22/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 maj 1999

THAÇI: RUGOVA, TE PRES NE TIRANE

KRYEMINISTRI I KOSOVES VIEN NGA LUFTA NE TIRANE DHE PRET RUGOVEN PER TE BISEDUAR FAQE 5

MAJKO NE NATO

Dje në CNN iu përgjigji pyetjeve të gazetarëve në selinë e NATO-s FAQE 5

VEFA, FIRME E MAFIES

TË ARRESTUARIT ITALIANE Qeveria po insiston për të riatdhesuar paratë

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi tha dje në një intervistë në emisionin "Dritare" të TVSH se firma "VEFA" ka qenë pjesë e strukturave të mafies italiane. Ai tha se një hetim i hollësishëm po përfundon në Romë dhe shumë shpejt çdo gjë do të transferohet në Tiranë. Prokurori Rakipi tha se këto struktura të mafies italiane kishin ushtruar presion, të cilin e vazhdojnë edhe tani ndaj institucioneve shqiptare. Ndërkohë ai siguroi se çdo gjë do të shkonte deri në fund pa u lëkundur. Ja prononcimi i zotit Rakipi lidhur me këtë çështje: RAKIPI: Kjo çështje ka një veçori tjetër që po hetohet njëkohësisht edhe nga Prokuroria Italiane. Besoj e dini se në shtyp para disa ditësh është shkruar që Prokuroria Italiane ka përfunduar hetimet. Ai është një hetim serioz dhe mjaft i gjerë i cili ka mbuluar një kohë për rreth dy vjet, në kohën që ne filluam hetimet në 1998, ata kishin ecur mjaft përpara dhe kontaktet e para me prokurorinë italiane ishin pikërisht për këtë çështje. Ajo që bën përshtypje atje është jo vetëm thellësia në zbulimin e veprimtarëve të tjera që janë marrë këto kompani, por edhe hapësira ku është zhvilluar kjo veprimtari. Këto hapësira mbulojnë Shqipërinë, Italinë dhe vende të tjera të globit. Kështu që hetimin do ta konsideroja mjaft interesant se përfshihen një rreth i madh njerëzish dhe si konkluzion mund të them se është rasti më tipik se si strukturat mafioze politike të mund të ushtrojnë presion mbi institucionet e një vendi që konsiderohet demokratik dhe sovran. Pra strukturat mafioze politike të cilët vend po ushtrojnë ndikim mbi kë institucion? Mund t’i shpjegoni? Hetimi që ka kryer prokuroria italiane do të transferohet në Tiranë sepse kërkesa është bërë prej kohësh dhe pritet vetëm përfundimi i hetimeve. Një gjë është e qartë se mbas mbylljes së kësaj firme ka filluar presioni mbi institucionet shqiptare, presion i cili shoh se nuk ka përfunduar akoma. Vazhdojnë akoma? Në këtë proces janë përfshirë mjaft trafikantë të cilët e gjenë mënyrën për të depërtuar në Shqipëri dhe për të thënë atë që s’duhet thënë për të detyruar subjektet, institucione. Një nga këto raste mund të jetë edhe përpjekjet që bëhen ndaj gjyqësorit shqiptar për të neglizhuar hetimin dhe gjykimin e kësaj çështje. A ju duket se shqiptarët do të lehtësohen disa nga gjykimi i drejtë i kësaj çështje megjithëse paratë janë tashmë të sigurta se nuk kanë për t’i marrë ndonjëherë? Sigurisht është shumë e vështirë të gjenden paratë se ku kanë shkuar. Në disa dëmtime janë identifikuar. Në hetimin tonë është konstatuar diçka e tillë dhe është konstatuar edhe në hetimet e zhvilluara në Itali. A ka para në këto burime të identifikuara apo tashmë janë zbrazur dhe ato? Diçka është konvertuar në pasuri, ndërmarrje të përbashkëta, në aksione të blera. Përveç vullnetit të gjyqësorit duhet edhe insistimi i qeverisë për t’i riatdhesuar këto para. Ju duket se ekziston ky vullnet i qeverisë? Kam konstatuar se ekziston. Këto përpjekje nuk bëhet dhe nuk përfundojnë brenda një dite. Duhet një proces i gjatë. Bie fjala: nëqoftëse disa para gjendet në Zvicër dhe konstatohet se ato janë të pista, autoritetet zvicerane janë të detyruara sipas ligjit të fillojnë hetimin. Dhe hapi i parë që bëhet, pas fillimit të hetimit, është bllokimi i pasurive. Meqenëse konsiderohet pasuri e paligjshme, ajo automatikisht konsiderohet një vepër penale e kryer në Zvicër dhe ajo pasuri kalon në favor të shtetit zviceran. Kështu që duhet një marrëveshje, një ndërdymje mes dy shteteve për të bërë të mundur që një pjesë e kësaj pasurie të mund të riatdhesohet.

KAKAMI KËRCËNON ME VDEKJE

VLORË- Një nga kriminelët më të egër të Vlorës, Kakami, i kërkuar prej më parë gjithë ditës nga policia, është bërë i gjallë duke kërcënuar sërish familjen e tregtarit të cilit një ditë më parë i vodhi 230 milionë lireta. Kakami përmes babait të tij ka çuar fjalë dje tregtarit vlonjat Sulo Shehu se grabitja e vëllait të tij kish qenë një gabim apo një ngatërresë. Kakami kish premtuar në mengjes se do t’i kthente paratë tregtarit Sulo Shehu. Por gjithçka do të kryhej vetëm nëse tregtari Shehu do të tërhiqte padinë e bërë në organet e policisë. Sulo Shehu nuk ka pranuar të tërheqë padinë pa marrë paratë dhe pa sqaruar me hollësi se kish vënë në dijeni bandën për lëvizjen e këtyre parave. Kjo ka qënë e papranueshme për gangsterin e Vlorës i cili ka shpërthyer në një lum kërcënimesh me vrasje të gjithë familjes Shehu. Mbrëmë vonë tregtari Shehu i tha "Zërit" se të gjitha kërcënimet i kishte të incizuara, ndërsa gjithë familja e tij gjendej e mbyllur në shtëpi.

Prokurori i Përgjithshëm, Rakipi

ÇMIMET NUK BIEN

Die NATO-s FAQE 5 ÇMIMET NUK BIEN Hipet çmimi dysheme, ulen tarifat, tregtarët e pangopur FAQE 7 MAFIA E MAKINAVE Vjedh vjedhjesh me miliona mes policisë dhe punonjësve të INSIG FAQE 10