01/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 prill 1999

Agani dhe Haxhiu janë gjallë

BURIME AMERIKANE DHE KOSOVARE KONFIRMOJNË Filjojnë protestat shqiptare në mbarë botën BRUKSEL - Dy liderë kosovarë shqiptarë, që është njoftuar se janë ekzekutuar nga serbët, në fakt janë gjallë, thanë të mërkurën burime diplomatike amerikane dhe shqiptare të Kosovës. Fehmi Agani, një politikan veteran i cili la një rol kyç në bisedimet e paqes në Rambuje, dhe Baton Haxhiu, kryeredaktor i gazetës “Koha Ditore”, e cila ka shpërndarë aspiratat e popullit, nuk janë ekzekutuar ashtu siç është njoftuar nga NATO-ja të hënën, thanë burimet për Reuters. “Po. Ne besojmë se ata janë gjallë”, -tha një burim amerikan. Një burim kosovar tha: “Jemi të sigurt për këtë. E kemi nga burime të ndryshme”. Burimi tha se Agani dhe Haxhiu ishin ende në Kosovë, kështu që për ta nuk mund të thuhej se ishin të sigurt, duke pasur parasysh valën e kërcënimeve dhe spastrimit etnik që po zhvillohet. Baton Haxhiu Fehmi Agani

Evropa vjen në Tiranë

Pas SOS-it të qeverisë Bonino, Veroigen, Papandreu, Smith: Nisura gjëra për ndihmat FAQE 4

Majko: Jeni në shtëpinë tuaj

Kryeministri takon kosovarët

BOMBA QEVERISË

Në foto: Familje shqiptare të dëbuar (REUTERS)

Kosovë, kampe përqendrimi

NATO shton avionët Në foto: Avionët bombardues të NATO-s kanë goditur një gjë garnizon ushtarak (REUTERS) Kosovë, kampe përqendrimi 100 mijë në Prishtinë, 50 mijë në Pagarushë, 3 mijë në Pejë KOSOVË - Tre mijë banorë të qytetit të Pejës u grumbulluan në stadium nga forcat serbe, vunë në dukje dje Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) jashtë shtetit. Familje të tëra janë grumbulluar në stadium që të marrin në mbrëmje nga një pasurashurake dhe nga policia serbe, i theksoi një zëdhënëse e LDK-së AFP-së. Ndërkohë 50 mijë të tjerë ndodhen në luginën e Pagarushës dhe 100 mijë në Prishtinë. Burime perëndimore kanë dyshimet e tyre të forta për kampe përqendrimi.

INDEKS

ZER I POPULLIT INDEKS Para • 34 milionë lekë janë depozituar në tre ditë në llogarinë bankare që qeveria ka çelur për ndihmë për kosovarët, në Bankën e Kursimeve. Sipas rretheve janë këto shuma: • NË TIRANË - Dega Bankës Kursimeve Tirana 1, 1.345.100 lekë; Dega Bankës Kursimeve Tirana 2, 127.000 lekë • NË LAÇ - Dega Bankës Kursimeve, 916.500 lekë • NË DURRËS - Dega Bankës Kursimeve, 460.400 lekë • NË KORÇË - Dega Bankës Kursimeve, 251.300 lekë • NË SARANDË - Dega Bankës Kursimeve, 124.000 lekë • NË GJIROKASTËR - Dega Bankës Kursimeve 67.000 lekë • NË ELBASAN - Dega Bankës Kursimeve 60.000 lekë • NË VLORË - Dega Bankës Kursimeve, 28.000 lekë • NË FIER - Dega Bankës Kursimeve, 24.000 lekë • NË PËRMET - Dega Bankës Kursimeve, 20.000 lekë • Drejt.Përgj.Bankës Kursimeve 14.000 lekë • NË KRUJË - Dega Bankës Kursimeve, 13.000 lekë Të ardhur • 89 mijë arriti dje në mbrëmje numri i shqiptarëve të mbrritur në Kukës. Telefon • Numri informativ prej nga ku të interesuarit do të marin të dhëna për të ardhurit kosovarë në kryeqytet është 042 475 72 Die në Rinas • NGA GREQIA- 20 ton ushqime, 2 ambulanca, 1000 çadra, ilaçe për 5000 të sëmurë, 20 shtretër portativë, 5.000 batanije • NGA ANGLIA- 40 ton ndihma, tenda, batanije • NGA GJERMANIA- Një avion Boing 707 me ushqime • NGA TURQIA- Tre avionë 130 me ushqime, veshmbathje Online Albania VIZITONI: www.albanianonline.net (shih në faqen 3)