POLICIA KAP “TË FORTIN” BRITAN KATESHI
Policia e Elbasanit e zë në gjumë në Tiranë dhe e shëtit me pranga në rrugët e Elbasanit
Policia shkurton listën e vrasësve të lirë
Gjitçka për aksionin spektakolar të policisë së Elbasanit, flet komisari Edmond Koseni FAQE 2
Kongresi i PD, gjysma e delegatëve të paligjshëm
Të ftuarit e kongresit të fundit kthehen në delegatë
Deputetët: Sa më larg Berishës, aq më mirë
Grupi parlamentar i PD mblidhet në Durrës — FAQE 3
Grupi parlamentar i PD mblidhet në Durrës
FAQE 3
Vritet një vajzë 18 vjeç dhe një djalë 20 vjeç
Tragjedi, rishfaqet mesjeta në Shkodër
FAQE 2
Krimi, sfida më e madhe antidemokratike
ABC
Një aksion i shkëlqyer i policisë së Elbasanit pas mesnatës së djeshme në Tiranë, bëri të mundur kapjen e një figure të njohur të krimit në vitin e mbrapshtë ’97, të quajtur Tan Kateshi. Në krye të këtij aksioni ishte një drejtues lokal policie, që pak kush mund ta njohë në kryeqytet, Edmond Koseni. Për këtë njeri në Elbasan ka respekt të madh popullor. Si shpjegohet kjo? Komisari Koseni me ekipin e tij, që kur ka ardhur në krye të komisariatit të këtij rrethi, e ka vënë në zap krimin. Elbasani është, në kuptimin e plotë të fjalës, një qaz qetësie e sigurie, shembull në shkallë vendi, ndërkohë që në shumë zona të tjera kemi shumë punë me sfidat e përditshme që na bën krimi.
A kemi forca në shtet e si popull ta mundim krimin, apo krimi do të bëjë ligjin mes nesh? Kriminelët janë pak, ne jemi shumë. Por, sidomos, kundër tij kemi shumë armë, që akoma nuk i kemi vënë si duhet në përdorim.
Kundër tij kemi armën e patriotizmit. Krimineli nuk do hasmin, nuk do ligjin, por nuk do as Atdheun, prandaj kundër krimit nuk duhet të jetë i angazhuar vetëm polici rrugor, që siç thuhet shpesh, ka ndërtuar kërpudhën e çobanit për një rrugë qyteti, por një shoqëri e tërë, edhe al politikan që fërgëllon nga gëzimi nëpër ekranet e TV-ve kur thotë “krimi sfidon me sukses qeverinë”, kur sheh që vidhet një kamp i braktisur refugjatësh.
Krimi goditet kur janë në një front të gjithë pushtetet, pra jo duke i kapur kriminelët policia dhe duke i lënë të lirë drejtësia. Ai luftohet me një politikë penale të ashpër, madje shumë të ashpër, sepse demokracia në vetvete nuk prodhon krim, por ai lulëzon kur liberalizmi kuptohet si anarki, si zbatim i parullës “Këtu në Shqipëri lejohet gjithçka”. Paradoksi që jetojmë është se vetëm vdekja e kriminelëve nuk lejohet mes nesh, në emër të rregullave të Këshillit të Europës. Por Europa është ajo që është nga zbatimi i ligjës dhe jo nga meshira ndaj krimit.
Krimi luftohet kur nuk futet në mes politika, kur të mos thuhet, bie fjala, i ndjeri biznesmen nga Shkodra që u vra në Tiranë para pak ditësh, qenka goditur mbasi ishte ndër sponsorët e radios antiqeveritare “Kontakt”. Duke fabrikuar dëshmore partish, krimi gjen strehë të shtohet. Ai nuk luftohet me sfidën politike sipas të cilës “kjo qeveri që është nuk di të qeverisë, kurse ne që jemi në opozitë, mund ta mposhtim krimin”. Përsë përsëritaret e sotëm nuk e mposhtën krimin në vitet ’92-’97? Kërkesa antidemokratike “Të përmbysët kjo qeveri”, është e barabartë me dëshirat që krimi të çlirohet, në emër të triumfit në pushtet të disa njerëzve. Lufta kundër krimit kërkon një frymë të shëndoshë e krejtësisht të re marrëdhëniesh shoqërore, pra jo vetëm duke numuruar se sa njerëz janë në hasmëri, sa konflikte kemi në shat, në bllokun e lagjen ku banojmë, apo më keq akoma, duke bërë llogari sa njerëz u vranë sot e sa do të vriten nesër. Nuk është parullë të thuhet që lufta kundër krimit është luftë për jetën, për demokracinë, për Atdhe.