Ministri i Rendit paralajmëron shefat e policisë
POÇI: BENI PUNË, OSE IKNI!
Kriminelin mund ta vrasin vetëm ata që nuk e njohin paralajmërimin
Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi ka paralajmëruar dje drejtorët e Drejtorive të dikasterit të tij se nëse nuk bëjnë punën do të largohen. Kjo ishte hera e dytë që Poçi fliste kaq ashpër, gjë që e kishte bërë më parë vetëm kur qe prezantuar. Deri dje mendoja se në punën e çdo funksionari të shtetit, për më tepër në fushën e rendit publik nuk ka herë të dytë. Qoftë ky edhe polic. Sepse puna e tij lidhet dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me lirinë, sigurinë e jetës dhe të pronës së çdo qytetari.
U bë gati një muaj nga vendosja në krye të Ministrisë së Rendit e ministrit të ri dhe kjo kohë ka qenë e mjaftueshme për secilin drejtor Drejtorie, për secilin komisar, për të treguar veten, aftësitë dhe punën e tij. Nëse gjatë kësaj kohe gjithsecilit nuk ka bërë atë që kërkon ligji apo qytetari në vendosjen e rendit, dje për të nuk duhet të kishte herë të dytë.
Për të disatën herë brenda pak javësh, kemi shkruar se policia e Tiranës jo vetëm që nuk është efektive, por është e çoroditur për të mos thënë e shkrehur totalisht. Aq sa ajo që mund të shohë si qytetar i thjeshtë ashtu dhe eksperti i policisë, sjell në kujtesë thjesht faktin që në orët e vona të natës, nga qendra e Tiranës në drejtim të periferisë, nuk mund të mbledhësh dot as edhe 30 policë në shërbim. Po themi në shërbim, se në aksione për goditjen e krimit i cili në darkë fillon të dëfrehet, nuk gjen as edhe një polic.
Atëherë pse duhet paralajmëruar më Drejtori i Policisë së Tiranës? Dhe kur themi për të, e njëjta gjë duhet të ndodhë me të gjitha ata drejtorë policie në prefekturat e të cilëve ngjarjet e rënda nuk reshtin dhe nuk gjejnë ndëshkim.
Efektivi i policisë ka në përbërje të tij dhe forcat speciale të grumbulluara në “Repartin 88” dhe të tjera forca të mbledhura në reparte me tre shifra. Askush nuk ka dëgjuar, të paktën këto javët e fundit, që këto forca në kryeqytet, aty ku ndodhen të ndërmarrin ndonjë aksion kundër krimit. Po kështu edhe ato forca që njihen nën emërtimin “të antidrogës”. Ta kishin bërë këtë të paktën kur ministri i Rendit Poçi në analizën që bëri në Drejtorinë e Policisë së Tiranës se si fijet e krimit bliheshin në kryeqytet. Atëherë, përse duhet paralajmërimi i dytë për drejtorin e këtyre forcave? Për më tepër kur “specialet” kalojnë ditët duke bërë “sampistin” nëpër bingo apo në argjendaritë e ndryshme të Tiranës.
Njerëzit e duan rendin, madje tani e kërkojnë në çdo lloj çmimi. Dëshira e tyre për të qenë të qetë arrin deri në kërkesat maksimaliste për aplikimin e armëve nga policia kundrejt banditëve, për t’i vrarë. Mendimi i tyre se rendi mund të vendoset, tashmë sheh si alternativë të vetme këtë mënyrë eliminimi. Por që të ndodhë kjo, kërkohen njerëz brenda të cilëve përkushtimi mbyt joshen nga paraja. Pra, kërkojë njerëz që nuk e bëjnë urdhrin dysh kur bëhet fjalë për ndeshjen me krimin dhe sigurinë e jetës dhe të pronës së qytetarit. Shqiptare dhe të huaj që vijnë e hedhin paratë në këtë vend.
E martë
13 korrik 1999
Nr. 162 (16964)
Gazetë e Parisë Socialiste të Shqipërisë
Çmimi 30 lekë
Për Greqi 3000dpx
PAGE 1
Kriminelin mund ta vrasin vetë ata që nuk e njohin paralajmërimin
Timi mbajti foshnjën, bëjnë udhërrëfyesh kur bëhet fjalë për ndjeshjen qytetarit. Shqiptarë vend.
KRYQI I KUQ I BELGJIKËS, NXYT VJEDHJE?
• Nxitet një “grabitje” fiktive dhe pastaj fotografoheshin fshatarët si turma primitive
• Ushtria belge: kujdes nga “kryqtarët” tanë, janë njerëz të dyshimtë
Nga Korrespondenti i “ZP” në Durrës
DURRËS- Plani ogurzi i segmenteve të OJQ-ve të huaja për destabilizimin e Shqipërisë? Prefekti i Durrës-Krujës, Marin Cukalla, i tha dje “ZP”-së se para 6 ditësh, paralel me ngjarjet e hidra në Shkodër e Vlorë, u nxit një grabitje masive në kampingun e kosovarëve, të administruar nga Kryqi i Kuq i Belgjikës (CROIX Rouge de Belgique). Sipas “kriministit” rajonal, pas largimit të refugjatëve kosovarë të luftës nga kampingu i Katundit të Ri (rrethi i Durrësit) punonjës të Kryqit të Kuq të Belgjikës kishin njoftuar fshatarët të vinin të merrnin ushqime e dhurata të tjera, duke krijuar pëshjellim, rrëmujë. “Bamirësit e fotografonin shqiptarët si turma primitive. Ka qenë në hierarkia e prefekturës dhe e policisë që shmangën katastrofën.
