ASNJË ZGJIDHJE GJYSMËMAKE NË KOSOVË
Klintoni zotohet të vazhdojë bombardimet në Jugosllavi
Presidenti amerikan Bill Klinton u zotua, dje se NATO do t’i vazhdojë “pa pushuar, pa ndërprerje dhe deri në fund” bombardimet në Jugosllavi deri sa presidenti Slobodan Millosheviç të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Kosova dhe të pranojë planin ndërkombëtar të paqes në Kosovë. Klintoni gjithashtu njoftoi ndërmarrjen e përpjekjeve të reja për të dërguar ndihma humanitare, përfshi ushqime, çadra, tenda dhe fumizime të tjera, në favor të refugjatëve shqiptarë etnikë që kanë marrë arratinë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Por përpjekjet për të dhënë ndihma, përfshi shtrëngimin e kërcënueshëm të afër 200 000 refugjatëve nga disa vende, nuk duhet të konsiderohen si një plan ndërkombëtar i fushatës së Millosheviçit kundër Kosovës, tha Klintoni. “Spastrimi etnik nuk do të mundë të vazhdojë në mënyrë të përhershme”, tha Klintoni, duke theksuar: “Qëllimi ynë imediat është lehtësimi i situatës.
Qëllimi ynë afatgjatë është sigurimi i së drejtës refugjatëve që të kthehen”. Deklarata me fjalë të ashpra e Klintonit është një përpjekje e dukshme për të parandaluar të gjitha demarshet e mundshme të Jugosllavisë që do të synojnë minimim e mbështetjes që ka Aleanca e NATO-s për fushatën e saj të bombardimeve e cila ka hyrë në ditën e 13-të. “Milosheviç ka krijuar një katastrofë humanitare në Kosovë”, tha Klintoni. “Ai duhet t’i japë fund asaj sot duke ndaluar vrasjet.”
RUGOVA: PO, UNË E TAKOVA SLLOBODANIN
Rugova dhe ambasadori rus në Beograd. (Foto: REUTERS) Rugova takoi ambasadorin e Rusisë në Beograd, Kolov dhe zvendëskryeministrin jugosllav Shahinoviç
24 “vrasës tankesh” në Shqipëri
Avancohen sulmet girore të NATO-s. 24 helikopterë “Apache”, AH-64, do të dislokohen në vendin tonë, për të lejuar “zgjerimin e fushatës ajrore” të Aleancës.
2000 ushtarë amerikanë si dhe 24 Helikopterë AH-64 “Apache”, të konsideruar nga gjuhën ushtarake si “vrasës tankesh”, do të vendosen brenda pak ditësh në Shqipëri. Njoftimi, i cituar nga agjensia të ndryshme lajmesh, i referohet një deklarate për shtyp të zëdhënësit të Pentagonit, Keneth Bacon. Qeveria shqiptare miratoi brenda një projektligji që lejon në Shqipëri pranimin e një force ushtarake të NATO-s në të operacioneve të saj goditëse. Ideja e dislokimit të helikopterëve “Apache” në Shqipëri e ka zgjeruar vetë këshilltari i Presidentit Klinton për çështjet e sigurisë, Samuel Berger. FAQE 15
Kundër genocidit në Paris e Athinë
Edhe në Athinë, pas Pragës, Vjenës, Bukureshtit, Bonit dhe kryeqyteteve të Evropës, të dielën, emigrantët shqiptarë në Greqi kanë zhvilluar një protestë të fuqishme kundër krimeve të pashembullta dhe masakrave të njëpasnjëshme që po kryen regjimi i Millosheviçit për shfarosjen e popullsisë shqiptare në Kosovë.
Sipas bashkëpunëtorëve të gazetës në Athinë, në këtë manifestim proteste, të zhvilluar në sheshin Kotzia, janë mbledhur disa amërija shqiptarë. FAQE 2
ZERI I POPULLIT DESHMI
110 të vrarë
• Njëri nga mijëra të ardhurit nga Kosova dje ka dëshmuar për Zërin e Amerikës dhe gjykatësit ndërkombëtarë të Hagës për një masakër të Iltahashme në Krushë të Vogël afër Pejës ku ushtria jugosllave ka pushkatuar 110 shqiptarë dhe pas kësaj i ka nmbuluar me kashtë duke u vënë zjarrin. “Ushtarët serbë, pasi i ndajnë nga gratë dhe fëmijët, meshkujt e Krushës i fusin në një shtëpi, i ekzekutojnë të gjithë në grup, dhe trupat e tyre i djegin përmes britmave të të plagosurve”
4 vjeç e varin
• Tek stacioni i autobuzëve kam parë më sytë e mi një fëmijë 4 vjeç të varur. Kishte qenë tek daja i tij, Hysen Dedja, një plak ky i isëmurë. Forcat serbe hynë në shtëpi, plakun e vranë, kurse nipin e tij 4 vjeç pasi e vranë, e nxorrën përjashta dhe e varën tek stacioni i autobuzëve. E kam parë këtë me sytë e mi, e ka parë gjithë popullsia e qytetit të Gjakovës”, tregon Halit Duraku nga Gjakova, për kanibalet serbë të këtij fund shekulli në qendër të Europës.
Varre masive
• Në Suharekë ka të paktën dy varre masive të shqiptarëve, të vrarë nga ushtarët dheparamilitarët serbë. Hasan Berisha, 47 vjeç, i cili mbërriti të hënën në doganën e Morinës në rrethin e Kukësit, i tha ATSH-së se, të dielën në mbrëmje forcat ushtarake dhe paramilitare serbevare rreth 40 burra të Suharekës, ndërkohë që ata, bashkë mebanorë të tjerë të qytetit po tentonin të largoheshin në mënyrë masive. “Të gjithë të vrarët u varrosën në dy gropa masive në periferi të qytetit”, tha Berisha.
13 të djegur
• “Ndodhesha në bodrumin e shtëpisë dhe pushtuesit serbë na diktuan. Menjëherë na nxorrën prej aty. Më morën burrin, katër xhaxhallarë, djalin e xhaxhait, dhe mysafirët i nxorrën në oborrin e shtëpisë dhe i vranë në sytë tanë. Pas kësaj ndodhi ajo çka nuk mendohej prej nesh. Të vrarët na i dogjën në sytë tanë.”