushtime dhe barna, në ndihmë të dhjetra mijëra refugjatëve që po largohen për shkak të konfliktit në Kosovë. Zëvendësministri i Jashtëm gjerman, Wolfgang Ischinger, tha se departamenti i jashtëm do të japë një ndihmë humanitare me vlerë prej 10 milionë markash, ndërsa Ministria për Zhvillimin e Jashtëm do të japë edhe 15 milionë marka të tjera. • NGA IZRAELI: Izraeli ka vendosur të dërgojë një aeroplan me pajisje mjekësore për refugjatët nga Kosova, njoftoi të martën Radio-Izraeli. Aeroplani me ndihma do të niset për në Shqipëri ose Maqedoni të martën ose të mërkurën.