Prefekti Cukalla tha se komanda e kontingjentit të ushtrisë belge kanë paralajmëruar se bashkëudhëtarët e vet të Kryqit të Kuq ishin njerëz të dyshimtë dhe disa të këqinj. Ende nuk janë bërë të qarta motivet e këtij akti: Është përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë për llogari të qarqeve antishqiptare apo është thjeshtë përpjekje për të fshehur gjurmët e ndonjë shpërdorimi me dhurimet nga Belgjika. Ndërkohë siç është bërë e ditur, inspektori Sanit ar Shtetëror i Durrësit ka bllokuar e pastaj, grosopur, 20 tone fasule jashtë standardit (me myk dhe insekte) ardhur nga Belgjika në adresë të Kryqit të Kuq të Belgjikës në kampingun e Katund të Ri, 8 km në veri të Durrësit. Me hollësisht në “Durrës ditar”.
Buxheti i ri, ja ku shkojnë paratë e taksave
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit: 3.5 miliardë lekë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës: 3.1 miliardë lekë, Ministria e Rendit Publik: 1.1 miliardë lekë, Ministria e Pushtetit Lokal: 2.9 miliardë lekë, Ministria e Shëndetësisë: 2.3 miliardë lekë, Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit: 1 miliardë lekë
FAQE 2
Tirana shuan etjen e ujit
Që dje, 6-7 orë ujë nga rruga e Barrikadave deri në Laprakë
FAQE 14
Rebelohen moderatorët: Berisha nuk do të hyjë në Parlament
Moderatorët: “Ai ose do të pranojë se vendimi për bojkot ishte i gabuar, ose të shijë në pafundësi vendimin për hyrjen në Parlament”
FAQE 3
Si matet eficenca e një Qeverie?
ABC
Java që kaloi u karakterizua nga disa hapa të Qeverisë, që u pritën me interesim nga opinioni sepse prekin interesat e shumë e shumë njerëzve. Kryeministri Majko e filloi javën duke firmosur projektligjin për dëmshpërblimin e atyre që kanë humbur shtëpitë në firmat piramidale, ndërkohë që Qeveria i dha rrugë edhe pensioneve të ushtarakëve të liruar, që sot e tutje do të quhen “në rezervë”. Po gjatë javës së fundit u bllokuan 700 milionë lekë, shumë që përfiton një e treta e familjeve të pastra, e cila ishte bllokuar që në vitin ’96-të.
Nuk themi ndonjë gjë të paditur kur theksojmë që si popull e si shtet kemi halle plot. Por i evidentuam këto tre momente për të thënë që edhe ky vend e ky popull qeverisen, dhe prekohupet për punën, që domosdo është i interesuar të bëjë sa më shumë hallet e njerëzve. Ky dikush nuk është abstrakt, por është qeverisja në gjithë piramidën e saj. Kur përmendëm Majkon, që me cilësitë e kryeministrit firmosi këto projektligje, me një gjuhë më popullore, deshëm të theksojmë që miliona lekë kaluan nga xhepi i qeverisë në xhepat e qytetarëve. Pra Majko nuk bëri asnjë xhest filantropik, por bëri thjesht detyrën. Por, nga ana tjetër, duhet thënë që kjo gjë u bë e mundur nga realizimi më i mirë i treguesve kryesore makroekonomikë, gjë që tregon se qeverisja ka qenë eficente.
Përse e evidentojmë këtë problem?
Sepse ka në mjaft mjedise, por sidomos në shtyp, një frymë të thellë disinformimi e sensacionalizmi, që ngjall zhgënjim e humbje besimi në popull. Ka shumë i fryjnë disa njerëz anëve të errëta të realitetit tonë, dhe kur theksojmë këtë, nuk kemi parasysh një figurë si Vili Minarolli, puna e vetme e të cilit është të shajë qeverisjen, -saqë ata sikur mallkojnë veten që kanë lindur në këtë vend, prandaj janë gati të konvertohen edhe në eskimezë. Ky qëndrim është pak të vlerësohet si mendjelehtësi. Ai nuk është gjë tjetër veçse përshtatja në kushtet e kohës e tezës së vjetër antishqiptare, sipas të cilës ne “shqiptarët nuk dimë të qeverisemi”. Dhe në ç’kushte mbahet ngritur me një këmbëngulje të jashtëzakonshme kjo tezë? Në kushtet kur qeveria aktuale është qeveria shqiptare që ka pasur mbështetjen më të gjerë ndërkombëtare në historinë e shtetit tonë. Është fakt: kurrë Shqipëria nuk ka pasur më shumë miq. Është fakt: në Bruksel e Uashington, në Romë e Athinë, Bon, Paris e Londër po marrin rrugë projekte të mëdha për Shqipërinë e viteve 2000. Në këtë “laborator shqiptar”, ku përplasen plot sfida, ka edhe korrupsion, ka mungesë rendi e të meta të tjera jo të vogla. Por kjo nuk i ka penguar që të gjithë miqtë e mëdhenj të na gjenden në krah. Pse, e pakët ishte marrëveshja me New World Telecom prej 300 milionë dollarësh, të vogla janë projektet për korridoret 8 e 10, e pakët është marrëveshja me korporatën amerikane Evergreen etj? Kjo është ecja në rrugën e duhur.
KRYQI KUQ I BELGJIKËS, NXIT VJEDHJE? Buxheti