Pranga për 4 vetë nga Puka në Durrës. Akuzohen edhe për vrasje
Pranga terrorizmit
EKSKLUZIVE
SHKODËR- Sektori i policisë kriminale pranë drejtorisë së policisë së prefekturës së Shkodrës, ka mundur të bëjë të njohur misterët e bandave terroriste, që kanë hedhur në erë me lëndë plasëse shtyllën e tensionit të lartë në Pukë në muajin mars.
Ishte kjo njëra ndër shyllat e linjës kryesore, që shpërndante energjinë elektrike nga hidrocentralet Fierzë dhe Koman për në rrethet e tjera të vendit. Minosja e kësaj shtylle, ashtu si dhe e disa të tjerave, pati krijuar avari të jashtëzakonshme në furnizimin e popullatës me energji elektrike.
Lajmin për kapjen e kësaj bande, e konfirmoi mbrëmë edhe njëri nga drejtuesit e policisë së prefekturës së Shkodrës. Ai nuk pranoi të jepte hollësi dhe të tregonte emrat e të ndaluarve për shkak të mosdëmtimit të procesit të hetimit, siç u shpreh ai, por tha se është e vërtetë që 24 orët e fundit kemi ndaluar 4 persona. Ai tha se këta janë nga komuna e Fierzës në Pukë, dhe se dy prej tyre ishin ndaluar në Pukë dhe 2 të tjerët ishin ndaluar nga policia e Shkodrës në Durrës, të cilët kishin shkuar atje me banim. Zyrtari i policisë tha se hetimet e deritanishme, tregojnë se të gjithë këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer aktin terrorist duke minuar shtyllën e tensionit të lartë. E jo vetëm kaq, por ka prova të sigururara nga policia se kanë kryer edhe një vrasje. Zyrtari i policisë së Shkodrës, theksoi se zbulimi i kësaj bande, është njëri ndër operacionet më të suksesshme të policisë kriminale në luftën ndaj kriminalitetit dhe akteve terroriste. Ai kujtoi se për këtë ishte punuar me kujdes për një kohë të gjatë, duke verifikuar me korrektësi të gjitha të dhënat dhe informacionet e siguruara mbi bazën e kërkesave të një pune të pastër shkencore në kriminalistikë.
Korresp. i “Zërit të Popullit”
SPRAPSEN SERBËT
Kishin hyrë në Pogaj, por i qëllojnë pa fund tanket tona
FAQE 2
TREGTARËT, PENG PARA
Dorëzojnë fatura të dyshimta, ju mbahet diferenca e çmimit
FAQE 14
LIROHET PENGU
Këtë tregtar merrnin, i kërkonin 230 milionë lekë. Policia arrin suksesin
FAQE 9
MAJKO MBLEDH NGA DONATORËT 200 MILIONË USD
Ndihmë financiare për buxhetin në dy tranche, 160 milionë plus 40 milionë dollarë të tjerë
EUROPEAN COMMISSION