02/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 maj 1999

AMERIKANËT GATI ÇUNAT TANË TË LUTEN

Kongresi amerikan doli pas dite në Tiranë . 20 KONGRESMENË VINË ME MAJKON NË RINAS TIRANË - Kryeministri Pandeli Majko udhëtoi dje nga Gjermania në një avion ushtarak bashkë me 20 kongresmenë amerikanë. Në Rinas ai zhvilloi një bisedë me ta. Majko u tha ligjvënësve amerikanë se: “Si asnjëherë më parë SHBA gëzojnë një mbështetje mbarëpopullore në vendin tim. Kontributi amerikan për vendosjen e paqes në rajon vlerësohet maksimalisht në Shqipëri. Djemtë tuaj pjesëtarë të forcave të NATO-s vlerësohen si misionarë të paqes”. Më pas, kryeministri Majko iu përgjigj interesimit të kongresmenëve amerikanë për situatën e emergjencës humanitare që kalon Shqipëria, për situatën në të fundit në rajon dhe për çështje specifike që kanë të bëjnë me Ballkanin e pasluftës. Kongresmenët amerikanë e falënderuan kryeministrin Majko për informacionin e dhënë, për rolin që Qeveria shqiptare po luan në përballimin e emergjencës humanitare si faktor i dytë së pari për stabilitetin në rajon dhe për vizionin e qartë që ai dhe Qeveria shqiptare kanë për të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit. Ata garantuan se SHBA do të vazhdojnë t’i japin mbështetje të gjithanshme popullit dhe Qeverisë shqiptare. Në foto: Dje në Rinas 20 kongresmenë amerikanë takuan ushtarët e “Apost-ëve”. Majtas, kongresmeni John Coosey nga Luiziana duke takuar ushtarët. Në foton tjetër, lideri i misionit të Dick Armey me gjeneralin John Hendrix dhe ambasadorin Lino (REUTERS)

Tirana, 7 mijë banorë më shumë

Kryeqyteti në pak javë është shtuar me 10% FAQE 3

Policia kthen mbrapsht 170 kosovarë

Shkuan në Vlorë për skafe, rikthehen në kampingje FAQE 3

16 vagonë “ylberi” i përditshëm

Ngarkone shkarkon zhvavor për të shtruar kampet FAQE 2

KLINTON URDHËR: NGRINI PASURITË E BEOGRADIT

SHBA zgjeron sanksionet ndaj Jugosllavisë UASHINGTON - Presidenti Bill Clinton nënshkroi të shtunën një urdhër që zgjeron sanksionet amerikane ndaj Jugosllavisë, duke përfshirë edhe ndalimin e pjesës më të madhe të shitjeve të naftës dhe ngrirjen e pasurive të Beogradit në Shtetet e Bashkuara. Clinton tha se po e merrte një vendim të tillë për të ulur “aftësinë e Beogradit na vazhdimin e fushatës së tij të egërsisë dhe të shfarosjes” së komunitetit ndërkombëtar. Clinton, në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, tha se do të kishte përjashtime për mallin e ZI, i cili do të lejohej, porse i ka rezistuar politikave të presidentit jugosllav, Sllobodan Milosevic. Clinton tha se sanksionet do të zbatoheshin “duke marrë në konsideratë nevojat humanitare të personave të zhvendosur në Kosovë dhe civileve të tjerë dhe në bazë të politikës sonë të re për pavarësinë të ushqimeve dhe ilaçeve nga sanksionet komerciale”. Në një njoftim zyrtar drejtuesit Kongresit amerikan, Clinton shkruante se urdhri që po nxirrte ndalon importet dhe eksportet e mallrave, programeve, teknologjisë apo shërbimeve ndërmjet SHBA-së dhe Jugosllavisë. Clinton tha se këto masa pasonin një marrëveshje të arritur javën e fundit në Uashington, sipas së cilës anëtarët e aleancës së NATO-s do të intensifikonin presionin ekonomik ndaj Jugosllavisë.

Ushtarët amerikanë dje gati në Rinas (REUTERS)

Shqipëria, shtet autonom në BE

Plani i BE: integrimi, 5 miliardë dollarë FAQE 3

gola

SUPLEMENT Pregja, gol në Berat Vllaznia i merr kreun Tiranës. “Qemal Stafa”, arena e fundit Udine, trofeu kalon këtu. Pesë viet pas vdekjes së Senna-s, McLaren në lartësinë e duhur, Ferrari në kërkim të vetvetes