13/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 maj 1999

Gjykatësit nafi të lirojnë Alimucen

Shtyhet seanca për revokimin e masës së sigurisë për Vehbiun

Pse taksa edhe ndaj veteranëve

Parlamenti i ka parapashtruar masa, ata vazhdojnë të paguajnë

Kakavie, nis që dje puna normalisht

Të katër vulat, sipas ligjit dje ishin në punë

LUFTA PO SJELL PARATE

Parlamenti europian urdhër Qeverisë së Europës: Shpejt plani "Marshall" i vërtetë për Shqipërinë Parlamenti europian urdhër Qeverisë së Europës: Shpejt plani "Marshall" i vërtetë për Shqipërinë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Solana duke u puthur dje nga fëmijët shqiptarë (REUTERS)

Berisha e Slobo, të vetëm kundër Majkos

Berisha nuk ngurroi të atakojë përsëri Qeverinë e re të Kosovës me zotin Thaçi në krye, si të krijuar nga lobë proserbe, pra sikur është në rolin e agjenturës serbe. Ky qëndrim shpreh një pikë kulmore të pozicionit të liderit të PD-së ndaj kundërshtarëve të tij politik, duke e futur luftën pozitë, opozitë në kanale agjenture. Kuptohet që është një sjellje e egërsimshme e një politikani sharlatan, ndaj të cilës edhe mund të heshtet. Por përderisa Berisha, pa i hequr asnjë presje përçarjeve të tij, i botoi dje këto deklarata në gazetën e partisë së tij drejton, kjo do të thotë se ai kërkon t’i zyrtarizojë ato. Është ky shkaku që po i bëjmë objekt analize. Berisha merr shkak nga një seancë parlamenti të ditëve të fundit, ku është paraqitur një projekt-rezolutë për Kosovën, e cila nuk është votuar mbase në të nuk paska gene e formuluar drejt çdo gjë. Në këtë projekt Berisha, dhe ndonjë që mendon si ai, kanë gjetur “agjentët” e Serbisë në Shqipëri. Atë çka thënë se “i duhet poshtë të gjitha tentativat për përçarjen e faktorit shqiptar nëpërmjet stimulimit të individëve të caktuar sipas preferencave të caktuara politike”. Ç’të keqe mund të vijë nga ky formulim? Asgjë. Kjo frazë e hedh përshtypje, sepse e identifikon me përçarësin e faktorit shqiptar, siç është në të vërtetë. Edhe një moment tjetër ka rëndësi të evidentohet. Berisha në deklaratat e tij të fundit, si dhe në këtë rast, po bën të gjitha përpjekjet të instrumentalizojë emrin dhe veprën e Ibrahim Rugovës për interesat e tij politike. Rugova, si president i Republikës së Kosovës, ka atributet e një lideri të njohur e të respektuar të popullit të Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare. Nëse autoritetet shqiptare kanë rezervë për ndonjë hap a gjykim të Rugovës, nga kjo nuk i vjen asnjë e keqe çështjes për të cilën ai lufton dhe e mbron, ashtu si edhe politikës së shtetit shqiptar. Por Berisha që ka mbetur si peshku pa ujë në politikën intensive aktuale, sepse askush nuk e vë në hesap, kërkon ta kundërvërë Rugovën politikës shqiptare, kërkon të krijojë armiqësi të paqena mes faktorit politik shqiptar e atij kosovar, kërkon të mbajë ndezur një luftë mes faktorit politik dhe atij shqiptar në Kosovë. Tani që Tirana zyrtare po bën të gjitha hapat e domosdoshëm që faktori politik e ushtarak në Kosovë të bashkohet, duke marrë shembull kohezionin që treguan në Rambuje, Berisha futet në skenë për të luajtur si gjithnjë rolin e përçarësit. Kujt i shërben kjo? Shqipërisë, Kosovës apo Serbisë e Millosheviçit? Së fundi, me një këmbëngulje infantile Berisha do ta paraqesë me çdo mënyrë Shqipërinë zyrtare në pozitat e një armikeje të Perëndimit demokratik, armikeje të NATO-s, të të gjithë politikës ndërkombëtare, që e ka sot më shumë se asnjëherë çështjen shqiptare në rend të ditës. Është e kotë të merremi me hedhjen poshtë të këtyre insinuatave. Perëndimi është më prezent se asnjëherë në Shqipëri dhe në Kosovë, si alternativa e vetme e europianizimit të tyre. Në këtë angazhim historik të faktorit ndërkombëtar për fatet e Shqipërisë dhe të Kosovës, Berisha e ka lënë veten me ndërgjegje jashtë loje, duke mbajtur edhe partinë që drejton peng të skemave të tij.

Lufta

Dje sekretari i NATO-s në Shqipëri SOLANA MAJKOS: Mbështetuni fort tek NATO Havier Solana Pandeli Majko

NATO: Në shtylla kurrizore e kësaj force në Kosovë

Në Kosovë ushtarë nën komandën e OKB-së FAQE 4

JELCIN shkarkoi dje kryeministrin JEVGENI PRIMAKOV

Lajme të këqia për Kosovën nga Rusia FAQE 4

Dje, 600 sulme bien edhe pesë MIG të serbëve

Natë e mbarë për sulmet e NATO-s FAQE 4

Lazarat, dje policia nisi goditjen e banditëve

Arrestohen pesë të parë FAQE 5

gola

Tirana kampione një javë para Të shtunën festa bardheblu Parma fiton kupën UEFA FAQE 7, 9